• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

NEGOCIATAT/ Qeveria gjermane: Mbështesim Shqipërinë më 13 dhjetor, zbatoni “Vetting”

by Java News
02/12/2016 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që në Shqipëri vazhdon debati për qëndrimin e Gjermanisë në lidhje me hapjen e negociatave, një burim nga Ministria e Jashtme gjermane i tha agjencisë BIRN, se Berlini pritet të mbështesë qëndrimin e Komisionit Europian më 13 dhjetor. KE sugjeron hapjen e negociatave, pas miratimit të vetting-ut. Ky burim tha se është e rëndësishme që Shqipëria të implementojë reformën e shumëpritur gjyqësore.

“Ne mirëpresim vendimin e Komisionit të BE që të nxjerrë një rekomandim për të hapur negociatat e anëtarësimit, në varësi të progresit të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

“Ne jemi të bindur se qeveria shqiptare ka vullnetin, kapacitetin dhe mbështetjen e popullit shqiptar për të zbatuar në mënyrë të qëndrueshme reformat e rëndësishme në muajt që vijnë, siç kërkohet nga Komisioni i BE-së, përpara hapjes së negociatave”, tha burimi.

Ligji i vetting-ut ka ngecur për shkak se pritet të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pas një padie të ngritur nga Partia Demokratike. Burimi zyrtar gjerman tha se po e ndjekin këtë çështje me vëmendje.

“Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për reformën në kontekstin e misionit EURALIUS, i drejtuar nga gjyqtari gjerman, dr. Rainer Deville.

Ky mision ka kontribuar me vendosmëri për reformën në drejtësi”, tha burimi.

Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha për BIRN se Shqipëria i është nënshtruar ndryshimeve themelore gjatë viteve të fundit dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt reformizmit, por vendet e BE akoma janë duke diskutuar se cili do jetë pozicioni final për ccështjen e hapjes së negociatave.

“Është e zakonshme që Këshilli i BE të marrë një pozicion të përgjithshëm në formën e konkluzioneve për paketën e zgjerimit të Komisionit. Vendet anëtare të BE janë duke diskutuar aktualisht këtë në Këshill”.

ma.me

Next Post
PBDNJ: Rama të braktisë politikat e saj klienteliste ndaj Himarës

Vangjel Dule, presion Ramës me deputetët grekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com