Policia e Fierit ka vënë në pranga një 17-vjeçar me iniciale D.L nga Lushnja, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij.
Siç bëhet me dije, në Komisariatin e Policisë Lushnje është paraqitur nëna e tij, S.L, 40 vjeçe e cila ka kallëzuar se është dhunuar psikologjiskëshit në ambientet e banesës nga djali i saj, e cila ka patur edhe urdhër mbrojtje.
Lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”./a.m.