• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Gjonaj: Na pret një rrugë e vështirë! Opozita nuk u ftua sepse axhenda ishte për…

by
19/07/2022 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një moment historik e ka cilësuar nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj thotë se pas këtij momenti Shqipëria do të ketë përpara një rrugëtim të gjatë e të vështirë deri në plotësimin e të gjitha kapitujve për tu bërë anëtarë e BE-së me të drejta të plota.

“Një moment historik, ditë e shumëpritur që në fakt kemi punuar shumë gjatë. Sot është përcaktimi I kuadrit negociues, ne e kemi filluar punën shumë më herët. Bëhet për herë të parë si procedurë nga Këshilli Europian. Ka patur një mbështetje të vazhdueshme nga SHBA, sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili para disa ditësh bëri një deklaratë që mbështesë hapjen e negociatave. Ne konsiderohemi jo vetëm si vende aleate të SHBA, por edhe si një vend strategjik që luan një rol të rëndësishëm për sigurinë në rajon”, tha Gjonaj.

E ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, deputetja tha se kapitujt e parë që do të hapen janë kapitulli 23 dhe 24 që lidhen me drejtësinë dhe korrupsionin. Gjonaj shprehet se reforma ndë drejtësi ka dhënë rezultatet e veta po mbetet ende shumë punë për tu bërë përpara.

“Një proces shumë i gjatë dhe i vështirë na pret para duke e konsideruar të mirëqenë vullnetin e maxhorancës, por duke shpresuar edhe nga opozita të vijojmë me atë pjesën që konsiderohet teknike duke patur mundësinë që me screeming, sesa është në përputhje me direktivat e BE, do e kemi mundësinë të hapim kapitujt me grupime. Do e kemi mundësinë të hapim disa kapituj, do kërkohen në grupime. Grupimi i parë është, kapitulli 23 dhe 24 që lidhet me drejtësinë dhe korrupsionin. Reforma në drejtësi e ka bërë Shqipërinë që të jetë pararojë e të gjithë vendeve të Ballkanit por jo vetëm. Ka qenë ndërtimi i një trak rekordi apo ndërtimi i një date base me rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Ky është një kërkesë që duhet të ndiqet nga SPAK në të gjitha rastet kur ka korrupsion të zyrtarëve të lartë”, u shpreh Gjonaj.

Sa i përket mungesës së opozitës në konferencën e parë ndërqeveritare, ajo shprehet se këto çështje teknike i takonin vetëm qeverisë dhe prandaj kanë marrë pjesë vetëm zëvendësministra që janë përgatitur gjatë gjithë kësaj kohë për kapitujt që BE ka kërkuar nga vendi ynë për tu plotësuar. Gjonaj tha se maxhoranca do t’i japë mundësinë opozitës që të ulen në tavolinë për të zhvilluar bisedime për çështjen e integrimit.

“Mund të ishte ftuar por përderisa ishte axhendë për ekzekutivin nuk ishte vendi për të patur deputetë as nga maxhoranca as nga opozita, se kështu do lindte e drejta të kishte deputetë edhe nga maxhoranca. Çështja është teknike, kush do i duhej të shkonte dhe të ishte pjesë. Maxhoranca do i japë mundësinë opozitës që të ulen e të bisedojnë për çështjet e integrimit, por se ca do bëjnë në shtator ata është një pjesë që nuk na takon”, tha Gjonaj.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut çelën sot negociatat me bashkimin pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej.

/e.d

Next Post
Kaos në ‘Air Albania’/ Tifozët boshnjakë ‘marrin krahë’ nga fitorja dhe përleshen me policinë

Kaos në 'Air Albania'/ Tifozët boshnjakë 'marrin krahë' nga fitorja dhe përleshen me policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

February 27, 2026
Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

February 27, 2026
Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

February 27, 2026
Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

February 27, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

U shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

February 27, 2026
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In