Sa real është debati që herë acarohet e herë fashitet lidhur me negociatat për paktin detar me Greqinë? Ish-zv.ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Pajtim Bello ka kryesuar disa herë grupet negociatore të palës shqiptare që kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me shtete të huaja.
Në këtë intervistë për “DITA”, ai sqaron procedurat ligjore që janë ndjekur nga këto grupe negociatore, që sikundër sqaron, në çdo rast janë pajisur me plotfuqi nga kryetari i Këshillit të Ministrave, kur si subjekt i marrëveshjeve ka qenë qeveria dhe nga presidenti i Republikës, kur si subjekt i marrëveshjeve ka qenë shteti shqiptar.
Pse janë ta pabesueshëm ata që sot bërtasin më shumë për tradhti kombëtare në rastin e negociatave me Greqinë?
Intervistoi Xhevdet Shehu
– Zoti Bello, historia e negociatave për një marrëveshje detare me Greqinë, është nga më të çuditshmet jo vetëm për kohëzgjatjen, por edhe kompleksin e problemeve që ka shpërfaqur. Pse zvarritet një çështje si kjo, kur çështjet janë te sanksionuara qartësisht në të gjitha konventat ndërkombëtare?
– Zvarritja ka tё bёjё me faktin se çështja hyri nё njё tё pёrpjetё tё vёshtirё kur Qeveria Berisha firmosi dhe miratoi njё Marrëveshje, qё e rrёzoi Gjykata Kushtetuese. Pra çёshtja pёsoi njё ‘ngrirje’. Kur çёshtjet delikate arrijnё nё gjendje tё tilla ёshtё shumё e vёshtirё t’iu afrohesh dhe t’iu japësh zgjidhje nё njё kohё tё shkurtёr. Çёshtja ka tё bёjё me interesa kombёtare dhe mbart sensibilitet tё lartë. Afrimi ndaj kёsaj çёshtjeje tё ‘ngrirё’ kёrkon ndёrtimin e njё klime mirёbesimi me partnerёt, kёrkon njё formim realist tё opinionit vendas larg nacionalizmave tё sёmura, kёrkon njё pёrgatitje komplekse profesionale e politike tё negociatorёve, kёrkon shqyrtimin legjislacionit ndёrkombёtar qё rregullon marrëdhёniet ndёrshtetёrore nё kёtё fushё dhe njohjen me morinё e praktikave tё ngjashme tё trajtuara nga tё tjerёt, kёrkon pёrfshirjen e institucioneve duke luajtur rol aktiv nё pёrputhje me detyrimet dhe pёrgjegjёsitё qё iu jep kuadri ligjor pёr trajtimin e çёshtjeve tё kёsaj natyre. Ky ёshtё njё proces qё nuk maturohet nё njё kohё tё shkurtёr. E rёndёsishme ёshtё qё pёrgatitja tё jetё e plotё, serioze dhe potencialisht e aftё pёr t’ia dalё me sukses.
– Çfarë mendoni se na ka bërë inferiorë ne shqiptarëve sa herë jemi ulur në tryezë me grekët për këtë çështje?
– Fakti qё pala greke ka njё Marrëveshje tё firmosur nga Ministrat e Jashtёm dhe tё miratuar nga Qeveria Shqiptare rrit shkallёn e vёshtirёsisё nё negociim pёr palёn shqiptare. Sё fundi dёgjuam reagimin e Znj. Bakojanis si ish ministre e Jashtme e Greqisё qe ka firmosur sё bashku me ish ministrin e Jahtëm tё Shqipёrisё, Z.Basha!… E them kёtё se pala shqiptare hyn nё negociim me njё terren tё aksidentuar nga Qeveria Berisha. Kjo nuk ёshtё gjё e thjeshtё!..
Greqia si vend anëtar i BE mund tё synojё tё verё kushte diskriminuese, duke kёrcёnuar me veto pёr hapjen e negociatave me BE!..
Nё aspektet e tjera nuk ka pse tё ndjehemi inferiorё, mjafton qё ekipi i negociimit tё pёrgatitet dhe tё ndёrtohen qёndrimet instutucionale; gjё qё nuk kemi tё drejte ta dyshojmё se nuk do tё jetё bёrё.
– Ju kini qenë pjesë e bisedimeve dypalëshe në të kaluarën. Çfarë nuk ka ecur në atë kohë dhe çfarë mund të korrigjohet aktualisht?
– Pёr kёtё çёshtje nuk kam qenё pjesё e grupit negociator; pёrkundrazi kam qenё njё zё nё korin e grupit tё vogёl qё bёri openencё tё hapur. Çfarё nuk u bё mirё atёherё dihet sepse ёshtё e shprehur nё arsyetimin e Vendimit tё Gjykatёs Kushtetuese. Aspekti ligjor dhe procedurial pa dyshim qё duhet tё rregullohet. Edhe ‘vija e kufirit detar’ duhet tё pёsojё ndyshim nga marrëveshja e Qeverisё Berisha, pёr t’i dhёnё atё qё i takon seicilёs Palё.
