• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nën arrest ish-kryetarja e Gjykatës Supreme: Prangosja e bujshme e një gruaje të fuqishme

by Java News
18/04/2022 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestuar në aeroportin e Podgoricës dhe është dërguar në polici për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale – krijimin e organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm, raportojnë mediat malazeze, duke cituar informacionin e policisë.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, Filip Axhiç, në profilin e tij në Facebook, krahas tekstit për arrestimin e Vesna Medenicës, ka shkruar se “nuk ka më të paprekshëm” në Mal të Zi.

“Drejtësia do të trokasë në derën e të gjithëve. Ne do të krijojmë një vend me mundësi të barabarta për të gjithë, një vend të drejtësisë dhe institucioneve të forta, civile dhe evropiane. Mali i Zi mundet!”, shkroi Axhiç.

Në fillim të prillit, portali Libertas publikoi transkriptet e Europol-it, të cilat iu dorëzuan policisë malazeze. Aty ishin biseda telefonike të përgjuara midis saj dhe të birit, Milosh Medenica, i cili dyshohet se e lidhte atë me kontrabandën e cigareve dhe trafikun e drogës.

Por Vesna dhe Milosh, nënë e bir, dhe i mohuan akuzat.

Sipas shtypit Libertas, Millosh Medenica ka bërë kontrabandë përmes policit Darko Laloviç, i cili është arrestuar më 15 dhjetor 2021 dhe akuzohet për krijimin e një organizate kriminale, si dhe dyshohet për trafik droge.

Lalovicc është ende në paraburgim, ndërsa me vite ka qenë në krye të sigurimit të Vesna Medenica-s si pjesëtar i Sektorit për sigurinë e personave të mbrojtur të Drejtorisë së Policisë.

Gjithashtu thuhet se Millosh Medenica është larguar nga Mali i Zi menjëherë pas arrestimit të policit Laloviç në fund të vitit 2021 dhe deri më sot nuk është thirrur në polici apo në prokurori.

Në transkriptet e bisedave të përgjuara, Milosh Medenica deklaron se nëna e tij është e njohur me punët e tij dhe se do t’i mbrojë nëse është e nevojshme.

“Sepse ajo i di të gjitha që në fillim, sepse, Zoti na ruajt, është një proces që duhet të na mbrojë”, janë fjalët e Millosh Medenicës.

I pyetur për këtë rast, presidenti malazez Milo Gjukanoviç tha më 12 prill se ai e sheh rastin “Medenica” si një sfidë për organet shtetërore – prokurorinë dhe gjyqësorin, dhe se nuk ka dyshim se ata do ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, do të hetojnë të gjitha rrethanat dhe të informojë publikun malazez për sjelljen e tij në atë rast.

Që nga viti 2003, Vesna Medenica ka mbajtur dy nga postet më të rëndësishme në gjyqësor.

Ajo ka qenë Prokurore e Lartë e Shtetit e Malit të Zi për katër vjet, dhe më pas ka drejtuar Gjykatën Supreme për tre mandate nga viti 2007 deri në dhjetor 2020, kur dha dorëheqjen.

Mandati i saj i shumëfishtë në krye të Gjykatës së Lartë është kritikuar nga një pjesë e opinionit ndërkombëtar dhe vendas për shkak se ekziston një dispozitë kushtetuese që i njëjti person mund të zgjidhet në atë post jo më shumë se dy herë./m.j

Next Post
Pushtimi rus në Ukrainë/ Ish-ambasadori ynë në Moskë: Shpërbërja e BRSS ka sjellë pasoja të rënda duke shkaktuar luftëra në disa vende!

Pushtimi rus në Ukrainë/ Ish-ambasadori ynë në Moskë: Shpërbërja e BRSS ka sjellë pasoja të rënda duke shkaktuar luftëra në disa vende!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In