• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Neil Armstrongu sirian”, historia e astronautit që u bë refugjat

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 1987, Muhammed Faris u bë një hero kombëtar pasi shkoi në hapësirë me sovjetikët. Tani ai jeton në mërgim në Turqi dhe ka një mision të ri: të luftojë për njerëzit e kombit të tij, që kanë mbushur rrugët e Europës si refugjatë. Në Siri, Faris është një hero kombëtar, një shkollë, një aeroport dhe disa rrugë mbajnë emrin e tij.

Neil Amstrongu i botës arabe ka një zyrë në një ndërtesë të rrënuar në “Sirinë e Vogël” të Stambollit.

Muhammed Faris është një refugjat, si shumica e njerëzve të tjerë që ndodhen jashtë në rrugë dhe po përballet me sfidën më të vështirë të jetës së tij. Ai ka qenë pilot luftarak, astronaut, këshilltar i ushtrisë në regjimin e Assad-it, protestues, rebel dhe dezertor.

Në Siri, Faris është një hero kombëtar. Një shkollë, një aeroport dhe disa rrugë mbajnë emrin e tij.

Medaljet në muret e zyrës nderojnë arritjet e tij si një astronaut ose më saktë kozmonaut.

Këtu, qindra milje larg vendlindjes së tij, Aleppo-s, ai po bën fushatë për ndryshim demokratik në Siri “përmes fjalëve, jo armëve”.

Në vitin 1985, ai ishte një nga katër sirianët e rinj që iu bashkuan programit trajnues Interkosmos, për aleatët dhe Bashkimin Sovjetik, në Moskë.

Kishte qenë edhe një tjetër arab në hapësirë, Sultan Bin Salman Al Saud, anëtar i familjes mbretërore saudite, por kurrë një arab profesionist.

Pavarësisht mbarimit të luftës së ftohtë, marrëdhëniet e SHBA-së me Iranin dhe aleatin e tij, Sirinë, po përkeqësoheshin. Lidhjet siriane me Bashkimin Sovjetik ishin të forta.

Rusia mbështeti babanë e Basharit, Hafez Assad, në ngritjen e tij në pushtet me anë të një grushti shteti më 1970-n. Në kthim, sovjetikët u lejuan të hapnin një bazë detare në Tartus, që mbetet në duart ruse edhe sot.

Ai ishte një nga 60 kandidatët sirianë në Qendrën e Trajnimit të Kozmonautëve “Juri Gagarin” dhe doli në katërshen më të mirë. Dy ishin alavitë, nga i njëjti sekt me Assad-in, një ishte druzne, dhe i katërti Faris ishte suni.

Si anëtar i një sekti që përbën më shumë se 80 për qind të popullatës së vendit, i perceptuar si kërcënim për lidershipin, Faris u prezantua vetëm me emër.

Assad dërgoi një delegacion për “të ndihmuar” Bashkimin Sovjetik të zgjidhte kandidatin fitues.

Kandidati më i rritur, një kolonel alavit, kishte një problem shëndetësor, burri druzne nuk kishte gradën e duhur.

Ishte e qartë se Faris, një suni, ishte më i përshtatshmi nga dy kandidatët e mbetur.

Siç e tregon edhe ai sot, ishte më e lehtë ta zgjidhnin kryeministër, sesa burrin e tyre të parë në hapësirë. Rusët e përzgjodhën dhe e dërguan në një udhëtim në qendrën hapësinore në korrik 1987.

“Ato shtatë ditë, 23 orë dhe 5 minuta, ndryshuan jetën time”, thotë Faris.

Ai kreu eksperimente shkencore dhe e fotografoi Sirinë nga hapësira. “Kur e sheh të gjithë botën nga dritarja atje lart, nuk ka ne dhe ata, nuk ka politikë.”

Kur ishte në hapësirë, Faris vendosi të hiqte dorë nga ushtria dhe të merrej me edukimin e njerëzve të tij në shkencë dhe astronomi “për të përjetuar privilegjin që ai përjetoi”.

Kur Faris u kthye në Tokë, ai ishte një hero kombëtar. Ai ishte një burrë nga origjinë e përulur që ishte kualifikuar si pilot dy vite përpara se të zgjidhej. Faris i kërkoi presidentit të financonte një institut kombëtar të shkencës hapësinore që të ndihmoheshin edhe sirianë të tjerë të ndiqnin hapat e tij.

Përgjigjja ishte jo.

