• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat me Bushatin, Kotzias: Tirana ka ndryshuar kurs, jemi drejt zgjidhjeve!

by Java News
04/12/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për gazetën “Ethnos” të së dielës kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias ka bërë një pasqyrë të gjatë të politikës së Jashtme greke ku midis të tjerash ka folur edhe për Shqipërinë dhe negociatat me Tiranën që filluan në Kretë dhe do të vazhdojnë në Tiranë.

I pyetur nëse është optimist për një zgjidhje pakete, Kotzias ka theksuar se mendon që dy palët ndodhen në rrugën e duhur për një marrëveshje që do të jetë pozitive për të dyja palët.

“Brenda historisë së përbashkët të dy popujve tanë, u krijuan ndërvarësi të shumta, linja konflikti, por edhe mundësi miqësie. Duhet të zgjidhim problemet e së kaluarës, të punojmë për të mirën sot dhe të sigurojmë një agjendë pozitive bashkëpunimi për të ardhmen. Sa i përket problemeve dhe mundësive për veprim të përbashkët, disa i interesojnë më shumë palës shqiptare dhe të tjera palës greke . Përballimi i tyre në mënyrë të përbashkët përbën atë që në teorinë e negociatave quhet zgjidhja –paketë, sepse merret në konsideratë asimetria ekzistuese e interesit për tema të ndryshme”, – ka thënë Kotzias.

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka kritikuar opozitën greke që i ka kërkuar atij para takimit me homologun Bushati, të paraqesë strategjinë e tij, duke i quajtur konservatorët mendjelehtë dhe pa përvojë, pasi asnjëherë nuk bëhen publike metodat dhe taktikat që do të ndiqen gjatë një procesi negocimi diplomatik.

I pyetur nëse ka ndonjë shenjë ndryshimi në qëndrimin e qeverisë Rama kundrejt Athinës, Kotzias thekson se në Tiranë është bërë i kuptueshëm fakti që rruga evropiane e vendit është më e rëndësishme se disa çështje të tjera. Është fakt pozitiv thekson Kotzias, që në deklaratat e fundit të Ramës, flet për zhvillimin e një marrëdhënieje strategjike midis Greqisë dhe Shqipërisë, çka kontribuon në zhvillimin e besimit reciprok. TCH

ma.me

Next Post

Xhafaj: Kemi goditur grupet kriminale, 'Forca e ligjit' po jep rezultate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“PD-ja është parti bojkotesh”- Zgjedhjet vendore më 9 maj, Çupi: Berisha që tani e pranon humbjen, i ka frikë kutitë e votimit!

October 30, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rama në Tryezën Kombëtare: Nga viti i ardhshëm, fëmijët në shkollë deri në orën 17:00!

October 30, 2026
Avokati i Popullit në Këshillin Kombëtar për Fëmijët: Policia të mos përsërisë shkeljet ndaj të miturve në protestë!

Avokati i Popullit në Këshillin Kombëtar për Fëmijët: Policia të mos përsërisë shkeljet ndaj të miturve në protestë!

October 30, 2026
Kremlini konfirmon armëpushimin në Oleshky: Po punojmë me Ukrainën për kohën e evakuimit

Peskov: Përgatitjet për negociatat në Abu Dhabi nuk nënkuptojnë armëpushim

October 30, 2026
6.3 miliardë dollarë. Grabitet kompania më e madhe e kriptovalutave

6.3 miliardë dollarë. Grabitet kompania më e madhe e kriptovalutave

October 30, 2026
Tryeza Kombëtare/ Kumbaro: Shkollat janë rikthyer në normalitet, nuk do të tolerohen presionet ndaj nxënësve!

Tryeza Kombëtare/ Kumbaro: Shkollat janë rikthyer në normalitet, nuk do të tolerohen presionet ndaj nxënësve!

October 30, 2026
Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “së shpejti”

October 30, 2026
Aktori Hugh Jackman ndan mesazhin prekës për vdekjen e Patrick Stewart: Do të më mungosh gjithë jetën!

Aktori Hugh Jackman ndan mesazhin prekës për vdekjen e Patrick Stewart: Do të më mungosh gjithë jetën!

October 30, 2026
Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

October 30, 2026
Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In