• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ Gazeta austriake njofton vendimin “de facto” të BE-së ndaj Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

by Java News
04/06/2019 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta kryesore austriake “Die Presse” shkruan se është marrë de facto vendimi i Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Franca, Holanda, Danimarka por edhe Gjermania janë kundër ose nuk janë pro. Sot këshilli i Ambasadorëve në BE do t’ia komunikojë këtë komisionerit Hahn. Një diplomat evropian i tha “Die Presse” se kishte dyshime për vullnetin e sinqertë për reforma:

“Shihni protestat në Shqipëri dhe sidomos sesi reagon qeveria. A mund të dallosh aty një përpjekje?  Dhe të mos harrojmë: ishte Komisioni Evropian që para dy tre vjetësh paralajmëroi rrezikun e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar”, tha ai.

Hapja e negociatave kërkon vendim unanim nga 28 vendet anëtare, prandaj është përjashtuar që para verës, dy vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE.

Me titullin: “Drita e kuqe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, gazeta shkruan se Franca dhe Holanda në veçanti kundërshtojnë fuqimisht hapjen e negociatave të pranimit me të dyja vendet, duke shtuar se Holanda shkon më tej, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund regjimit pa viza për qytetarët shqiptarë.

Të hënën, një zëdhënëse e Komisionit Evropian konfirmoi se ajo kishte marrë një letër nga Haga. Shqiptarët kanë udhëtuar për në BE pa viza që nga fundi i vitit 2010. Komisioni tani ka një muaj kohë për të shqyrtuar kërkesën holandeze.

Regjimi pa viza mund të anulohet në përputhje me rregullat e zbatueshme, në qoftë se ka shumë raste të kërkesave për azil nga vendi në fjalë ose numri i atyre që qëndrojnë më shumë se tre muaj rritet shumë. Gjithashtu në Danimarkë dhe Gjermani nuk ka marrëveshje për të hapur negociatat e pranimit me të dy shtetet.

Në Danimarkë, Parlamenti do të rizgjidhet këtë të mërkurë, ku duket një fitore e qartë për Social Demokratët. Nën udhëheqjen e partisë nga Mette Frederiksen, ata kanë lëvizur fuqimisht drejt së djathtës në lidhje me politikat ndaj emigrantëve.

Edhe në Gjermani, për arsye procedurale një marrëveshje para verës do të jetë e pamundur.

Qeveria lejohet të miratojë negociatat e pranimit me një shtet të tretë pas autorizimit paraprak të Bundestagut, të cilit i kanë mbetur edhe dy mbledhje përpara pushimeve verore.

Rrjedhimisht, deputetët nuk kishin kohë për të studiuar dhe debatuar raportin e progresit të Komisionit Evropian, i cili u botua në Bruksel javën e shkuar.

Në këtë raport, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të pranimit.

Jo më herët se në fund të shtatorit, Bundestagu do të jetë në gjendje për të vendosur, tha zëvendës shefi i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann Wadephul, të enjten. (Panorama)/l.m

Next Post
Tërmeti në Korçë, banorët nuk ikin nga fshati Floq, strehohen në çadra dhe në shkollë

Tërmeti në Korçë, banorët nuk ikin nga fshati Floq, strehohen në çadra dhe në shkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In