• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Negociatat/ Financial Times: Brukseli i parashtron planin Parisit për të bërë efektiv procesin e zgjerimit të BE-së

by Java News
04/02/2020 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

*Artikulli i plotë i prestigjozes ”Financial Times” mbi planin për të bërë efektiv procesin e zgjerimit të BE-së

Brukseli ka parashtruar planin për të bërë efektiv procesin e zgjerimit të BE-së dhe për t’u dhënë vendeve anëtare fuqi më të mëdha për të ndaluar ose për të marrë një vendim ndryshe për negociatat e pranimit, si përgjigje kjo ndaj shqetësimeve të Parisit dhe të kryeqyteteve të tjera. Ky projektplan u hartua si rezultat i një vendimi të diskutueshëm, nën drejtimin e Francës, për të ndaluar hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sipas “Financial Times”, që arriti të siguronte këtë dokument.

Dokumenti i Komisionit Europian, që do të publikohet këtë javë, hap rrugën për një betejë të mundshme midis vendeve anëtare të BE-së nëse do t’i hapë Shkupit dhe Tiranës dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të përballet me një sfidë të madhe në zgjedhjet e prillit me euroskeptikët, të cilët thonë se vendi është tradhtuar nga BE, pavarësisht plotësimit të kërkesave të unionit, përfshirë ndryshimin e emrit të saj për t’i dhënë fund një mosmarrëveshje të gjatë me Greqinë.

Projektplani i Komisionit për zgjerimin fokusohet te “thirrjet e fuqishme” nga vendet anëtare, si edhe nga vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, për të qenë më të qartë lidhur me pritshmëritë e bllokut nga vendet kandidate dhe se cilat do të jenë pasojat nëse këto kushte përmbushen ose jo. Sipas këtij projektplani heqja dorë ose vonesat në reformat e nevojshme që duhen të zbatohen nga vendet kandidate mund të çojnë në pezullim ose shtyrje të datës së negociatave ose në mbyllje të kapitujve që priteshin të ridiskutoheshin ose të shqyrtoheshin.

Projektplani gjithashtu bën thirrje për rritjen e lehtësirave për vendet kandidate me performancë të mirë, përfshirë rritjen e fondeve dhe investimeve si dhe integrimin më të ngushtë me politikat e BE-së, tregjet dhe programet në fushat ku ka patur progres.
Zyrtarët dhe diplomatët e BE theksuan se ky projektplan mbetet fokusi i debatit, përfshirë edhe numrin e votave të vendeve anëtare për të ndërprerë bisedimet e zgjerimit në një moment kur ato kanë filluar.

Pas miratimit të projektplanit rregullat për hapjen e negociatave do të nisin të zbatohen, duke lënë mënjanë një çështje ende në diskutim, siç është alternativa ku disa vende pranojnë negociata të ngadalta si Serbia që nga viti 2014 dhe Mali i Zi që nga 2012.

Premtimi për të paraqitur një projektplan sa më të qartë u drejtohet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë dashur prej kohësh të anëtarësohen në BE, por gjithashtu ato duhet do të shqetësohen pasi ky projektplan mund të rrisë mundësinë që anëtarësimi i tyre të bllokohet.

Tetorin e kaluar, Franca provokoi zemërim në shtetet e tjera të BE-së dhe në komision kur bllokoi fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe – së bashku me Holandën dhe Danimarkën – me Shqipërinë. Parisi argumentoi se vendet nuk kishin bërë progres të mjaftueshëm me reformat për të reduktuar korrupsionin dhe forcuar shtetin e së drejtës. Përkrahësit e Shkupit shpresojnë për një ndryshim të qëndrimit të Emmanuel Macronit në minutën e fundit, në një takim të liderëve të BE muajin e ardhshëm, pas zgjedhjeve lokale në Francë dhe para zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoninë e Veriut.

Por, diplomatët paralajmërojnë se zgjedhjet në vendet e tjera skeptike për zgjerimin – siç është Holanda, që zhvillon zgjedhjet vitin e ardhshëm – mund ta komplikojnë më tej debatin. Nikola Dimitrov, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, tha se një vendim për hapjen e negociatave përpara zgjedhjeve të prillit në vendin e tij, “përbënte thelbin e përgjigjes se çfarë Europa dëshironte nga Ballkani. Nëse Europa kërkon një rajon demokratik dhe në paqe, ajo duhet të mbajë premtimet kur vendet i kanë zbatuar reformat e vështira të kërkuara dhe kanë zgjidhur mosmarrëveshjet afatgjata”.

Ai shtoi se çdo strategji e re zgjerimi duhet të përqëndrohet mbi kapitalizimin e frymës politike pro europiane që nuk duhet të fitohet lehtë.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, tha se shtytja e Macron për të reformuar procesin e pranimit ishte “një frymë e ajrit të pastër në një proces që duket se po pengohet dhe duket se bëhet gjithnjë e më skizofrenik midis teknikave dhe vendimmarrjes politike”.

Ai tha se “shpresonte se ky proces i ri të sillte më shumë qartësi, më shumë ndershmëri, edhe pse mund të ketë lindur nga një proces i gjatë dhe i thellë padrejtësish”.

“Të bësh dallim mes vendeve ballkanike që kanë nisur procesin e fillimit të negociatave dhe atyre që pasojnë është parimisht shumë e padrejtë dhe gjeopolitikisht e gabuar”, thotë Rama. Por, kjo nuk do të ndryshonte orientimin pro BE të Shqipërisë ose mendimin e saj në favor të metodologjisë së re për zgjerimin. /Lexo.al/

Next Post
Takimi i Yuri Kim me Bashën, reagon ambasada e SHBA: Nxiti palët që të realizojnë Kodin Zgjedhor

Takimi i Yuri Kim me Bashën, reagon ambasada e SHBA: Nxiti palët që të realizojnë Kodin Zgjedhor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

Katër orë negociata Rusi-Ukrainë, s’ka ‘tym të bardhë’! Rubio: U bënë hapa konstruktivë! Lavrov: Nuk do i ulim armët siç kërkon Europa

November 10, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari!

November 10, 2026
Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

Aksident në Sarandë, makina përplas egjiptianin këmbësor te “Terminali”, ja si paraqitet gjendja e 31-vjeçarit!

November 10, 2026
“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

“Synojmë të garantojmë pension dinjitoz”- Ministri Malaj: Inflacioni në vend 2.9 për qind, në Ballkan mbi 4 për qind! Po rishikojmë dhe…

November 10, 2026
Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi zbulon afatin se kur përfundojnë punimet e aksit!

Rruga Tiranë-Durrës, ministri Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te “Ura e Dajlanit”!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In