• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat me BE: Shqipëria plotëson kriteret për kapitullin e bujqësisë

by Os De
20/09/2025 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian ka hyrë në një fazë delikate, teksa vendi ka përmbushur të gjitha detyrimet teknike për hapjen e klasterit të fundit – Grupkapitullit 5, që përfshin bujqësinë dhe kohezionin, ka mësuar Albanian Post. 

Megjithatë, përparimi nuk është përmbyllur për arsye që lidhen më shumë me “kriterin politik” të Kopenhagës, sesa me përputhshmërinë ligjore me acquis-në e BE-së. 

Burime nga delegacionet negociuese, në kushte anonimiteti, i thanë Albanian Post se “procesi teknik është formalizuar dhe përmbyllur”, përmes “dy raundeve të pyetësorëve zyrtarë të dërguar nga Komisioni Evropian” dhe përgjigjeve të dhëna nga pala shqiptare. 

Kjo përmbushje nënkupton se Shqipëria ka arritur standardin e kërkuar në kriterin e tretë të Kopenhagës – EU acquis criteria, që lidhet me zotësinë për të zbatuar legjislacionin e BE-së në fushat përkatëse. 

Sipas kornizës së zgjerimit të BE-së, procesi i hapjes së një kapitulli kërkon plotësimin e tre kritereve: politik, ekonomik dhe të acquis (trupi i ligjeve dhe rregullave të BE-së – ed.). 

Në këtë rast, megjithëse kriteri teknik është përmbushur, shqetësimet e artikuluara politikisht nga Gjermania dhe Holanda, referuar burimeve diplomatike evropiane, për mënyrën e përdorimit të fondeve bujqësore në Shqipëri nuk kanë finalizuar kalimin në fazën vendimmarrëse të hapjes së grupkapitullit. 

Burimet diplomatike konfirmojnë se vigjilenca e shtuar e këtyre dy vendeve nuk lidhet më me kapacitetet institucionale apo kornizën ligjore, por me besueshmërinë e institucioneve shqiptare për të menaxhuar fondet bujqësore, çështje që hyn në vlerësimin politik të stabilitetit dhe sundimit të ligjit – pra të kriterit të parë të Kopenhagës. 

Në konferencën më të fundit ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, Shqipëria hapi zyrtarisht Grupkapitullin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme” – të pestin nga gjithsej gjashtë klasterët që përbëjnë procesin e negociatave me BE-në. 

Me këtë hap, Shqipëria ka hapur tashmë 28 nga 33 kapituj të negociatave, duke lënë vetëm një klaster të paçelur: Grupkapitullin 5, që mbulon fushat kyçe të bujqësisë dhe kohezionit. 

Sipas kryeministrit Edi Rama, objektivi është që hapja e klasterit të fundit të ndodhë brenda këtij viti.  Por burime evropiane pranë Albanian Post bënë me dije se hapja e këtij klasteri – konkretisht kapitulli mbi bujqësinë dhe peshkimin – po vonon për shkak të shqetësimeve të ngritura nga Gjermania dhe Holanda lidhur me keqpërdorimin e fondeve bujqësore nga ana e autoriteteve shqiptare. 

“Çështja është e tillë për shkak të keqpërdorimit të fondeve bujqësore, kështu thonë diplomatët evropianë”, shpjegon një burim i Albanian Post në Bruksel, duke mos zbuluar detaje të tjera. 

Disa burime të tjera joformale diplomatike nga vendet anëtare të BE-së theksojnë për Albanian Post se vlerësimi mbi përdorimin e fondeve dhe kapacitetet institucionale të Shqipërisë është ende në shqyrtim, por procesi i negociatave për hapjen e kapitullit të radhës nuk ka hyrë ende në fazë vendimmarrjeje. 

Sipas tyre, është ende herët për të folur për vonesa të shkaktuara nga ndonjë shtet anëtar në veçanti.  Mundësia që procesi të përballet me një bllokadë teknike nga këto dy vende nuk përjashtohet, duke krijuar një ngërç të mundshëm në një moment kritik për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit. 

“Siç e dini, Komisioni ka paraqitur të ashtuquajturin ‘Projekt-Qëndrim të Përbashkët të BE-së’ mbi Grupkapitullin 5. Në kontekstin e diskutimeve të vazhdueshme në COELA, të gjitha shtetet anëtare të BE-së paraqesin pikëpamje dhe qëndrime që ne nuk mund t’i zbulojmë kurrë për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve dhe natyrës konfidenciale të debateve të brendshme”, sqaroi fillimisht për Albanian Post një zyrtar evropian i pyetur për këtë çështje. 

Ai shpjegon se kjo është praktikë standarde dhe zbatohet në të gjitha mbledhjet e Këshillit ose COREPER-it dhe të gjitha mbledhjet e organeve të tij përgatitore, siç është Grupi i Punës i COELA-s. 

“Nëse do të zbulonim, konfirmonim ose mohonim qëndrimet individuale nga shtetet anëtare, kjo mund të dëmtonte seriozisht diskutimet e vazhdueshme dhe pozicionin negociues të Këshillit”, shton zyrtari. 

Kujtojmë që, Shqipëria ndodhet nën vëzhgim të shtuar nga ana e OLAF-it, pas zbulimit të mëparshëm të një problematike madhore që lidhet me keqpërdorimin e fondeve të programit IPARD II. 

Në raportin e saj vjetor të publikuar në qershor të vitit 2024, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit konfirmoi se një shumë prej 33 milionë eurosh nga fondet e Bashkimit Evropian, të destinuara për zhvillimin e bujqësisë shqiptare, janë abuzuar në mënyrë sistematike. 

Next Post
Vjedhje në kishë, ndërtim pa leje dhe aksident, 4 në pranga në Vlorë, 3 nën hetim

Dyshime se vdekja aksidentale mund të jetë vrasje. Shkak, parcelat me kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com