• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat për anëtarësim në BE dhe përgatitja e kapaciteteve institucionale

by A R
19/09/2022 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gentian Elezi

Në korrik Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian (BE), duke mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel. Ky akt i parë do të ndiqet nga shumë takime të tjera dhe disa procese të ndërmjetme që kanë si synim përafrimin e legjislacionit dhe standardeve të vendit me ato të BE-së. Kjo fazë e rëndësishme edhe e vështirë drejt anëtarësimit të plotë, vjen pas një procesi të gjatë e plot sfida që ka kaluar vendi përgjatë dy dekadave të fundit.

Në 2006 Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me Bashkimin Europian, e cila do të përbënte edhe kornizën kryesore të marrëdhënieve me BE-në, si dhe dokumentin bazë të punës për avancimin drejt anëtarësimit. Menjëherë pas hyrjes në fuqi të MSA-së (1 prill 2009), Shqipëria dorëzoi edhe aplikimin për anëtarësim në BE, vetëm pak javë më vonë. Pas pothuaj 5 vitesh të gjata e me zvarritje të konsiderueshme për shkak të politikës së brendshme, në qershor të vitit 2014, vendi arriti të avancojë një hap më tej e të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim. Në këtë kontekst, Komisioni Europian hartoi edhe pesë prioritetet dhe kushtet që duhet të përmbushte Shqipëria për të filluar fazën e negociatave: 1. Reformë në administratën publike; 2. Reformë në pushtetin gjyqësor; 3. Rritje e luftës ndaj korrupsionit; 4. Rritje e luftës ndaj krimit të organizuar; dhe 5. Mbrojtje e të drejtave të njeriut.

Nga 2014 e deri në hapjen e negociatave, një sërë reformash dhe angazhimesh u çuan përpara nga institucionet shqiptare, duke përmbushur gradualisht pjesën më të madhe të kërkesave të Brukselit. Reforma në drejtësi ka qenë edhe boshti kryesor i përpjekjeve të kësaj periudhe, duke bindur edhe Komisionin Europian për të bërë rekomandimin e parë për hapjen e negociatave në 2018. Për shkak të vonesave me plotësimin e disa kushteve (si për shembull plotësimi i vendeve vakante në gjykatat e nivelit të lartë), si dhe si pasojë e skepticizmit në disa vende anëtare, miratimi i rekomandimit të Komisionit nga vendet anëtare vonoi. Ajo që vijoi ishte një periudhë paqartësie dhe pasigurie për procesin, ku në çdo samit të vendeve anëtare, vendimi për Shqipërinë shtyhej. Me propozimin e Francës, u rishikua edhe metodologjia e zgjerimit, duke rritur rolin monitorues të vendeve anëtare, si dhe duke grupuar kapitujt negociues sipas natyrës dhe fushës së mbulimit. Pas zgjidhjes edhe të ngërçit të Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, më në fund, në korrik të këtij viti filloi edhe procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Negociatat për anëtarësim janë faza më transformuese e një vendi që synon anëtarësimin, pasi prek në masë të madhe dimensionin ekonomik, social, juridik dhe politik. Kjo bëhet kryesisht me anë të përafrimit të legjislacionit dhe standardeve të vendit, me ato të BE-së. I gjithë legjislacioni i BE-së është ndarë në 33 kapituj negociues, përveç kriterit politik dhe ekonomik. Për t’i bërë ballë këtij procesi që kërkon shumë përkushtim dhe kapacitete, institucionet shqiptare kanë ngritur strukturat përkatëse, përfshirë ekipin negociator, duke u bazuar edhe në praktika të tjera në rajon. Pavarësisht angazhimit në këtë drejtim, ngritja e kapaciteteve të nevojshme institucionale për të patur sukses në vitet në vijim më procesin, kërkon një vëmendje të madhe.

Më konkretisht, puna për ngritjen e kapaciteteve duhet të fokusohet në tre drejtime kryesore. Së pari, siç u përmend më lart, përafrimi i legjislacionit do të jetë pjesë e konsiderueshme e volumit të punës. Për këtë arsye, duhet konceptuar një strategji dhe plan veprimi afat-mesëm për të fuqizuar njohuritë dhe ekspertizën e personelit të angazhuar në këtë aspekt. Këtu flasim sidomos për zyrtarët në drejtoritë e politikave sektoriale si dhe të drejtorive juridike në secilin institucion të përfshirë drejtpërsëdrejti në proces. Përditësimi i njohurive mbi zhvillimet e shpejta dhe të shpeshta të legjislacionit komunitar, si dhe aftësimi me teknikat legjislative të nevojshme për një harmonizim sa më të suksesshëm me normat e BE, janë të domosdoshme për vitet në vijim. Ky plan dhe ky proces duhet të kenë në fokus edhe qëndrueshmërinë e stafit dhe ruajtjen e memories institucionale, që bëhet edhe më e nevojshme gjatë procesit të negociatave.

