Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme austriake Linhart ishte sot i pranishëm në kryeqytet, nga ku ka thënë se hapja e negociatave për hyrjen e vendit në BE është në duart e Shqipërisë dhe progresit të saj të mëtejshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Linhart ka shtuar se Austria do të mundohet të bindë ato vende që janë skeptike për çeljen e negociatave mes BE-së dhe vednit tonë.
“Ne jemi në favor të vijimit të punës për hapjen e negociatave. Hapi tjetër është rekomandimi…. Megjithatë do të priten konkluzionet e Këshillit këtë dhjetor. Ne do të mundohemi që të bindim partenerët tanë që t’i bashkohen vendimit për hapjen e negocitave.”- tha Linhart.
Nga ana tjetër Ministrja e Integrimit Gjosha është shprehur se në çastin kur Shqipëria të nisë me zbatimin e Vettingut, negociatat do të jenë të çelura.
“Unë do t’ju kujtoja se ky është një proces. Shqipëria e ka marrë lajmin pozitiv, i cili vjen me një kusht… me fillimin sa më parë të Vettingut. Unë shpresoj që në dhjetor, të gjitha vendet anëtare ta shohin me syrin e tyre arritjen e Shqipërisë. Vendi i ka të gjitha mundësitë që të hapë negociatat. Data kur Shqipëria do të nisë të implementojë Vettingun, do të jetë dhe dita që negociatat do të hapen”.- tha Gjosha.










