• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Isha i droguar”, ja 21-vjeçari që aksidentoi për vdekje fëmijën 3 vjeç

by Aalison Pearse Stevens
01/06/2016 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky që shihni në këtë foto është 21- vjeçari Françesko Otobashi, i njohur shkurt edhe me emrin Franko. Ai është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi shkaktoi aksidentin ditën e djeshme në zonën e njohur si “Fresku”, ku për pasojë humbi jetën tragjikisht një fëmijë vetëm 3 vjeç.

“Panorama” duke iu referuar policisë shkruan sot se autori i aksidentit, i cili sipas Policisë ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur për vdekje vajzën e mitur. Goditja ka lënë të plagosur rëndë babanë e saj, Roland Sh. dhe ka dëmtuar më lehtë nënën.

Ngjarja ka ndodhur para një supermarketi në rrugën e “Thesarit”, siç njihet nga banorët e zonës. Prindërit bashkë me vajzën e mitur sapo kishin ndalë nga aty, pasi kishin blerë ushqime. Pasi kishin bërë vetëm disa hapa në trotuar, janë përplasur nga makina tip “Volkswagen”, me targë AA 416 LY.

Automjeti ka qenë duke lëvizur nga “Fresku” në drejtim të repartit të forcave speciale RENEA dhe në një moment ka dalë në krahun tjetër të rrugës, në të majtë, ku ka shkaktuar aksidentin. Më pas ka dalë nga makina dhe nuk ka qëndruar për t’i dhënë ndihmën e parë viktimës e të plagosurve, por është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e aksidentit shkuan menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Komisariatit nr.4. Burimet thanë se 3-vjeçarja u transportua me urgjencë në Spitalin “Nënë Tereza”, por mjekët thanë se ajo nuk kishte shenja jetë.

I riu është justifikuar duke thënë se, pavarësisht se e ka humbur kontrollin e mjetit, është gjendur në befasi dhe nuk i ka parë prindërit e fëmijët që ndodheshin në trotuar.

“Nuk e di se si ndodhi që më iku timoni në një moment. E humba drejtimin e makinës. Por aty ku po kalonin personat që përplasa, ndodhet një mur që më pengoi pamjen dhe nuk i kam parë që ishin aty. Jam edhe vetë i tronditur nga ajo që kam bërë”, është shprehur i arrestuari.

Panorama/d.i.

Next Post

Rihapet tentativa e vrasjes së një personi në 2011-ën, dy policë të përfshirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In