• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

by A R
30/03/2026 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i opozitës Sali Berisha deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian është bllokuar, duke akuzuar qeverinë për pengimin e progresit në rrugën drejt anëtarësimit. Gjatë një konference për mediat, ai theksoi se raporti i rëndësishëm IBAR, që vlerëson standardet në sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, nuk është miratuar për Shqipërinë nga vendet anëtare të BE-së.

Sipas Berishës, mungesa e miratimit unanim të këtij raporti pengon hapjen dhe mbylljen e kapitujve kyç të negociatave, konkretisht kapitujt 23 dhe 24, duke e lënë vendin në “vendnumëro” në procesin e integrimit. Ai fajësoi kryeministrin Edi Rama për këtë situatë, duke pretenduar se vendimet e tij politike kanë ndikuar drejtpërdrejt në qëndrimin e disa vendeve anëtare të BE-së.

“Ky vendim detyroi një numër vendesh anëtare të BE që të bllokojnë raportin më të rëndësishëm, de facto progresin drejt integrimit.

Raporti IBAR, apo raporti mbi vlerësimin e përkohshëm të standardeve, në të cilin vlerësohet përparimi në sundimin e ligjit, në sistemin gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, në dy kapitujt më themelorë të procesit të integrimit, kapitujt 23 dhe 24, në rastin e Shqipërisë, mbeti në klasë.

Për ata të cilët bëjnë fjalë se procesi vazhdon, mund të informoj çdo shqiptar se derisa vendet anëtare të BE të mos e miratojnë në mënyrë unanime raportin IBAR, Shqipëria nuk do mund të ecë përpara në mbylljen e kapitujve.

Kjo është e vërteta. Pra, Shqipëria është e bllokuar, është në vendnumëro, nuk ecën dot përpara. Dhe ky raport është unanim, do miratim unanim. Pra, shqiptarët ta kenë të qartë se Edi Rama me vendimin që mori për të mbrojtur veten e tij duke bllokuar me parlament arrestimin e Lubi Ballukut, bllokoi de facto procesin e integrimit në BE. Bëj këtë sqarim për mediat, me lutjen që ta përcjellin në mënyrë korrekte.

Këto janë shpjegimet dhe komentet që bënë përfaqësuesit e Komisionit Europian për radion Europa e Lirë, në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të mos mashtrohen nga propaganda e Edi Ramës, dhe ata të Serbisë nga propaganda e Aleksandër Vuçiç”, tha kreu i opzotës.

Kreu i opozitës bëri krahasim me Mali i Zi, për të cilin tha se ka marrë vlerësim pozitiv në raportin IBAR, duke theksuar diferencën në ecurinë e dy vendeve drejt integrimit evropian. Ai shtoi se nuk ekziston një model anëtarësimi “i dorës së dytë” në BE dhe se çdo përpjekje në këtë drejtim është e pabazë në kuadrin ligjor evropian.

“Por, e vërteta është se IBAR për Malin e Zi kaloi pozitivisht. U votua unanimisht raporti i standardeve Raporti IBAR për Shqipërinë, për shkak të kthimit mbrapa të Shqipërisë, nuk u votua dhe kërkon votim unanim. Janë disa vende, jo një vend, që kundërshtojnë në mënyrë të prerë pas vendimit të Edi Ramës për të asgjësuar sistemin e drejtësisë. Të marrim përpjekjet e Edi Ramës për të hequr dorë dhe për t’u anëtarësuar si vend anëtar i dorës së dytë jo me të drejta të plota në BE. Dhe këtu, shqiptarët duhet ta dinë se në BE nuk ekzistojnë anëtarë të dorës së parë dhe të dytë. Sigurisht janë vendet kryesore që kanë peshën më të madhe, por e vërteta është se këto, në tryezën e vendimeve, ulen si të barabarta të gjitha vendet dhe asnjë nuk ulet si i dorës së parë apo dorës së dytë. Për BE-në, nuk ekziston kuadër ligjor për anëtarësime të dorës së dytë. Dhe për t’u miratuar ky kuadër ligjor, duhet të votojnë të gjitha vendet. Pra, përpjekja Rama-Vuçiç është thjesht një përpjekje e turpshme për të cilën ata dëshmuan se janë të gatshëm të sakrifikojnë interesa kombëtare, dinjitetin kombëtar për pushtetin e tyre.

Dhe nuk ka pothuajse asnjë mundësi të pranohet si alternativë. Nuk ekziston kuadër ligjor. Por në rast se do ekzistonte një kuadër ligjor, Edi Rama mendon se me drejtësinë e kontrolluar prej tij, ai mund të përfitonte anëtarësimin si vend i dorës së dytë. Jo absolutisht.

Sepse shteti ligjor dhe funksionimi i tyre janë kushte themelore për të qenë pjesë e BE. Hiq votat nga ti, është puna jote, vetëposhtërim. Zhvillo farsa elektorale, nuk pranohesh. Nuk ka shtet ligjor pa zgjedhje të lira. Nuk ka shtet ligjor pa drejtësi të pavarur. Nuk mund të jesh në hapësirën evropiane sepse interesat evropiane në këtë hapësirë janë të tillë. Pra, edhe letra famëzezë Rama-Vuçiç është një dokument turpi i arkivuar në histori pa asnjë vlerë”, përfundoi Berisha.

Next Post
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD thirrje Berishës: Fakto publikisht akuzat ndaj Ervin Salianjit

March 30, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In