• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nën diktatin e politikës

by
29/07/2015 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni/

Në muajt e parë të pas viteve ’90, të gjithë ne mundoheshim të tregoheshim sesa larg kishim qenë nga Partia e Punës, organi politik, që menaxhonte gjithçka në jetën e vendit. Të vetmit, por jo pak, ata që kishin qenë anëtarë dhe përfitues, e justifikonin me mënyrën e vetme qenësinë si mbijetesë.

Në demokraci, u duk në fakt se kishte marrë fund një parregullsi logjike, por që do ngjallej fuqishëm si zgjedhje reale pas pak viteve. Që do të thotë se vendin e organizatave të Partisë së Punës, tani e zinin dhe e zenë ngado ato të PS-së, PD-së, LSI-së, PDIU-së e çfarëdolloj. Ato kanë të regjistruar gjithçka për ne dhe ‘dinë’ madje se edhe për kë do të votojmë. Që do të thotë se ne jemi të skeduar dhe të sigurt vetëm nëse jemi aty, pasi vetëm aty ke shanset më të mëdha të fitosh një vend pune. Të mbijetosh. Është e vërtetë se për rekrutime në masë ka kritere, që rezultojnë shpesh kinse dhe merren njerëz që kanë dy-tre diploma (?), porse gjithnjë pas me kleçkën (që s’thuhet në dokumente), të jenë anëtarë partie ose me rekomandim.

GAP në Kosovë ka bërë një vështrim interesant, teksa ka llogaritur se ishin 91.000 punonjës publikë (shtuar gjithnjë në vitet e fundit), që nëse i llogarit edhe në 70% e tyre, e shumëzohen në kohë zgjedhjesh për normalisht katër anëtarë të një familjeje, shifra kap 250 mijë votues, që do thotë fitore e sigurt për një formacion politik. Ky është mekanizmi fitues sot i LSI-së, PDIU-së, por edhe i partive të mëdha.

Shqipëria, këtë masë nëpunësish, e ka më të lartë dhe fryrja me nëpunësit civile është kaq e madhe, shtuar edhe me pagesat e zakonshme për një vend punë të dy njerëzve, që e bën gjithçka në vend të jetë e politizuar frikshëm.

Kjo ka bërë që të gjithë mos të kërkojnë alternativa ose konkurrencë punësimi por të mëtojnë të kapin një vend në administratë. Kjo bëhet me një teserë apo duke u zotuar për aksh parti. Ndërkohë ekonomia përballet me vështirësi të vazhdueshme dhe p.sh. ndërmarrjet, që punësojnë shumë njerëz përballen me krizën e likuiditeteve, mungesën e tregut  dhe mbi të gjitha mungesën e investimeve. Kjo e fundit, si shkak, i përballjes me një administrate makute që të vonon, të vjedh dhe të shpërdoron. E sikur të mos mjaftojë kjo, megjithë fjalët e mira, qeveritë shqiptarë të pas ‘90, tejet të politizuara kanë bërë realisht jo vetëm pak, por pothuaj asgjë që aftësitë profesionale të punëtorëve shqiptarë të jenë të kërkueshme. Tregu i punës e ka të vështirë t’u ofrojë bizneseve lokale ose atyre të huaja me kërkesa të larta punëtorë të kualifikuar. “Kemi shumë vende pune, por që s’munden të përmbushen për shkak se shumica nuk kanë kualifikimin e duhur”, thoshte drejtori i Rinisë në Ministrinë e Çështjeve Sociale tek “JAVA”. Kjo mungesë reale ka bërë që vendi të jetë shumë pas dhe me vendet e tjera të Ballkanit sa i përket punësimit.

Dhe Shqipëria jonë që nuk është ndonjë treg i hapur mallrash, shërbimesh dhe punësimi, apo që ofron aftësi profesionale të ngjashme me ato të vendeve të tjera në botë, se përballon sfidën e punësimit. Pasi, në vend të zhvillimit, e vetmja rrugë ka mbetur administrata, ku nepotizmi dhe qasja ndaj grupit politik, është e vetmja mundësi mbijetese. Kjo e shpjegon që edhe të rinjtë 20-vjeçarë në vend të argëtimit mbushin radhët e partive. Kurse ata që filtrojnë dhe i bashkohen ushtrisë së nëpunësve partiakë kthehen sakaq në autokratë, apo pasqyrim të keq të kryetarit të vet dhe në ditët e votimit mbushës të radhëve në miting duke kaluar në ekstazë kur flet Njishi. Ndaj, Shqipëria edhe nga ky fakt, është peng i politikës, njësoj si 25 vite më parë.

Next Post

Reforma në drejtësi: Prokurori s’do zgjidhet nga Presidenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In