• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat me BE-në… Një Vetting larg

by Java News
04/12/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të progresraportit të Komisionit Europian duket se çështja e Vettingut është rikthyer në qendër të diskutimeve të shoqëruara nga debate të panumërta të cilat ndjekin rrugë pa krye. Sipas progresraportit të KE lidhur me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe plotësimin e kushteve për aderimin në BE duket se çelësi I hapjes së negociatave dhe ajo çfarë po na mban larg rrugës së integrimit është pikërisht fillimi I implementimit të vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët. Aktualisht ligji i ‘Vettingut’ është dërguar nga opozita për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese me objekt konstatimin e papërputhshmërisë me Kushtetutën në fuqi. Gjykata në fjalë, kryesisht, vendosi të kërkojë një raport amicus curiae apo të paanshëm nga Komisioni I Venecias lidhur me këndvështrimin e tij për këtë çështje. Raporti I Komisionit në përgjigje të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese shprehte mungesën e konstatimit të ndonjë mospërputhjeje të rangut kushtetues me çështjen e vettingut, ndaj “opinioni miqësor” I Komisionit të Venecias duket se nuk është mirëpritur nga Gjykata, e cila e ka kundërshtuar duke u justifikuar me mangësi në përkthim, në mungesë të një argumentimi më bindës.

Duket se që nga koha e krijimit të doktrinës kushtetuese prej austriakut Hans Kelzen, I cili është dhe ideatori që fshihet pas institucionit të quajtur Gjykatë Kushtetuese kanë kaluar shumë vjet dhe konstitucionalizmi tashmë përbën një koncept tejet arkaik. Me kalimin e kohës dhe ky institucion I është nënshtruar teorisë së Darvinit dhe ka evoluar duke humbur në këtë mënyrë dhe funksionin e tij fillestar si pasojë e induktimeve politike. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, që duhet të jetë refleksioni më I paster I pavarësisë përbëhet prej 9 gjyqtarësh, të përzgjedhur emëruar dhe përkushtuar ndaj interesave partiakë të opozitës aktuale dhe jo më ndaj interesave publikë. Disa prej gjykatësve madje as janë zgjedhur me minimumin e detyrueshëm të votave për të qenë pjesë e Gjykatës në fjalë. Fenomen ky I njohur jo vetëm për anëtarët e gjykatës kushtetuese, por dhe për ata të Gjykatës së Lartë, ku shumica dërrmuese sërish shfaqet e zgjedhur, e emëruar dhe e përkushtuar ndaj Partisë Demokratike.

Zvarritja e çështjes së kushtetshmërisë së vettingut ka tërhequr dhe vëmendjen e mbarë komunitetit europian teksa duket shumë i dyshimtë kundërshtimi me kaq ngulm I një reformimi që nuk synon gjë tjetër përveçse minimizimin e korrupsionit me qëllim përmirësimin dhe pastrimin e sistemit për brezat e tjerë dhe kriimin e një perspektive tjetër për ta, larg kriminalitetit të rrënjosur ironikisht më shumë se kudo tjetër në drejtësi.

Dëshmi për këtë është dhe anketa e zhvilluar në tetor të vitit 2012 me 58% të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve nga Qendra për Transparencën dhe të Drejtën e Informimit, nga e cila rezultoi se 25% e tyre ishin të mendimit se sistemi i drejtësisë është i korruptuar, ndërsa 58% besonin se sistemi perceptohej si i korruptuar. 50% e gjyqtarëve ishin të mendimit se sistemi gjyqësor nuk ishte i çliruar nga ndikimi politik.

Në një tjetër anketim të vitit 2009 të titulluar “Korrupsioni në Shqipëri: Perceptime dhe përvoja”, Instituti për Kërkime mbi Alternativat e Zhvillimit konstatoi se shqiptarët besonin se gjyqet ndikohen më së shumti nga interesa monetare, lidhjet e biznesit, lidhjet personale të gjyqtarëve dhe konsiderata politike.

Korrupsioni, mungesa e praktikave transparente, tejzgjatja e proceseve dhe problematikat me ekzekutimin e vendimeve kanë ndikuar në perceptimin negativ të publikut ndaj transparencës së gjyqësorit, dukuri të konkretizuara dhe me procesin antiveting.

Lufta kundër këtyre fenomeneve në sistemin e drejtësisë përbën sfidën thelbësore për konsolidimin e barazisë së qytetarëve para ligjit dhe çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, që sot është mbizotëruese. Fitorja e kësaj lufte përbën paralelisht dhe hedhjen e hapit të madh dhe vendimtar drejt rrugës së negociatave për aderimin e shumëpritur në BE. /Lexo.al

Next Post
7 fëmijë në familje/ Historia e dy motrave me mama të ndryshme, por me të njëjtin baba, rrëfimi si në telenovela

7 fëmijë në familje/ Historia e dy motrave me mama të ndryshme, por me të njëjtin baba, rrëfimi si në telenovela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In