• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Meta për televizionin boshnjak: S’është koha të tregojmë që po kërkojmë opsione të tjera, do shtojmë dyshimet brenda BE-së

by Java News
21/12/2019 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk është koha për të nxjerrë në ankand të ardhmen tonë. Jemi para testit sa besojmë në vlerat euro-atlantike”. Me këtë mesazh Presidenti Ilir Meta në një intervistë për televizionin boshnjak “O Kanal”, ka bërë thirrje që të tregojmë “që angazhimi ynë për të zhvilluar vendet tona dhe rajonin bazuar në vlerat europiane është serioz”.

Gazetari: Bashkimi Evropian i tha “jo” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke e shtyrë sërish për në pranverë mundësinë e çeljes së negociatave. Mendimi juaj mbi këtë proces? 

Presidenti Meta: Tani është koha që ne të shumëfishojmë përpjekjet tona dhe të konsiderojmë këtë hezitim, mungesën e një vendimi pozitiv, që vjen gjithashtu edhe për shkak të debateve të brendshme dhe reformave brenda Bashkimit Europian, si një test për vendet tona.

Të tregojmë që angazhimi ynë për të zhvilluar vendet tona dhe rajonin bazuar në vlerat europiane është serioz.

Ky është një test që duhet ta kalojmë me sukses dhe duhet gjithashtu të bindim vendet skeptike, që ne jemi vende serioze, ne jemi plotësisht të motivuar dhe mbetemi të angazhuar për të ndërtuar të ardhmen europiane për vendet tona dhe shoqëritë tona dhe që ne meritojmë mbështetje më të madhe në të ardhmen.

Nuk është momenti dhe koha për të treguar se ne nuk jemi seriozë apo që po kërkojmë opsione të tjera, sepse duke bërë kështu ne do t’u shtojmë dyshimet njerëzve brenda BE-së, të cilët janë skeptikë për zgjerimin e Europës në të ardhmen. Gjithashtu, do të dobësonim të gjithë mbështetësit tanë, që kemi brenda BE-së dhe shumica e vendeve dhe forcave brenda BE-së janë pro zgjerimit të unionit dhe përfshirjes së gjithë vendeve të Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pra, duhet të vazhdojmë me reformat dhe të tregojmë që ne po i bëjmë këto reforma në radhë të parë për qytetarët tanë dhe që nuk mund ta braktisim projektin e BE-së, sepse për ne, vendet në këtë rajon, ky është gjithashtu një projekt thelbësor për të garantuar në terma afatgjatë paqe, stabilitet, bashkëjetesë, respekt për të gjitha minoritetet në këtë rajon, në mënyrë që mos të rikthehemi në periudhën e errët të konflikteve, që kanë shkatërruar njerëzit tanë dhe vendet tona në të kaluarën.

Gazetari: Zoti President, ka tashmë më shumë se 20 vjet që Shqipëria pret për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimi Europian. Sa mendoni që do ju duhet të prisni akoma?

Presidenti Meta: Ne prisnim që kjo të ndodhte që dje, por gjithsesi ne duhet të vazhdojmë me këto reforma, ne duhet të punojmë të gjithë bashkë, jo vetëm me Maqedoninë e Veriut, por dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të gjithë partnerët tanë për të përmirësuar ekonominë e tyre, për të përmirësuar sundimin e ligjit, për të pasur një klimë më të mirë biznesi për investitorët e huaj, të luftojmë krimin e organizuar, që është një dhimbje koke për shumë vende në BE, për të dekurajuar kërkesat e azilkërkuesve nga Shqipëria në BE, që është gjithashtu një tjetër dhimbje koke për disa vende, që janë skeptike për zgjerimin e BE-së në rajonin tonë.

Dhe nëse i bëjmë këto jam i sigurt që përpjekjet tona do të jenë të suksesshme, le ta konsiderojmë këtë si një test, për të treguar se sa serioz dhe sa të angazhuar jemi, nëse jemi europianë të vërtetë apo jemi shumë pragmatistë dhe hapim kështu një ankand për të parë se kush do të ofrojë më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur pa marrë në konsideratë faktin se e ardhmja jonë ka nevojë për themele solide dhe vetëm vlerat europiane janë themelet e duhura në terma afatgjatë e me prosperitet për vendin tonë.

g.kosovari

Next Post
“Kraja hetues i komunizmit, Dumani takim me Manjën”/ PD sulmon SPAK: Hije dyshimi mbi integritetin e anëtarëve të saj

"Kraja hetues i komunizmit, Dumani takim me Manjën"/ PD sulmon SPAK: Hije dyshimi mbi integritetin e anëtarëve të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In