• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

by Ben Andoni
20/08/2026 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

As mëndja më e ndritur e kohës ose shumë pak syresh mes dy Luftërave të Mëdha mund t’u shkonte ndërmend se bota do kishte ndonjëherë këto zhvillime, lidhur me Inteligjencën Artificiale. Ca më shumë në Shqipërinë e fillim shekullit XX. Asokohe idetë e reja, teoritë dhe parimet mbizotëronin, kurse lehtësia sesi një pjesë e kinseve sot përdorin lloj-lloj marifetesh, apo IA për të treguar “mençurinë” ishte shumë e huaj. Po kush mund ta merrte me mënd në Shqipërinë e vogël me një përqindje të paimagjinueshme analfabetizmi ato që do sillte bota dhe vendin e saj të vërtetë në këtë botë!

Gjithsesi, vitet ’30 e trandën realisht jetën shqiptare. Përcjellja e ideve, teorive filozofike dhe metodikave po u vinin atëbotë shqiptarëve që mund të lexonin përmes organeve të shtypit, krijuar nga një grup idealistësh dhe njerëzish shumë largpamës. Mes tyre shquan Nebil Çika, të mrekullon mëndja e Branko Merxhanit dhe Vangjel Koçës, thellësia e Tajar Zavalanit, Ismet Totos, Ernest Koliqit, Stavro Skëndit, Safet Butkës e pak të tjerëve. Më “pleqtë” Fishta, Anton Harapi, Mit’hat Frashëri apo dhe Mehdi Frashëri e kanë treguar veten sepse e kanë prekur shtetin në disa segmente. Tek të gjithë, gati pa përjashtim, por në forma shprehjesh të ndryshme ngrihet shpesh një shqetësim që lidhet me konfuzionin e qenies shqiptare: Shqiptari nuk ka qasje reale për problemet kombëtare dhe nuk ka emërues të përbashkët qëndrimi përballë problemeve morale, politike, filozofike, etj., që përball vendi. Për Nebil Çikën që përdor madje fjalën e bukur “mentar” për “intelektual”, kjo shtresë ka një gabim jo të pakët sepse nuk shpërhap idetë e vërteta që do të shërbenin për zgjimin dhe qytetërimin. Në fakt, mentarët e sotëm të shekullit XXI problemin e kanë më shumë me pseudot dhe rolin e tyre, moralitetin e qëndrimit dhe përballjen me një sistem individësh që kërkon klikime dhe fshehjen pas IA-së, apo me pamundësinë përballë relativizimit të banalitetit. Këtë ndjen në diskutimet e sotme që bëhen me personazhe të ndryshme që po merren me protestën, ku shpesh fyerjet, akuzat nuk shkojnë dot as në pasqyrimin më të thjeshtë të problemeve tona. Me sa duket, nuk i njohin. Nuk i kuptojnë. Dhe, nuk duan t’i njohin. Për fat të keq: ato janë shumë më tepër sesa dorëheqja e Ramës dhe Qeveria Teknike dhe shkojnë në dëmtimin gati të pakthyeshëm të “Homo Albanicus”. Në shtjellën e tij “Komb, Kulturë e gjuhë” (1942) në librin “Njëmendësia shqiptare” (1943), Çika e shkruan kështu pas një arsyetimi bajagi të gjatë: ”…që domethënë se në Shqipëri s’ka mentarë me ide krejt të caktuara e prandaj s’kemi edhe lëvizje e rryma idesh të caktuara, s’kemi ide rreth të cilave të jenë mbledhur shumica njerëzish, ide udhëheqëse, pra, ide që të jenë si parime drejtonjëse. Me një fjalë, s’kemi një ‘intelektualizëm’ shqiptar, një jetë shpirtërore. Mentarët tanë janë vetëm vlera ose fuqia virtuale, vlera individuale tani për tani në shërbim t’interesës vetjake të tyre, të stomakëve delikatë të tyre”.   A mos vallë Nebil Çika të ketë ardhur me këto rreshta në vitin 2026? Jo, por, nuk ka këshillë më të mirë për grupet e pafundme të ‘Flamingove’ dhe protagonistëve të saj, apo dhe të pakënaqurve të shumtë mes tyre dhe bashkë me ta edhe konfuzionistëve: t’i kujtojnë këto këshilla sepse kjo ishte bash forca e njerëzve të një shekulli më parë që i bënë të paharrueshme vitet ’30 dhe ’40 edhe me fatet e tyre paradoksale, sepse e njohën individin shqiptar në thelb. Mbase me këto fjalë, shpirti i Nebil Çikës është duke këqyrur në protestën e “Flamingove”…, por thjesht qesëndisës dhe jo prej Inteligjencës Artificiale. (Javanews)

 

 

Next Post
“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhyrje edhe nga ajri!

“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhyrje edhe nga ajri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com