Së dyti, krahas përafrimit dhe adoptimit të legjislacionit, pikë kyçe mbetet edhe zbatimi në terren. Për këtë qëllim, duhet një planifikim sa më i mirë që në fazën e adoptimit të legjislacionit, duke përgatitur punën edhe për aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin, si dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale që do të angazhohen në monitorimin dhe zbatimin. Arritja e këtyre niveleve do të kërkojë edhe mbështetje financiare të duhur, sidomos në rastin e përmbushjes së standardeve apo për institucionet që punojnë në terren si inspektoriatet e ndryshme. Në këtë kuadër, planifikimi dhe angazhimi i burimeve do të kërkojnë vullnetin dhe përkushtimin e duhur në nivel politik dhe institucional.

Së treti, përthithja e fondeve do të jetë një tjetër sfidë për vitet në vijim. Parlamenti shqiptar sapo ka votuar marrëveshjen për Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA3). Në vazhdim të instrumenteve të mëparshëm, edhe IPA3 do të kërkojë një angazhim të shtuar për të mundësuar përdorimin sa më efikas të ndihmës financiare që jep Bashkimi Europian. Kjo do të shërbejë edhe në kuadër të përgatitjes për të përdorur fondet e parashikuara për vendet anëtare, të cilat janë disa herë më shumë në volum. Po të shikojmë rastin e Kroacisë, fondet e përftuara nga viti 2013 ishin 10 herë më të larta në vit sesa asistenca financare e para-2013.

Aktorët kryesorë të angazhuar për ngritjen e kapaciteteve janë në radhë të parë vetë qeveria dhe institucionet shqiptare. Kjo nënkupton fuqizimin e njohurive dhe aftësive teknike të stafit të angazhuar, por edhe vënien në dispozicion të burimeve financiare të nevojshme. Gjithashtu, Shkolla për Administratën Publike (ASPA) do duhet të rrisë ndjeshëm rolin e vet, me ndihmën e institucioneve të tjera, për të siguruar trajnimin e vazhdueshëm dhe përditësimin e njohurive. Nga ana tjetër, Shqipëria ndihmohet edhe nga disa projekte zhvillimore nga donatorët e huaj, që kanë në fokus pikërisht fuqizimin e kapaciteteve në kuadër të procesit të integrimit europian. Kjo vëmendje dhe mbështetje do duhet të rritet në përpjestim edhe me volumin e angazhimeve që sjellin negociatat. Bota akademike duhet po ashtu të kontribuojë në këtë drejtim, me programe të posaçme dhe aktivitete të përcaktuara për kuptimin sa më të mirë të procesit dhe përgatitjes së brezit të ardhshëm të ekspertëve tëfushës. Një shembull pozitiv në këtë drejtim është edhe hapja në këtë vit akademik i një programi Master Ekzekutiv “Negociatat dhe Anëtarësimi në BE” nga Instituti i Studimeve Europiane i Universitetit të Tiranës. Nën këtë model, duhen mbështetur dhe inkurajuar sa më shumë nisma që mundësojnë rritjen e kapaciteteve dhe përhapjen e njohurive sipas sektorëve.

Në përfundim, duhet theksuar se edhe pse fuqizimi i kapaciteteve institucionale është i domosdoshëm, ai nuk është i mjaftueshëm. Procesi i negociatave për anëtarësim në BE prek gjithë sferat e zhvillimit të shoqërisë dhe ka nevojë për kontributin e të gjithë atyre që kanë ekspertizë dhe kapacitete. Volumi dhe natyra e punës kërkon angazhim të gjithë burimeve të specializuara që ka vendi, si nga brenda por edhe nga jashtë institucioneve. Gjithëpërfshirja në proces konsiderohet si një nga përbërësit që garanton suksesin e tij, duke parë dhe mësuar edhe nga eksperiencat dhe praktikat e vendeve të anëtarësuara më parë. Për rrjedhojë, duhet garantuar hapësira dhe incentivuar pjesëmarrja e çdo individi apo grupi shoqëror dhe ekonomik që mund të japë kontribut në fushat e ndryshme.

Ky shkrim eshte pjese e serise se shkrimeve “Media dhe Integrimi Europian”, te Institutit
Shqiptar te Medias, ne kuadrin e Programit te Promovimit te Tranzicionit te Republikes Ceke.

Next Post
“Duhet konsensus i plotë politik”/ Celibashi për votën e emigrantëve: Synojmë të realizohet në vjeshtën tjetër

Financimet ruse në PD/ Celibashi: Do të rritet transparenca! Raportet e financave të partive politike do të jenë online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

January 18, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

January 18, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In