“Hafez Assad donte t’i mbante njerëzit e tij të paarsimuar dhe të ndarë, të mos arrinin t’i kuptonin punët”, kujton ai. “Kështu qëndrojnë në pushtet diktatorët”.

Kur Bashari mori pushtetin në vitin 2000, Faris ishte ndër të parët që e takoi. “Ashtu si i ati, Bashar ishte një armik i shoqërisë”, thotë Faris. Si kreu i Akademisë së Forcave Ajrore të vendit, ai u bë këshilltar ushtarak me shpresën se ngadalë do të ndikonte në krijimin e akademisë hapësinore të Sirisë. Më vonë, në vitin 2011, shpërtheu Pranvera Arabe kudo nëpër rajon. Faris u përfshi në protestat paqësore kundër regjimit, por pastaj gjithçka u përfshi nga dhuna.

Faris planifikoi largimin e tij bashkë me gruan dhe tre fëmijët. Ata paketuan çfarë mundën në një makinë pa ngritur dyshime dhe shkuan në kufirin turk në gusht 2012. Ai u bë kështu dezertuesi i rangut më të lartë nga regjimi i Assad.

Në zyrën e tij në Stamboll, ai mban varur medaljet e fituara. Tashmë 64 vjeç, ai ka marrë oferta të shumta për ndihmë. Por i ka refuzuar ato, sepse tashmë nuk bëjnë më punë, ndërhyrja si nga qeveritë europiane dhe ajo amerikane duhej të kishte ardhur kur ishte më e nevojshme, sipas tij. “Ata janë kundër idealeve të mia, nuk mund të jetoj atje”, thotë ai.

Për momentin, Faris nuk do të shkojë asgjëkund. Ka këshilluar vazhdimisht qeverinë turke rreth të drejtave të refugjatëve sirianë dhe gjithashtu po diskuton zgjidhjen ushtarake me kontaktet e vjetra në forcat ajrore turke. Ai është gjithashtu pjesë e Komitetit Kombëtar Sirian për Koordinimin e Ndryshimit Demokratik, një grupim kundër dhunës dhe anti-Assad që takohet në Spanjë.

“Ëndrra ime është të ulem në vendin tim, në kopshtin tim dhe të shoh fëmijët jashtë që luajnë pa iu trembur bombave”, thotë Faris. “Do ta shohim, e di që do ta shohim. Doja vetëm një të ardhme më të mirë për fëmijët e mi, por ndikimi i jashtëm mbi revolucionin e prishi atë. Tashmë është shumë e vështirë”, thotë ai me lot në sy.

“Qytetërimi sirian është 10000-vjeçar. Do t’i mbijetojë përpjekjes së Assadit për ta shkatërruar atë. U ka mbijetuar edhe më të këqijave”, përfundon ai.

Gazeta Shqip

Next Post

Stephania vjen SEXY: Ja çfarë ka humbur ish i dashuri im (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TTW: Nga monumentet te mirëqenia, turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

TTW: Nga monumentet te mirëqenia, turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

April 28, 2026
Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

Irani ofron rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nëse SHBA heq bllokadën dhe lufta përfundon

April 28, 2026
Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze

Europa bëhet “plani B”, mijëra amerikanë kërkojnë pasaportën irlandeze

April 28, 2026
Putin ndryshon rol (para zgjedhjeve), nga lider lufte në ndërmjetës global për paqen

Putin ndryshon rol (para zgjedhjeve), nga lider lufte në ndërmjetës global për paqen

April 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Parashikimi i shenjave nga Jorgo Pulla. Ndryshime, mundësi dhe vendime të rëndësishme

April 28, 2026
Pas Brexit-it, miliarda euro në lojë mes Berlinit dhe Londrës

Pas Brexit-it, miliarda euro në lojë mes Berlinit dhe Londrës

April 28, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Ervin Mata do ekstradohet në Shqipëri”/ Karamuço: Largimi i tij jashtë vendit, para zhdukjes së Martinajt

April 28, 2026
Nga Tirana në Vlorë! IKMT “pastron” kantieret, ndëshkohen 65 subjekte

Nga Tirana në Vlorë! IKMT “pastron” kantieret, ndëshkohen 65 subjekte

April 28, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

Gjyqi i Metës, Spaho kritikon Berishën: E harroi aleatin! Turp për ata që kanë ngrënë bukë prej tij…

April 28, 2026
VIDEO / Rrëzohet avioni pranë Minneapolis, humbin jetën një ligjvënëse dhe piloti

VIDEO / Rrëzohet avioni pranë Minneapolis, humbin jetën një ligjvënëse dhe piloti

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In