• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat me BE/ Ruçi takon zv.presidentin e PE: Shqipëria i ka bërë ‘detyrat e shtëpisë’

by Java News
24/04/2019 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Zëvëndëspresidentin e Parlamentit Europian dhe Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Fabio Massimo Castaldo.

Kryetari i Kuvendit i shprehu Zëvëndëspresidentit Castaldo mirënjohjen e vlerësimin për ndihmën dhe mbështetjen që Parlamenti Europian, dhe Italia i kanë dhënë Shqipërisë për nxitjen e perspektivës së integrimit evropian dhe për reformat gjithëpërfshirëse e transformuese që ka ndërmarrë

“Shqipëria i ka bërë të gjitha “detyrat e shtëpisë” për plotësimin e standarteve në pesë proritetet kyçe që përcaktuan rekomandimet e Këshillit Europian dhe po vazhdojmë të përparojmë në zbatimin e reformave integruese, veçanërisht në reformimin e sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe dekurajimin dhe zvogëlimin e kërkesave të azilkërkuesve në të gjitha vendet e BE-së. Vendimi pozitiv i Këshillit në Qershor 2019 do të ishte një moment vendimtar për të treguar gatishmërinë e BE-së për të ruajtur dhe forcuar perspektivën tonë evropiane, por edhe përkushtimin e BE-së ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar. ”, nënvizoi Ruçi.

Zëvëndëspresidenti i Parlamentit Europian dhe Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, Fabio Massimo Castaldo, falenderoi Kryetarin e Kuvendit  Gramoz Ruçi, për takimin.

 “Unë, ashtu si edhe Ju, mendoj se BE bëhet më e fortë me një Ballkan Perëndimor të integruar dhe po përpiqem që këtë qasje ta krijoj edhe për ato vende, të cilat për momentin mund të kenë mendime të ndryshme. Ne nuk duhet t’i lemë aktorët globale jo dhe kundër europianë të penetrojnë në Ballkanin Perëndimor dhe të devijojnë perspektivën europiane të rajonit. Ne po luftojmë fort që në qershor të hapen negociatat dhe Shqipërinë e duam të parën e klasës dhe në krye të listës. Jam shumë i preokupuar nga qëndrimi i opozitës ndaj parlamentit dhe zgjedhjeve lokale sepse këto qëndrime dëmtojnë kohezionin politik brenda vendit. Megjithatë, pavarësisht këtyre qëndrimeve, Italia që është vendi im, po lobon fort për hapjen e negociatave në qershor. Ne nuk duhet të zhgënjejmë dhe dekurajojmë shqiptarët, por të njohim e vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për reformat integruese, sidomos reformën e vështirë dhe unike në drejtësi. Kam qenë dhe do të jem personalisht dhe institucionalisht, si italian dhe europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor 2019.”, nënvizoi Castaldo.

g.kosovari

Next Post
E papunë dhe me 8 klasë, si mashtronte ‘punonjësja e interpol’ me vizat amerikane

Ambasada amerikane publikon datën për përgjigjet e Lotarisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

Vuçiç sulmon BE-në pas reagimit për Ibrin: Reaguan menjëherë për të mbrojtur shqiptarët

August 11, 2026
Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Analiza/ Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 11, 2026
Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

Takimi Rama-Soros në Dhërmi, gazetari: Kryeministri i takon publikisht miqtë, pa komplekse, pavarësisht ndarjeve politike

August 11, 2026
Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

Riaktivizohet zjarri në Krujë, era favorizon flakët

August 11, 2026
Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

Trump sulmon negociatorët iranianë: Janë dinakë dhe të pandershëm

August 11, 2026
Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Lurës, flakët avancojnë drejt “Kurorës së Lurës”

August 11, 2026
UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

UEFA dhe dy konfederata i bashkohen frontit kundër Infantinos, hartojnë platformë të re për qeverisjen e futbollit botëror

August 11, 2026
Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez, ndajnë foton me unazat e martesës

August 11, 2026
Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

Nga Dajti në Përmet / 12 orë, 23 zjarre! Flakët përhapen në disa fronte, ja ku po punohet ende

August 11, 2026
Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator, SHBA ndërmjetëse në përpjekje për t’i dhënë fund luftës

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com