• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, Hungaria dhe Polonia mbështesin integrimin e Shqipërisë

by Java News
25/04/2018 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të takimeve në kuadër të axhendës evropiane të Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilloi një takim në Estoni me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë László Kövér dhe me Marek Tadeusz Kuchciński Kryetar i Sejmit të Polonisë.

Gjatë takimit me homologun hungarez, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve. Për këtë Ruçi u shpreh se Hungaria ka qenë dhe mbetet një nga vendet anëtarë të BE-së e cila mbështet fuqimisht procesin e integrimit të Shqipërisë.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë László Kövér u shpreh gjatë takimit se Hungaria ashtu si edhe më parë, vijon të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë. Kövér u ndal gjatë takimit edhe në intensifikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve edhe në fusha të tjera, duke u shprehur se krahas rritjes së shkëmbimeve tregtare, turizmi mbetet një nga sektorët që ofron mundësi të shumta për turistët hungarezë si edhe për investitorët që duan të investojnë në këtë sektor. Për këtë,  Kövér u shpreh se: “Të dyja palët janë të gatshme të intensifikojnë më tej dialogun politik nëpërmjet vizitave në nivelet më të larta si një kontribut i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellët”.

Pjesë e takimit u bë edhe premtimi i palës hungareze për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe në Këshillin e Evropës.

Në takimin me Marek Tadeusz Kuchciński, Kryetar i Sejmit të Polonisë, Ruçi e informoi homologun e tij për procesin e reformës në drejtësi që është duke ndërmarrë vendi. Ruçi u shpreh se zbatimi i elementit kyç të reformës në drejtësi që është ligji për Vetting-un, po bën të mundur verifikimin e rreth 800 gjyqtarëve dhe prokuroreve dhe se për të garantuar një proces sa më transparent, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka shpërndarë ekspertizën e tij të kualifikuar që do të shoqërojë këtë proces.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë tha gjithashtu se zbatimi i reformës në drejtësi është një rrugëtim i vështirë, por i vendosur edhe në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim. “Nuk është një rrugë e lehtë, por zgjidhja jonë është e forte. Ne mbështetemi në shtetet anëtare të BE-së për të na shoqëruar dhe mbështetur në këtë udhëtim të vështirë”,- u shpreh Ruçi.

Pjesë e bisedës ishte dhe pjesëmarrja e Polonisë në nismat rajonale në Ballkan ku Ruçi e falënderoi homologun Kuchciński për ndihmën dhe praninë e Polonisë në Kosovë si pjesë e operacioneve të KFOR-it duke shprehur dëshirën dhe angazhimin e palës shqiptare për një intensifikim të mëtejshëm të marrëdhënieve të Polonisë dhe Kosovës.

Përsa i përket bashkëpunimit ekonomik, në takim u theksua nevoja e rritjes së këtij bashkëpunimi ku Shqipëria ofron për mjaft mundësi për investitorët polakë si në turizëm, bujqësi, agro-përpunim, transport dhe energji.

a.ç

Next Post
Filtri i vetting-ut ‘instalohet’ në Polici, 3 mln euro për të pastruar efektivët e uniformave blu

Vettingu, vetëm 10% e policëve kanë dorëzuar formularët deri tani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Shpërthen depozita e pikës së karburantit pranë “Brrylit” në Tiranë, disa punonjës të plagosur, shembet një godinë një katëshe! Ja për çfarë dyshohet

Tre punonjësit e plagosur nga shpërthimi në karburantin te “Brryli” dërgohen te Trauma, Ministria e Shëndetësisë zbulon si është gjendja e tyre

September 9, 2026
FOTO/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

FOTO/ Shkatërrim, kaos dhe të plagosur! Çfarë la pas shpërthimi në karburantin te “Brryli”, detajet e ngjarjes dhe hetimet e Policisë

September 9, 2026
“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përballë baltës e helmit të vemjeve të kanaleve sociale

September 9, 2026
Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 600 fluturime pas defektit në sistemin e kontrollit ajror, qindra mijëra pasagjerë orë të gjata pasigurie

Kaos në aeroportet britanike, anulohen mbi 600 fluturime pas defektit në sistemin e kontrollit ajror, qindra mijëra pasagjerë orë të gjata pasigurie

September 9, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Rubio paralajmëron Teheranin: Për çdo sulm ndaj anijeve amerikane, Irani do të humbasë cisterna!

September 9, 2026
Champions ngre siparin, objektiv ‘Metropolitano’! Nis sot kompeticioni më i ndjekur i futbollit, të gjithë kundër ‘mbretërve’ të Paris Saint Germain

Superkompjuteri i “Opta” parashikon fituesin e Champions League, ja 10 skuadrat favorite! Befasia në listë

September 9, 2026
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001

September 9, 2026
DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia (FOTO)

DETAJET/ Shpërthimi në pikën e karburantit, të plagosur 3 punonjësit e pikës! Zbulohet shkaku, ja çfarë thotë Policia (FOTO)

September 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Moti/ Përsëri temperatura të larta në Shqipëri, por në zonat malore priten edhe reshje shiu!

September 9, 2026
“Ndizen” tensionet në Hormuz! SHBA bombardon pesë cisterna iraniane, Irani kundërpërgjigjet me raketa drejt një baze amerikane në Jordani

“Ndizen” tensionet në Hormuz! SHBA bombardon pesë cisterna iraniane, Irani kundërpërgjigjet me raketa drejt një baze amerikane në Jordani

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com