• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Majlinda Bregu: 30% e të rinjve nuk e dinë që Shqipëria nuk është vend anëtar i BE

by
24/06/2021 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në cilësinë e sekretares së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka komentuar vendimin e ministrave të Jashtëm të BE për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një deklarate për mediat, Bregu u shpreh se shumica e shqiptarëve e kërkojnë integrimin në BE pasi shohin një të ardhme përpara ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë besim tek institucionet në vend.

Kjo tha Bregu është një tendencë është vënë re në të gjitha vendet e rajonit.

“Konfirmoi një trend të qëndrueshëm. Pak lëviz në përqindje nga viti në vit sidomos në vitet e fundit. Ka një rritje të mbështetjes dhe shpresës. Në 77% mbështetje për bashkëpunim rajonal. Shpjegimet do iua lija ju. Besoj që mbështetja për procesin e integrimit europian ka të bëjë me një perspektivë për një të ardhme përpara.

Një arsye e dytë mund të jetë për institucionet më pak të besueshme në rajon. Kemi thuajse të njëjtat qëndrime. Partitë politike dhe parlamenti në rajon janë më pak të besuara. Ndjekur nga gjykata, mediat dhe qeveria. Sa herë që shohim një rritje të përqindjes së mbështetjes për BE rritet edhe mos besimi ndaj institucioneve vendase. Është shpresa për të pasur standardet që i kanë kërkuar prej kohësh në vendet tona. Gjetjet e tjera lidhen me sigurinë”, deklaroi ajo.

Bregu u shpreh se një pjesë e qytetarëve në rajon janë ndjerë të tradhtuar por nënvizoi edhe një trend të vënë re në radhët e të rinjve duke theksuar se një pjesë e tyre nuk e dinë që Shqipëria nuk është pjesë e BE.

“Një pjesë e qytetarëve në rajon janë ndjerë të tradhtuar. Media shihet si burim problematik pasi kanë dyshime ndaj atyre që raportohen. Kjo vihet re sidomos tek të rinjtë. Ka një ulje të përqindjes për largimin e trurit. Një nga arsyet ka qenë pandemia por mund të ketë edhe arsye të tjera pasi një pjesë e mirë e atyre që kanë dashur të largohen janë larguar. Pastaj edhe papunësia dhe situata ekonomike që është në rritje këtë vit. Shtuar këtu edhe largimin e grave nga tregu i punës., Hapësira që qëndron mes diplomës dhe gjetjes së një pune.

Zerimi i tarifave në rajon është mirëpritur nga qytetarët dhe bizneset. Perspektiva ose dëshira është e qartë. Realiteti mund të jetë më problematik nisur nga fakti që procesi i zgjerimit ka vite që nuk prodhon lajm aq sa për të shkundur opinionin publik.

Një nga arsyet lidhet me faktin që nuk ka informacion lidhur me proceset e integrimit të BE. 30% e të rinjve nuk e dinë që Shqipëria nuk është vend anëtar i BE. Arsye tjetër mund të jetë fakti që një pjesë e mirë shpresojnë se do jenë pjesë e BE sepse do të largohen duke gjetur një punë apo duke iu bashkuar familjeve të tyre. Optimizmi vjen nga fakti që njeriu shpreson të shkojë atje ku ëndrra e çon”, u shpreh ajo.

/b.h

Next Post
Horoskopi për nesër, e mërkurë 10 mars 2021

Jo gjithçka është ashtu siç duket! Njihuni me anën e errët të secilës shenjë të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In