• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Kryenegociatori Zef Mazi: Pas zgjidhjes së vetos bullgare, BE ka kohë deri më 18 korrik të vendosë

by Java News
09/07/2022 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë me Kryenegociatorin e Shqiperisë për aderimin në BE, z. Zef Mazi:

Pyetje: Mesohet se Parlamenti i Maqedonisë së Veriut mund të miratojë propozimin francez javën që vjen. Çfare do të thotë kjo për ne? Çfarë pritet të ndodhë?

Përgjigje: BuIlgaria e hoqi veton para një jave, por vendosi disa kërkesa në formën e kushteve që duhen plotësuar nga Maqedonia e Veriut. Propozimi francez duket se ka ofruar formulime të tilla që pala maqedone po i analizon e konsulton. Shpresohet se do të konsiderohet se propozimi zgjidh merakun si të Maqedonisë të Veriut ashtu edhe të Bullgarisë. Ky do të ishte një lajm i mirë. Pas dy vitesh lëmshi i problemeve të identitetin duket se po hyn në rrugë të mbarë zgjidhje. Ky miratim nuk duhet të përbëjë problem më tej për BE-në që të thërresë Konferencën e Pare Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kështu do të marrë fund edhe dëmi kolateral që ka pësuar vendi ynë deri tani.

Pyetje: Me konkretisht, çfare pengese, apo çfare procedure ndiqet në situatën aktuale nëse merret ky vendim i Parlamentit i Maqedonisë së Veriut? Si e shihni nga pozicioni juaj si kryenegociaor?

Përgjigje: Pas heqjes të vetos bullgare dhe pas miratimit qeveritar dhe parlamentar, shpresohet javën që vjen, nga Maqedonia e Veriut, Konferenca e Parë Ndërqeveritare mund të mbahet në çdo kohë. Nuk do ketë më pengesë. Për të qene krejt acik, ajo që duhet pas atij miratimi maqedon është një vendim i COREPER II (Keshilli i Ambasasdorëve Kryesorë të vendeve të BE-së në Bruksel) dhe pas tij vendimi i Këshillit Evropian.

Në rastin e Këshillit, nuk duhet domosdoshmërisht që të jetë GAC – Këshilli i Çështjeve të Përgjithëshme (të Ministrave të Evropës). Çdo format i Këshillit që mblidhet më parë mund t’i vendosë të dy dosjet, të Deklaratës Hapëse dhe Kuadrit Negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në rendin e ditës për t’u miratuar pë debat. Që të jem edhe më i qartë e thjeshtë: COREPER-i plus procedurë me shkrim mundet që të marrin çdo vendim të Këshillit. COREPER-i mundet të thirret në çdo kohë, edhe brenda një kohe fare të shkurtër, për diçka të tillë. Kjo nuk duhet as të jetë as të konsiderohet problem.

Pyetje: Ka pasur mendime për nevojën e reformimit të BE-së, pastaj të ecet me zgjerimin. Është kjo pengesë, nëse do ngulet këmbë në këtë pikë?

Përgjigje: Kjo është çështje që I takon vendeve anëtare të BE-së ta diskutojnë dhe të dalin me qëndrime zyrtare si Union, të 27 vendet, me konsensus. Meqë më pyete, unë mendoj se zgjerimi dhe reforma e BE-së janë dy procese që, normalisht, duhet të ecin paralel, jo si me radhë, njëra pas tjetrës, ku njera të marrë peng, të pengojë tjetrën –së pari reformimi dhe së dyti zgjerimi. BE është punë, është process që vijon prej 70 vitesh. Sipas meje, të presësh për reformimin do të thotë të harrohet zgjerimi, të mos ketë zgjerim. Zgjerimi nuk është çështje me sot me nesër. Ai është një punë mjaft serioze, voluminoze, shumë intensive, e vështirë, e komplikuarpër 8-10 vitet e ardhëshme. Kështu mendoj edhe për aspektin e aftësive absorbuese të BE-së. Rritja e tyre mundet të vijojë në paralel me procesin e zgjerimit. Shpresoj të mos jem krejt gabim.

Pyetje: Kur mendoni se do të mund të mbahet kjo Konferencë?

Përgjigje: Duhet pyetur BE-ia, ose më konkretisht, Presidenca Çeke e këtij 6-mujori. Ajo duhet të vendosë në rend dite. Sipas planit të muajit korrik që unë kam parë, COREPER-i do të mblidhet më 13 korrik; më 14 dhe 15 korrik do ketë mbledhje informale të GAC – Këshilli i Çështjeve të Përgjithëshme. Këshilli i Punëvë të Jashtme do mblidhet më 18 korrik. Midis sot dhe 18 korrikut ka kohë të mjaftueshme për të vendosur në rendin e ditës, për të thirrur COREPER-in dhe për të marrë vendimin për mbajtjen e Konferencës po Brenda këtij 10 ditori.

Kjo do të ndreqte një gabim strategjik të BE-së. Ajo do të mbyllte një padrejtësi jo të vogël ndaj Shqipërisë qëi ka plotësuar me kohë të gjithë kërkesat e BE-së. Ajo do të jepte edhe mesazhin politik konkret, me vepra, atë që populli dhe vendi ynë prêt prej kaq kohësh, se procesi i zgjerimit vazhdon pas nje ngecje prej me shumë se dy vitesh.

Shqipëria është e gatshme për hapin tjetër, të ulet në tryezën e Konferencës të Parë në çdo kohë që do e thërresë BE-ja. Kjo do i bëjë shumë mire vendit tonë, vendeve tona, dhe vetë BE-së! BE-ja do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më e plotë! Do të rivendoset kredibiliteti që ka qenë në balance prej disa kohësh./JavaNews.al

Next Post
Rritja e rasteve me covid/ Epidemiologu Alimehmeti shpjegon arsyen: Jemi në një situatë ku s’ka vend për panik

Rritja e rasteve me covid/ Epidemiologu Alimehmeti shpjegon arsyen: Jemi në një situatë ku s'ka vend për panik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com