Ku u gabua në marrëveshjen e 2009-s? Grupi negociator i palës shqiptare që nënshkroi marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë nuk u pajis me plotfuqi nga Presidenti i Republikës. Pra nisi gabim qysh në zanafillë. Përderisa marrëveshja në fjalë lidhet midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është e qartë se asnjë lloj procedure nuk duhej kryer pa siguruar plotfuqinë që në nisje. Këtu kemi të bëjmë me mosrespektim të funksioneve kushtetuese të institucionit të Presidentit, pra është shkelur vetë Kushtetuta.
Tani, pas 9 vjetësh, gjërat janë më të qarta dhe shanset për të bërë një marrëveshje të gabuar janë krejt minimale.
Më ka rastisur disa herë të kryesoj palën shqiptare në negocimin e marrëveshjeve sidomos në emër të qeverisë. Në çdo rast, pavarësisht nivelit të përfaqësimit, është marrë plotfuqia për përfaqësimin. Nuk na ka shkuar asnjëherë ndërmend se mund të mos merrej plotfuqia, si kur marrëveshjet janë kërkuar nga pala jonë edhe kur janë kërkuar ato nga pala tjetër. Nëse do të vepronim ndryshe do të tejkalonim kompetencat dhe do të shkelnim ligjin, jo vetëm nga ana formale por edhe esenciale.
– Çfarë mendoni Ju se do të ishte zgjidhja e drejtё?
– Duhet tё jem i sinqertë sepse nuk jam unё ai qё mund tё ‘shёnojё’ atё vijё. Kam vёnё re se sot shumё analistё duan tё bёjnё ‘kompetentin’ dhe thonё lloj lloj variantesh. Ajo ‘vijё’ mbetet atribut i specialistёve tё fushave dhe institucioneve shtetёrore qё do tё pёrfshihen nё këto negociata. Pra ekipi negociator do tё ketё njё variant tё ditur para se tё vejё në Tavolinёn e Bisedimeve. Pёr Marrëveshjen e Qeverisё Berisha unё kam atakuar shkeljet proceduriale dhe tё Kushtetutёs qё u cilёsuan edhe nga Gjykata Kushtetuse (kryesisht mos marrja e Plotfuqishmёrisё nga Presidenti i Republikёs).
Gjithashtu sugjerova qё grupi negociator tё verifikojё vendndodhjen e Bllokut Joni 5, si bllok perspektiv pёr naftё dhe gaz nё det qё duket se nuk ishte plotёsisht nё vёmendjen e negociimeve tё atёhershme.
Jam shprehur qysh në atë kohë se ministri i Jashtëm nuk duhej ta firmoste marrëveshjen pa marrë plotfuqinë e Presidentit. Kjo është një shkelje shumë e rëndë sepse Presidenti vihet përpara faktit të kryer nga qeveria, duke e zhveshur atë nga tagri kushtetues. Një ngjarje e tillë tregon se Shqipëria është konsideruar tokë e një grushti njerëzish dhe ata mund të negociojnë si, kur e me kë të duan për fatet e saj. Por Shqipëria nuk është çiflig i askujt. Presidenti, para se të jepte plotfuqinë, do të kërkonte cila është harta me kufijtë përfundimtare, gjë që edhe sot e kësaj dite mungon. Pra siç e shikoni, është shkelur jo vetëm ligji i sipërcituar, por edhe Kushtetuta e Republikës, sepse Presidentit të Republikës i është marrë tagri kushtetues dhe jo vetëm njëherë.
– Sa të drejtë ka opozita aktuale kur bërtet se në një marrëveshje të supozuar të re po kryhet një tradhti kombëtare?
– E drejta e opozitёs nuk mund tё kufizohet, por duket se nuk ka racionalitet. Mё sё pari opozita duhet tё pranojё çfarё gaboi dhe nuk bёri mirё nё kohёn e vet; tё paktёn tё kёrkojё ndjesё publike sepse, pёr hir tё sё vёrtetёs, pёrgjegjёsia ёshtё edhe ligjore, ashtu siç e cilёsojnё sot pёr tё tjerёt edhe pse nё mёnyrё hipotetike!..
Opozita duke mёsuar nga gabimet e veta duhet tё bёjё propozime konkrete (nëse ka) pёr ta pёrmirёsuar ish marrëveshjen ose tё insistojё qё tё mbahet marrëveshja Basha-Bakojanis. Pra tё jetё e drejt pёr drejtё dhe jo tё anatemojё nё ajёr!…
Nёse flitet pёr tradhёti kombёtare, ky akt ёshtё konsumuar plotёsisht nga firmosёsit e marrëveshjes Basha-Bakojanis; gjё qё e provoi edhe Gjykata Kushtetuese. Pra akuza e sotme bёhet nga tё akuzuarit!…
– Mendoni se marrëveshja e re për detin nuk do të kontestohet sërish?
– Pikë së pari duhet të jetë e qartë për të gjithë se ende nuk ka njё marrëveshje mbi tё cilёn mund tё shprehemi. Nisur nga sa ka shprehur ministri Bushati duket se do tё kemi njё marrëveshje mё tё mirё se ajo e Qeverisё Berisha, pra do tё korigjohet shёnjestra. Gjithsesi, pёrsёri do tё ketё kundërshtime sepse grupe tё caktuara apo edhe individё do tё jenё tё motivuar tё shprehen nga kёndvёshtrime tё ndryshe. Kjo nuk duhet tё pengojё Qeverinё qё t’i shkojё nё fund kёsaj çёshtjeje.(DITA)