• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Zaev takim me Hahn: Të nderuar liderë të BE, mos u bëni pengesë e jona, bëhuni heronjtë tanë

by Java News
16/10/2019 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri, Zoran Zaev, pas takimit në Bruksel me Komisionerin Johanes Han i ka bërë thirrje liderëve evropian që pa asnjë hezitim të miratojnë vendimin për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Zaev ka thënë se çdo shtyrje e vendimit do të kishte pasoja negativa në vend dhe rajon, pandaj edhe i është drejtuar krerëve evropian me fjalët “ Mos na i shuani shuani yjet ndriçuese, bëhuni heronjtë tanë”.

Nga ana tjetër edhe komisioneri për zgjerim, Johanes Han i ka kërkuar liderëve evropian që të mbështesin propozimin e Komisionit dhe të vendosin pozitivisht për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Han ka thënë se vendimi eventual negativ do të kishte pasoja në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij arsyeja e vetëm e tyre për normalizimin e raporteve është perspektiva evropiane.

“Çdo shtyrje do lexohet si vendim negativ dhe do ketë shumë efekte negative. Do ketë zhgënjim të madh tek qytetarët, mes anëtarësisë dhe tek anëtarët e Kuvendit që e mbështetën zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Të mos harrojmë se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është i lidhur me hapjen e kapitujve për BE-në. Me qëllim të mirë dua të paralajmëroj se nëse nuk jepet vendimi pozitiv i pritur dhe  i merituar, atëherë kredibiliteti i BE-së dhe besimi i qytetarëve tonë ndaj BE-së mund të vihen në pikëpyetje!

Kjo me siguri do i nxitë forcat regresive në vend dhe do e përforcojë interesin e palëve të treta në rajon. Nëse BE tregon mungesë ose dobësi për Ballkanin Perëndimor, atëherë palët e treta do e plotësojnë mungesën. Prandaj, liderë të nderuar të BE-së, mos i shuani dritat e yjeve drejtë të cilëve synojmë. Mos u bëni pengesë e jona. Bëhuni heronjtë tonë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

“Ne dhe shumica e madhe nuk kërkojmë asgjë më tepër sesa dritë të gjelbër për hapjen e bisedimeve aderuese. Nuk themi që menjëherë, apo që javën e ardhshme të fillojnë bisedimet. Bëhet fjalë për sinjal të qartë përkushtimi për perspektivë evropiane të një vendi si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria…

Nëse edhe pas të gjitha detyrave dhe obligimeve që Maqedonia e Veriut i arriti, ajo tani nuk shpërblehet në mënyrë adekuate, atëherë nuk ka alternativë për Serbinë dhe Kosovën që të hyjnë në dialog substancial për bashkëjetesën e ardhshme për të dyja vendet për shkak se arsyeja e vetme për ta bërë këtë është perspektiva evropiane”, tha Johanes Han, Komisioner për zgjerim i BE-së. /Alsat.M

g.kosovari

Next Post
Atentat kryetarit të Këshillit Bashkiak/ Dyrmishi i përgjigjet akuzave të PD-së: S’ka lidhje me mua

Atentat kryetarit të Këshillit Bashkiak/ Dyrmishi i përgjigjet akuzave të PD-së: S'ka lidhje me mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dashnor Sula, Kryeinspektor i Përgjithshëm, Berisha: Demokratët e shihnin si dritë shpresë, ai “kapi flamurin” e Ramës!

Dashnor Sula, Kryeinspektor i Përgjithshëm, Berisha: Demokratët e shihnin si dritë shpresë, ai “kapi flamurin” e Ramës!

February 7, 2026
Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

February 7, 2026
E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

E rëndë! Humb jetën në rrethana misterioze një 4-vjeçar në Vlorë, nisin hetimet

February 7, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

February 7, 2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

February 7, 2026
Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Presidentin Costa

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Presidentin Costa

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In