Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet

Një çift është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi gjatë kontrollit u gjetën me kokainë në ambientet ku po qëndronin.

Aksioni është kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndërsa detajet mbahen të rezervuara për arsye hetimi.

“U arrestuan E. M., 47 vjeç dhe S. E., 35 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të ambientit ku po qendronin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 gjetën një sasi kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot (7 qershor) Policia, por pa sqaruar nëse janë kapur në lokal apo banesë.

Po gjatë aksioneve kundër kontigjentëve kriminale dhe drogës, u kap edhe M. Xh., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.