• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Negociatat”/ Nis procesi screening, Shqipëria diskuton sot kapitullin për gjyqësorin

by A R
27/09/2018 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Maqedonia nisën sot në Bruksel takimin e parë shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 23-të të negociatave të anëtarësimit “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”.

Ky është i pari i një serie takimesh që do të zhvillohen me Komisionin Evropian për kapituj të ndryshëm të negociatave të anëtarësimit.

Fillimi i këtij procesi vjen në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së në qershor, i cili përcaktoi rrugën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe autorizoi Komisionin për fillimin e punës përgatitore.

Takimi i 27-28 shtatorit shënon fillimin e punës teknike të negociatave të anëtarësimit, nëpërmjet së cilës Shqipëria fiton kohë në procesin e mirëfilltë të negociatave.

Gjatë takimit, delegacioni shqiptar do të njihet me aktet ligjore dhe politikat kryesore të Bashkimit Evropian që synojnë ngritjen dhe zhvillimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe efiçent shkruan ATA. Në takim gjithashtu trajtohen lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore të njeriut e të drejtat e qytetarëve të Bashkimit Evropian, sikurse garantuar nga Karta e të Drejtave Themelore dhe legjislacioni i Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu mbrojtjen e të dhënave personale, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e minoriteteve, përfshirjen e Romëve dhe çështje të tjera.

Delegacioni shqiptar në këtë takim kryesohet nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe zv. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, si dhe ka në përbërje përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione të tjera./a.m.

Next Post
Terminali i autobusëve, Veliaj: Hoqa nga projekti pallatet që do ndërtonte Basha

Terminali i autobusëve, Veliaj: Hoqa nga projekti pallatet që do ndërtonte Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In