• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, Zaev: Besojmë se BE-ja do ta përmirësojë gabimin historik

by Java News
24/11/2019 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedonia e Veriut shpreson se Bashkimi Evropian do ta përmirësojë “gabimin historik” dhe sa më shpejt që të jetë e mundur do të vendos pozitivisht sa i përket caktimit të datës për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri Zoran Zaev.

Ai thekson se vendi nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër pos integrimit euroatlantik, por vendimi negativ, sipas tij, ka rritur dozën e dëshpërimit, por jo edhe vendosmërinë për të vazhduar në këtë rrugë.

“Gjithsesi se dëshpërimi është i pranishëm te të gjithë qytetarët, është i pranishëm edhe tek unë për shkak se Bashkimi Evropian nuk mori vendim pozitiv. Mbetemi me shpresë se këtë gabim do ta përmirësojnë, është një gabim historik, edhe pse të gjithë liderët evropianë, përfshirë edhe presidentin francez Macron, janë të mendimit se ne i kemi përmbushur të gjitha obligimet, por thanë se ende i duhet kohë. Do t’i shohim këto procese, por kjo neve nuk na dekurajon që të vazhdojmë me reformat”, thotë kryeministri Zaev.

Ai komenton edhe dobësitë në sistemin e drejtësisë, në kontekst të zhvillimeve të fundit në Gjyqësor, lirimin nga paraburgimi të ish -kryeprokurores Katica Janeva, rastin “Reketi”, zvarritjen e proceseve gjyqësore kundër ish-zyrtarëve të Qeverisë së kaluar, e kështu me radhë.

“Përfundimisht konsideroj se qytetarët nuk kanë arritur të ndjejnë pritjet që kishin në Gjyqësor, andaj ne shumë zëshëm asim për atë që do të ndodhë në të ardhmen në sistemin e drejtësisë. Gjyqësori nuk është nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv, ne vetëm se kemi miratuar ligjet, prandaj presim që shumë çështje të përmirësohen. Kemi procese transparente gjyqësore që të gjithë të ndihen të barabartë para organeve të drejtësisë, por kjo nuk është e mjaftueshme, duhet ende shumë punë për të bërë”, shprehet Zaev, duke u ndalur më pas edhe në debatin lidhur me vettingun.

Ai thotë se proces të verikimit të pastërtisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të ketë dhe jo vetëm kaq, ai nuk e përjashton mundësinë që edhe institucione të tjera t’i nënshtrohet verifikimit.

Kreu i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nuk ka përjashtuar edhe një mundësi tjetër, atë të rizgjedhjeve së gjyqtarëve, por vetëm pasi më parë të jetë zgjedhur kuadër i mjaftueshëm për të zëvendësuar eventualisht ata që mund të përjashtohen për shkak të keqpërdorimeve të ndryshme.

Një problem tjetër për kreun e Qeverisë është edhe ikja e popullatës nga vendi, në veçanti i kuadrit të kualikuar, i cili në mungesë të perspektivës apo pagave të ulëta, po largohet në shtetet e Bashkimit Evropian. Zaev thotë se një ndër masat që janë ndërmarrë është edhe ajo e ngritjes së pagave.

“Pa rritjen e fundit të pagave në arsim, ne edhe më tej jemi nën mesataren e pagave në rajon, të mos asim për vendet e përparuara ku kemi ngecje të madhe. Me rritjen e fundit besojmë që të përafrohemi me pagat. Situatë e njëjtë është edhe në shëndetësi dhe nëse nuk bëjmë rritje të pagave ne mund të mbetemi pa mjek, nuk do të ketë kush të na shërojë”.

“Ne, duhet t’i motivojmë ata pasi gjendja mund të përkeqësohet”, thekson Zaev, i cili në krye të qeverisë do të jetë deri më 2 janar të vitit 2020 pasi sipas marrëveshjes për zgjedhje të parakohshme më 12 prill, më 3 janar duhet të formohet Qeveria teknike, pa Zaevin kryeministër dhe me dy ministra të opozitës në përbërje të saj dhe që do të drejtohet nga një kuadër tjetër i LSDM-së.

Zaev beson se zgjedhjet do të jenë të lira dhe demokratike dhe se nuk do të ketë nevojë për apele nga bashkësia ndërkombëtare.

“Neve nuk na duhet Bashkimi Evropian që të na kushtëzojë që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike. Kjo qeveri ka organizuar dy palë zgjedhje që janë vlerësuar si shumë të mira si nga institucionet evropiane, ashtu edhe nga ato të SHBA-së. Pse edhe zgjedhjet e radhës të mos jenë të lira dhe demokratike?! Nuk duhet të ketë asnjë dilemë sa i përket mbarëvajtjes së procesit zgjedhor”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. /e.s/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

November 27, 2026
Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

November 27, 2026
Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

November 27, 2026
Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

November 27, 2026
Meloni paralajmëron aleatët pas përplasjeve në koalicionin qeverisës në Itali: Gati për zgjedhje të parakohshme

Meloni përplaset me Zelenskyn për operacionin në Libi: U shkel sovraniteti libian

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

Përmbytjet në Vlorë, disa rrugë ende nën ujë, bllokohet qarkullimi në “Albano dhe Romina”

November 27, 2026
Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

Nurellari: Shqipëria më pranë BE-së se kurrë, anëtarësimi do të jetë një “lokomotivë zhvillimi”

November 27, 2026
Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

Paketa Fiskale 2027, kush fiton dhe kush paguan më shumë?

November 27, 2026
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Më shumë vite punë për të përfituar pension? FMN propozon reformim të skemës

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In