• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Lajçak: Shqipëria ka bërë progres, të nis zbatimi i Reformës në Drejtësi

by Java News
13/12/2016 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, vendi i të cilit kryeson presidencën e radhës të Bashkimit Europian, ka deklaruar se BE ende nuk ka datë për çeljen e negociatave me Shqipërinë, por theksoi se është shënuar progres. Pas përfundimit të takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, Lajçak tha në një konferencë për mediat se Shqipëria duhet të miratojë reformat dhe të nisë nga zbatimi reforma në drejtësi.

“Këshilli ka ndjekur mjaft afër zhvillimet dhe sigurisht që prioriteti mbetet implementimi i legjislacionit dhe këtu përfshihet edhe kushti i zbatimit të reformës në drejtësi. Nuk kemi ende një datë, por do të shohim progresin e shënuar nga vendi. Të shohim nëse Shqipëria do të arrijë të përmbushë kriteret“, u shpreh Lajçak.

Negociatat për Shqipërinë Hahn: Do gjejmë zgjidhje

Është mbledhur sot Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për të shqyrtuar rekomandimin për Shqipërinë për çeljen e negociatave. Në nëntor të këtij viti, KE i rekomandoi Këshillit të Ministrave çeljen e negociatave për Shqipërinë, me kusht zbatimin e ligjit të Vettingut. Në raportin që do të diskutohet sot në Bruksel theksohet se

“Shqipëria ka bërë progres në plotësimin e 5 prioriteteve kyçe. Ndryshimet kushtetuese u miratuan njëzëri në korrik 2016. Ka një progres të dukshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të zbatohet Vettingu, ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Reforma e administratës publike ka filluar të zbatohet, është intensifikuar lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. Komisioni rekomandon hapjen e negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë“.

Para fillimit të mbledhjes, Komisioneri Johannes Hahn deklaroi se, do të gjejmë zgjidhjen më të mirë për qytetarët shqiptarë. Ndërkaq rekomandimi i KE do i paraqitet Këshillit të Ministrave të Europës të 27 vendeve anëtare të BE-së dhe do të jetë ky organi që do të vendosë përfundimisht datën e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

 Duhet që 27 vendet e Bashkimit Europian të kenë vendim unanim pasi vetëm edhe një votë e vetme do të nënkuptonte stopim të procesit. Ne 15 dhjetor Keshilli Europian do të marre një vendim për rekomandimin e komisionit për hapjen e negociatave me kusht vetingun.

ma.me

Next Post
Anketa ku Enver Hoxha pëlqehej nga shqiptarët, reagon kompania që e realizoi

Anketa ku Enver Hoxha pëlqehej nga shqiptarët, reagon kompania që e realizoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkisë së Bulqizës i vënë shiritin, punonjësit braktisin punën pas alarmit për bombë. Policia rrethon zonën

Bashkisë së Bulqizës i vënë shiritin, punonjësit braktisin punën pas alarmit për bombë. Policia rrethon zonën

August 27, 2026
Burgim “çunave të Londrës” nëse thyejnë urdhrin e dëbimit dhe kthehen ilegalisht në Britani!

Burgim “çunave të Londrës” nëse thyejnë urdhrin e dëbimit dhe kthehen ilegalisht në Britani!

August 27, 2026
Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës!

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës!

August 27, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

Zgjedhjet lokale në Gjermani, ekstremi i djathtë kryeson bindshëm në sondazhe! AfD në avantazh, CDU 20 pikë pas

August 27, 2026
Zbulohen dokumentet se kur Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA, Gazment Bardhi kërkesë për notë verbale Ministrisë së Jashtme

Zbulohen dokumentet se kur Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA, Gazment Bardhi kërkesë për notë verbale Ministrisë së Jashtme

August 27, 2026
Mbyllja e tre kapitujve në negociata, Antonio Costa: Shqipëria një hap më pranë BE-së

Antonio Costa tur në kryeqytetet e BE-së, premton përshpejtimin e zgjerimit të Unionit!

August 27, 2026
U kap me armë të mbushur e me makinë të blinduar, çfarë e lidh 41-vjeçarin e arrestuar me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë!

U kap me armë të mbushur e me makinë të blinduar, çfarë e lidh 41-vjeçarin e arrestuar me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë!

August 27, 2026
Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

August 27, 2026
Vrau 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Bosnje/ Mlladiç: Kam punuar me ndershmëri

Ndërron jetë “kasapi i Bosnjës” Ratko Mlladiç, i dënuar për masakrën e Srebrenicës me mbi 8 mijë të vrarë!

August 27, 2026
Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi dhe plagosi gruan me sëpatë, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com