Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sot zyrtarisht përgjigjen e testit të koronavirusit për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas publikimit që bëri edhe vetë z.Trump pak minuta më parë, ai rezulton negativ në tamponin e Covid-19.
“Kjo do të thotë që nuk mund ta marr (imun) dhe nuk mund ta jap. Shumë bukur ta dish!”, njofton Presidenti Donald Trump.
Mjekët e Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar se pas mjekimit dhe më pak se 10 ditë nga 2 tetori kur Trump u shtrua në spitalin ushtarak shtetëror, ai rezulton i pastër dhe as mund të infektohet e as mund të injektojë ndokënd.
Në këtë mënyrë, nga e hëna, Trump mund të rifillojë fushatën dhe ai ka njoftuar axhendë të ngjeshur në disa shtete me mitingje elektorale në prag të 3 nëntorit kur zhvillohen zgjedhjet presidenciale në SHBA.
/a.r