• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nën hetim Bozdo e Bylykbashi, devijuan mitingun e 8 dhjetorit

by Aalison Pearse Stevens
14/02/2016 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Oerd Bylykbashi dhe sekretari organizativ i Partisë Demokratike Eno Bozdo, po ndiqen penalisht nga prokuroria e Tiranës, pasi policia e kryeqytetit ka nisur një relacion hetimor, lidhur me protestën e 8 dhjetorit 2015. Relacioni është dërguar pak ditë më parë në prokurorinë e Tiranë, kjo pasi gjatë kësaj kohe policia ka mbledhur dhe analizuar të gjitha faktet ligjore që ka pasur ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike dhe militantëve të saj, për protestën e dhunshme të dhjetorit 2015.

Në relacionin e policisë është dhe Besim Ndregjoni, nën/kryetar i një shoqate të të përndjekurve politikë, ndaj të cilit policia ka referuar material hetimore në prokurori për akuzën e “Thirrjes publike për përhapjen e dhunës” dhe Organizimit të tubimeve apo manifestimeve të paligjshme. Një akuzë e tillë mësohet të jetë ngritur dhe për deputetin e PD Oerd Bylykbashi dhe sekretarin organizativ të PD Eno Bozdo, pasi këta të fundit mësohet të kenë paraqitur kërkesën në polici, për të marrë lejë lidhur me protestën që subjekti politik Partia Demokratike do të zhvillonte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para kryeministrisë.

Sipas relacionit të policisë Tiranë, dy përfaqësuesit e PD duhet të ndiqen penalisht pasi kanë zhvendosur vendin e tubimit, duke shtuar se protesta e opozitës ka nisur në bulevard para kryeministrisë dhe më pas është zhvendosur në sheshin përballë ministrisë së Brendshme, ku për disa orë protestuesit e PD, kanë shembur një objekt betoni “Bunker” me mjete të forta. Nisur nga kjo situatë, orari i protestës është zgjatur tej mase, ndryshe sa ishte parashikuar dhe lejuar nga policia e Tiranës. Sipas bluve të kryeqytetit për këtë situatë duhet të mbajnë përgjegjësi penale Eno Bozdo dhe Oerd Bylykbashi, të cilët nuk i janë përmbajtur në mënyrë të saktë rregullave të protestës paqësore, ashtu siç kishin pretenduar në kërkesën e tyre.

Në prokurorinë e Tiranës aktualisht është duke u zhvilluar dhe një hetim për falsifikim dokumenti, pasi mendohet se gjoba prej 163 milionë lekë të vjetra që i është vendosur PD nga bashkia e Tiranës është e falsifikuar. Kjo gjobë është vendosur me motivacionin e dëmtimeve në hapësirat publike, që militantët e PD kanë kryer në rrugët e Tiranës. Disa akte­ekspertimi që tregojnë vlerën e dëmit të shkaktuar gjatë protestës së PD dhe disa fatura pagese të kryera nga ana e Bashkisë së Tiranës, janë administruar në dosjen penale, që prokuroria po heton lidhur me gjobën administrative që bashkia e Tiranës ka vendosur ndaj subjektit politik “Partia Demokratike”. Në këto akte ekspertimi që janë kryer nga ana e ekspertëve të ministrisë së Brendshme, përcaktohet dhe shifra e saktë e dëmit financiar të shkaktuar nga demostruesit e opozitës në muajin nëntor të 2015.

Ekspertiza grafike kryer shkrimit që ka përpiluar gjobën 163 milion lekë të vjetra kundër Partisë Demokratike, ka dalë në konkluzjonin se, gjoba e bashkisë së Tiranës është e falsifikuar. Me këtë konkluzjon është njohur dhe prokuroria e Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit penal që ka bërë inspektori i Policisë Bashkiake Besmir Karaj. Hetimet tashmë kanë nëvejojë për pyetjen e eprorëve të Karajt, duke filluar nga Drejtori i Policisë Bashkiake, shefja e kabinetit pranë kësaj bashkie e më tej. Nëse është e nevojshme,thonë hetuesit do të merret në pyetje edhe kreu i bashkisë Veliaj. Sipas aktekspertimit krahasues dhe grafik, rezulton se shkrimi i gjobës gjobë nuk është i punonjësit të Policisë Bashkiake Besmir Karaj.

Shqiptarja.com

Next Post

Angela, për çfarë i duhet grimi? (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

July 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse biznesi shqiptar është i përçarë përballë gjobëvënies së revolucionit

July 15, 2026
Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

July 15, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

July 15, 2026
Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

July 15, 2026
Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

July 15, 2026
Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

July 15, 2026
Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

July 15, 2026
Ulet sërish çmimi i karburanteve/ Nafta tregtohet me 196 lekë për litër, benzina me 186 lekë/litri

“Paqja” në tregun e karburanteve zgjati pak, nafta i afrohet 200 lekëve

July 15, 2026
Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit

Italia përballet me protesta nga shpërndarësit, shkak vala e të nxehtit

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In