• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Negociatat/ Gjermania jep 2 mln euro asistencë teknike për Shqipërinë

by Java News
27/06/2019 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeverisë Shqiptare dhe ajo Gjermane nënshkruan një marrëveshje për ofrimin e asistencës teknike për të mbështetur përgatitjet për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në kapitujt e përzgjedhur ekonomikë të Acquis.

Në një njoftim për shtyp, Ambasada Gjermane në Tiranë, bën të ditur se, “Programi, i cili ka një vlerë prej 2 milionë eurosh dhe zgjat tre vjet, financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH”.

Programi synon të pajisë anëtarët e strukturave të ardhshme përgjegjëse për negociatat e Shqipërisë me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të kryer negociatat e anëtarësimit në BE në katër kapitujt kryesorë që kanë të bëjnë me: cilësinë dhe garantimin e sigurisë së produkteve në treg (Kapitulli 1); mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të konsumatorëve (Kapitulli 28); zhvillimin e konkurrueshmërisë së SME-ve (Kapitulli 20); mundësimin për shoqëritë tregtare dhe individët për t‘u vendosur dhe/ose ofruar shërbime lirisht dhe pa u diskriminuar kudo në BE (Kapitulli 3).

Bashkëpunimi do të ofrojë mbështetje për të avancuar në punën përgatitore të nevojshme për përmbushjen e kritereve të kërkuara (benchmarks) në këta kapituj. E fundit por jo më pak e rëndësishme, pjesëmarrja e organizatave të shoqërisë civile në këtë proces do të nxitet duke lehtësuar konsultimet dhe tryezat e diskutimeve me përfaqësues të komunitetit të biznesit, shoqatave të konsumatorëve dhe aktorëve të tjerë joshtetërorë.

Si një ofrues shërbimi me mbi 50 vjet eksperiencë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim të qëndrueshëm, GIZ është përkushtuar në formësimin e një të ardhmeje të denjë për tu jetuar në mbarë botën.

Ekspertiza GIZ mbulon një larmi fushash, duke përfshirë zhvillimin ekonomik
dhe nxitjen e punësimit, energjinë dhe mjedisin, paqen dhe sigurinë dhe kërkohet në të gjithë globin nga Qeveria Gjermane, institucionet e Bashkimit Evropian, Kombet e Bashkuara, sektori privat dhe qeveritë e shteteve te tjera. Kontraktuesi kryesor i GIZ është Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

Bashkëpunimi midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Shqipërisë filloi në vitin 1988. Gjatë këtyre viteve, GIZ ka realizuar projekte prej rreth 200 milion euro. Bashkëpunimi me Qeverinë Shqiptare aktualisht është fokusuar në tre fusha prioritare të cilat janë: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik; uji, ujërat e zeza, mbetjet e ngurta dhe në një masë më të vogël efiçienca e energjisë./l.m

Next Post
Dogji materialet zgjedhore në Burrel, pranga 43-vjeçarit

Dogji materialet zgjedhore në Burrel, pranga 43-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In