Negociatat për formularin e ligjit të dekriminalizimit kanë ngecur në vend dhe ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kjo është vepër e krimit.
“Nuk kanë arritur asgjë akoma, sepse nuk i lejon krimi. Krimi është vendimmarrësi më i fuqishëm në këtë vend”, tha Berisha për gazetarët, duke akuzuar mazhorancën, e cila nuk pranon të fusë në formular pikën për deklarimin e emrave që mund të kenë pasur më parë zyrtarët.
“Nuk e pranojnë kusarët. Kusarët duan ta bllokojnë me çdo kusht procesin e dekriminalizimit, në mënyrë që të pengojnë ngritjen e siparit për procesin e dekusarizimit të parlamentit”, tha Berisha.
“Ne e ftojmë mazhorancën të shtojë ç’të dojë dhe ne do ta votojmë, por jo të heqë. Heqjen nuk e pranojmë”.