Ish-kryeministri grek Aleksis Cipras e cilëson të padrejtë vendimin e Bashkimit Europian pIsh-kryeministri grek Aleksis Cipras e cilëson të padrejtë vendimin e Bashkimit Europian për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për TV Krit, ku foli edhe për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës, Cipras tha se shpreson që së shpejti Bashkimi Europian të kuptojë se ka bërë një gabim historik.
“Është e padrejtë ajo që bëri Bashkimi Europian. Shpresoj që së shpejti BE të kuptojë se ka bërë një gabim historik”, theksoi ai.
Sakaq, Cipras komentoi edhe pozicionin e kryeministrit grek Micotakis për Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ”ai thoshte se kjo marrëveshje ishte e dëmshme, katastrofale dhe tradhëtuese, ndërsa tani thotë se duhet t’i përmbahemi asaj dhe ta respektojmë”.