• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nën akuzë për korrupsion, avokati tregon sa vite burg rrezikon Berisha: Mund ta nxjerrin nga arresti shtëpiak, por…

by A R
12/09/2024 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eugen Beci, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për procesin që po zhvillohet ndaj Sali Berishës, i cili sot është zyrtarisht i pandehur nga SPAK dhe akuzohet për korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim.

Beci tha se Berisha rrezikon nga 4 deri në 12 vite heqje lirie, nëse do të shpallet fajtor, por shtoi se edhe dënimi është një proces kompleks që merr parasysh shumë faktorë.

“Vepra është e parashikuar nga neni 260 e Kodit Penal, formë të veçantë bashkëpunimi. Dënohet 4-12 vjet heqje lirie.

Është një akt i njoftimit të akuzës që nënkupton faktin, prokuroria, në momentin e parë, e ka marrë si person nën hetim Berishën dhe për këtë arsye me bazën e provave që kishte e ka cilësuar si person ndaj të cilit kryen hetime. Dje u zyrtarizua dyshimi i prokurorisë së posaçme mbi veprat penale.

Prokuroria e Posaçme, në një vit hetime, ka avancuar duke njoftuar një akt të shkruar të akuzës, që quhet titull zyrtarisht si i pandehur.

Korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim, është pasja e një shkelje ligjore, me qëllim përfitimin e të mirave dhe të ardhurave materiale, apo formë tjetër përfitimi që vijnë për shkak të detyrës, duke kryer veprimë të paligjshme, me dashje, që kanë sjellë përfitime për dikë tjetër, në rastin konkret edhe për ish kryeministrin.

Në rast se ke shkelur ligjin dhe ke përfituar para, duhet të provohet që e ke bërë me dashje dhe me persona të tjerë, që kanë avancuar duke të dhënë të mira materiale.

Prokuroria e Posaçme, duhet ti thotë ish kryeministrit, ke bërë apo shkelje të paligjshme dhe pastaj të provojë kush ka ndikuar për këtë shkelje”, tha Beci.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se a do të jetë e mundur që Berisha të lirohet nga arresti shtëpiak deri në përfundim të procesit, Beci tha se teorikisht është e mundur.

“Teorikisht po, por praktikisht ka rezultuar se deri në fazën ku jemi nuk është marrë në konsideratë ato që kanë bërë avokatët e Berishës.

Në lidhje me prishjen e provave, nuk ka më arsye për të menduar se mund të dëmtohen”, tha avokati.

/a.r

Next Post
Ngjarje kriminale apo aksidentale, çfarë fshihet pas braktisjes së velierës në Kavajë? Gazetari: U nis nga 9 Gushti…

Ngjarje kriminale apo aksidentale, çfarë fshihet pas braktisjes së velierës në Kavajë? Gazetari: U nis nga 9 Gushti…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

Dialogu Kosovë-Serbi në ngërç: Çfarë kartash ka ende BE-ja?

November 5, 2026
RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

RENDITJA/ “Shi” golash dhe spektakël në natën e katërt të Champions! Parisi dhe Reali kryesojnë me pikë të plota, surpriza e ka emrin Como

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023

Raporti: Shqipëria me taksë karboni zero në BE, çmimi i energjisë arrin 142 euro/MWh

November 5, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Elon Musk del “piramidë”, hodhi 474 milionë dollarë për Republikanët në Teksas dhe humbi! Demokratët paralajmërojnë hetime

November 5, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

Rama nuk dorëzohet, përsërit thirrjen për dialog me studentët! I lë ftesat mbi sofrën e gurtë para Kryeministrisë dhe pret përgjigje (VIDEO)

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In