• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nën akuzë për vdekjen e nënës dhe foshnjës, reagon një nga mjeket: Jam e pafajshme!

by Java News
06/07/2018 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi prokuroria i vuri nën akuzë tre mjekët e maternitetit “Koço Glizheni” në Tiranë për vdekjen e Aida Çajkës bashkë me foshnjën e saj, vjen reagimi i një nga bluzave të bardha që po hetohet. Dr Zamira Hysenaj pohoi se ndjen keqardhje për humbjen e dy jetëve të pafajshme, ndërsa theksoi se ishte e pafajshme. Ajo tha se hetimi ishte jo profesional, ndërsa shprehu besim se gjykata do të japë vendimin e duhur.

“Keqardhje për humbjen e dy jetëve të pafajshme. Jam e pafajshme, nuk e kam shkelur kurrë betimin e mjekut. Prokuroria ka shkelur rëndë thuajse të gjithë të drejtat gjatë hetimit të kësaj çështje. Akuza është tërësisht e pabazuar në prova. Hetimi i paplotë, jo profesional, i njëanshëm dhe i paligjshëm. Fashikulli është plot me akte procedurale të pavlefshme dhe prova të papërdorshme. Shpreh indinjatën për mënyrën e hetimit të kësaj çështje. Kam besim që gjykata do të jap vendimin e duhur”, u shpreh Hysenaj, në një reagim përmes avokatit të saj.

Sot Organi i akuzës ka marrë si të pandehur mjekët e QSUT Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj për ‘mjekim të pakujdesshëm’. Prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë dhe seanca paraprake pritet të mbahet më datë 17 korrik.

Prokuroria ka kërkuar gjithashtu të pushohet akuza për tre mjekët e maternitetit “Koço Glizheni” të ndaluar pak kohë më parë. Sipas ekspertizës, ndaj nënës së dy fëmijëve, që priste të sillte në jetë një të tretë nuk është treguar kujdesi i duhur mjekësor. Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 16 shtator 2016, ku 35-vjeçarja nga Paskuqani ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën. Familjarët e viktimës, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj. Ata thonë se i kanë sorollatur gjithë natën sa në urgjencën e QSUT e sa në Sanatorium derisa ajo nuk ka mundur më të rezistojë dhe ka ndërruar jetë.

ma.me

Next Post
LIVE / Brazil – Belgjikë, çerekfinalja që garanton spektakël

LIVE / Brazil - Belgjikë, çerekfinalja që garanton spektakël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In