• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat me grupimin tjetër, Berisha: Fakti që ofrohen pa kushte mund të realizojë një bashkim të gjithë PD

by A R
13/10/2022 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë emisionit “Opinion” këtë të enjte, se “fakti që ata ofrohen pa kushte, është një moment i cili me të vërtetë mund të realizohet një bashkim i të gjithë Partisë Demokratike”. Komentet kryedemokrati i bëri pasi u pyet në lidhje me negociatat me grupin tjetër në Partinë Demokratike. Berisha tha se i njeh ata si anëtarë dhe deputetë të PD.

Sali Berisha: Unë mendoj se bisedimet do të qartësojnë çdo aspekt.

Jonida Shehu: Në bisedime mund të jetë çështja e tërheqjes në gjykatë?

Sali Berisha: Nuk paragjykoj asgjë. Unë ju them këtu që hapat që ata kanë bërë për mendimin tim janë plotësisht të pranueshme. Ne kemi qenë të hapur dhe jemi të hapur absolutisht pa kushte. Tani po filluam kushtet nuk ka marrëveshje.

Robert Rakipllari: Ka një ndryshim të qëndrimit të tij ndaj tyre, sepse  deri para një jave ju thonit që Alibeaj është i dërguari i Ramës. A ka një ndryshim të qëndrimit të tyre ndaj tyre?

Sali Berisha: Sigurisht që jam i hapur ndaj tyre dhe këtë që them e them në mënyrën më serioze!

Robert Rakipllari: E tërhiqni këtë që keni thënë? Ata i kontrollon Rama apo jo? I konsideroni si faktor opozitar.

Sali Berisha: Se kush i kontrollon ata do e dëshmojnë me qëndrimet e tyre.

Robert Rakipllari: Tani, në negociatë?

Sali Berisha: Në negociatë, në qëndrime në të gjitha. Mendoj se deklaratat e tyre dhe dëshira e tyre për t’u bashkuar në një betejë, ata janë të gjithë, e kam theksuar, e theksoj, që të gjithë anëtarë, deputetë të Partisë Demokratike.

Robert Rakipllari: Pavarësisht se situata është pak paradoksale në PD. Ju jeni kryetar i PD dhe jeni zgjedhur, përfaqësoni shumicën, kjo është e qartë. PD zyrtare përfaqësohet nga Alibeaj, sigla i takon atij. Edhe ai para disa ditësh ka thënë PD jemi ne? Do futemi me kandidatë zyrtarë. Si do zgjidhet ky ngërç

Sali Berisha: Gjykata ka një vendim.

Robert Rakipllari: Parlamenti njeh Alibeajn kryetar grupi parlamentar.

Sali Berisha: Them që  gjykata ka një vendim, i njohur nga të gjithë shqiptarët. Nuk them se nuk ekzistojnë probleme. Fakti që ata ofrohen pa kushte, është një moment i cili me të vërtetë mund të realizohet një bashkim i të gjithë Partisë Demokratike në këtë rast dhe të ecet i sigurt drejt një fitoreje. Në negocioatë i njoh si anëtarë të PD-së, si deputetë të PD-së. Kjo është e barazvlefshme me 1, me 15, me 30 me cilindo. Për PD-në ata janë anëtarë dhe janë deputetë të PD-së.

/a.r

Next Post
Testamenti i Edi Ramës

Deputeti i PD: Kam mbështetur përmbajtjen e fjalimit të Ramës në KiE, por ishte në vendin e gabuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Bashkimi rreth Berishës e bën edhe PD-në, edhe opozitën më të vogël

January 30, 2026
Përplasje mes Komisionit Xhafaj dhe SPAK/ Prokuroria e Posaçme refuzon…

Përplasje mes Komisionit Xhafaj dhe SPAK/ Prokuroria e Posaçme refuzon…

January 30, 2026
Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

January 30, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Kryedemokrati, misionar i Serbisë”/ Avokati: Berisha mbrohet nga 3 mijë kriminelët që ka në organizatën e tij në PD!

January 30, 2026
Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

January 30, 2026
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

January 30, 2026
“Nuk ka fare diskutim për qeveri teknike”/ Deputeti i PS-së: Po punojmë për zgjedhjet e 2027-s dhe 2029-s

“Nuk ka fare diskutim për qeveri teknike”/ Deputeti i PS-së: Po punojmë për zgjedhjet e 2027-s dhe 2029-s

January 30, 2026
FOTOT/ Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali pasi makina u përplas me kamionin

FOTOT/ Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali pasi makina u përplas me kamionin

January 30, 2026
Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse

Gjithçka gati për sulmin ndaj Iranit/ Flota e Trump: 12 anije, avionë luftarakë dhe dy nëndetëse

January 30, 2026
Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

Pranohen kushtet e Lapajt/ PD dhe aleatët gati të ulen në tryezë me partitë e tjera opozitare

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In