• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nëna e 29 vjeçarit të zhdukur prej 19 ditësh: Fatjonin e ka vrarë shoku i tij për lekët në kazino!

by Java News
17/05/2018 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 19 ditësh djali i saj është zhdukur pa lënë gjurmë. Nëna e Fatjon Fejzillarit, 29-vjeçari i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej 29 prillit në Laç, tregon se si e mori vesh lajmin për zhdukjen e djalit të saj, i cili kishte shkuar bashkë me shokun e tij, Aleksandër Fadili në Laç për të shitur perde.

Teksa ndërton një kronologji të ngjarjes në fjalë, bazuar edhe tek dëshmitë e banorëve të asaj zone, nëna e të riut të zhdukur lëshon akuza të forta për shokun e djalit të saj. Ajo dyshon se dy të rinjtë mund të jenë zënë për lekët që mund të kenë lënë në kazino e më pas Aleksandri e ka vrarë. Ky i fundit u ndalua dje nga policia e Kurbinit, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me zhdukjen e 29-vjeçarit.

“Me djalin fola dy ditë më parë, por shumë pak. Shoku i tij më tha se djali im i kishte xhaxhait të tij 1 milion lekë, por kjo nuk është e vërtetë, pasi ia kishte dhënë lekët. Në datë 22 prill djali ka ikur, në datë 27 kam folur. Në datë 30 më erdhi lajmi se ai ishte zhdukur. Më telefonoi xhaxhai i Aleksandërit për lajmin. Ai më tha që të merrja në telefon nusen e djalit tim që ta pyesja, pasi Aleksandri, (shoku i tij) ishte në polici. Aleksandri nuk më njoftoi. Aleksandri thotë se ishin ndarë me Fatjonin afër spitalit të Laçit. Policia nuk më ka ndihmuar, kurse unë kam bërë kërkime me shokët e tij, kemi shkuar nga Peqini në Laç. Ata ishin ndarë në Laç, pasi do shisnin veç e veç. Ai tregoi se në orën 20:00 të darkës ata duhej të takoheshin, por djali im nuk kishte shkuar. Kam pyetur shumë persona për djalin, por më thanë se e kishin parë në orën 11:00. Pasi më solli ato perdet në shtëpi, e mori makinën e djalit dhe e çoi në lavazho e lau. Policia e Kurbinit nuk bëri asgjë për djalin tim, nuk e kërkuan. Mendoj se ata janë zënë me njeri tjetrin, pasi mund të kenë luajtur në kazino, pasi luanin shpesh. Pas orës 15:00 ai nuk u bë më i gjallë. Ata të dy ishin shok që prej 15 vitesh. Punojnë bashkë prej 10 vitesh. Dyshimin e kam tek Aleksandri, pasi pretendonte se lekët ia ka dhënë Fatjonit. Pse mos të shkonte në polici 2-3 orë në vonë, por priti disa orë më vonë. Pse lajmëroi vetëm njerëzit e vet, por mua jo. Telefonin e djalit tim e kishte Aleksandri. Ai telefon ishte i saktë”, tha nëna e dëshpëruar.

Ndërkohë, daja e djalit të zhdukur në një lidhje telefonike për emisionin tregoi se ka shumë prova që implikojnë shokun e tij. Ai tha se ka marrë dëshmi nga banorët e zonës.

“Sapo e mora vesh lajmin, unë erdha nga gjermania dhe nisa kërkimet. Dëgjova nga nusja e tij se ai ka pasur stres me shokun e vet, me Aleksandrin. Gruaja e vet e ka pyetur, pasi kishte stres që të punonte me Sandrin, se ky i kishte marrë lekë borxh për kazino. Nëse ka lënë lekë, unë e kam ndihmuar. E kam rritur vet. Shoku i tij Aleksandri më ka thënë se Fatjoni se kishte lënë 2 milionë lekë. Por ai ishte djalë i mirë, si kishte rënë kurrë në qafë. Veç një problem ka pasur me xhaxhain e tij, që i kishte dhënë mall dhe ky i kishte shitur dhe lekët i kishte çuar në kazino. Ato 700 mijë lekë ia dhashë unë dhe i thash mos luaj më”, tha daja i Fatjonit, Iliri, shkruan ‘Balkanweb’.

ma.me

Next Post
Ebola nuk është çrrenjosur, virusi vdekjeprurës kërcënon botën

Ebola nuk është çrrenjosur, virusi vdekjeprurës kërcënon botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com