• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Negociatat/ BE në mëdyshje, shqiptarët kundër, pro vetëm Soreca!

by Ben Andoni
30/05/2019 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është e vërtetë se qysh në vitin 2016 Shqipëri është rekomanduar katër herë për Hapjen e Negociatave nga Komisioni Evropian. Dhe, plot tre herë jemi kthyer pas nga Këshilli i Evropës, Institucion Suprem i BE-së, që rolin e madh të Komisionit e zvogëlon thatë me argumentet që gjenden lehtë për vendin tonë. Këtë herë është pothuaj e ditur se Shqipërisë do t’i jepet një mundësi ndoshta në Vjeshtë, që bashkë me Maqedoninë e Veriut (Kjo ndoshta mund ta marrë menjëherë) t’i bashkangjiten udhës, ku duhet të plotësojnë dokumentacionin e duhur, të cilin Serbët dhe Malazezët e realizuan dhe tashmë kanë kaluar 1/3 e përmbushjes së detyrimeve drejt BE-së. Serbia dhe Mal i Zi, dy vendet e luftrave të përgjakshme ballkanike, janë para nesh, teksa ne vetëm vazhdojmë luftën kundra vendit tonë!!!

Që të arrish në këtë stad nuk është aspak e lehtë për vende si Shqipëria, por të gëzosh në këtë masë për mos-integrimin është hidhësi dhe fatkeqësi. Duket se vetëm ambasadori Soreca ka gjetur kohë që kur i ka përcjellë dokumentin kryeministrit të vendit të shprehet me nota vlerësuese dhe inkurajuese: “Konsensus për integrimin, tejkaloni polarizimin, tejkaloni ndasitë partiake. Të jeni të bashkuara përpara integrimit. Ne ritheksojmë të angazhoheni në dialog, Sot Shqipëria ka arritur një gur kilometrik shumë të rëndësishëm”. Më këndshëm, më bukur, më drejtë se kaq nuk mund të flitet për një vend që ka shporrur një diktaturë dhe po rreket në tre dekada të gjej identitetin e vet përmes lindjes së elitave që kërkojnë të vetë-identifikohen sesa të prodhojnë modele zhvillimi për vendin.

Një mësim të madh duhet të marrë Edi Rama kryeministri i vendit që megjithë listën e skandaleve nuk ka ditur të bëj një Mea Culpa pse jo dhe një dorëheqje, kurse një po kaq të madhe i takon Lulzim Bashës kreut të opozitës dhe shpurës së tij, që një ditë të vetme të rreshtnin nga anatemat për hir të vendit. Një keqardhje e madhe të vjen për të gjithë njerëzit që janë marrë me integrimin e vendit, të cilët sapo nuk janë në pushtet vetëm vjedhin vrer dhe duket se çdo kritikë të dokumentit të Komisionit Evropian e kthejnë në zi për vendin!!!

Shqipëria është kështu si është sepse kaq dimë të ndërtojmë. Shqipëria është kështu si është sepse kaq kemi vizion. Shqipëria është kështu si është sepse ende nuk kemi një model zhvillimi për vendin. Shqipëria është kështu si është pasi kryeministri i vendit e ka të vështirë të shikojë realitetin e vendit, ashtu si kreu i opozitës i janë errur sytë për pushtet, që herët ose vonë do ta ketë të gjithin për vete për ta shpërdoruar njësoj si paraardhësit e tij.

Është turp që në këtë ditë të jetë më shumë pozitiv ambasadori Soreca sesa vetë ne shqiptarët. Është thjesht turp. (Javanews)

Next Post
Meta, i prekur nga vdekja e Likës: Stigmatizonte me mençuri plagët sociale

Meta, i prekur nga vdekja e Likës: Stigmatizonte me mençuri plagët sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In