• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në zgjedhjet lokale bie pjesëmarrja, por…

by Eduard Zaloshnja
24/05/2023 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Lajtmotivi i analizve pas zgjedhjeve lokale në Shqipëri është: “Dihet që në zgjedhje lokale bie pjesëmarrja, krahasuar me zgjedhjet paraardhëse politike”. Mëse e vërtetë, por…

Më 14 maj 2023, morën pjesë në zgjedhjet lokale pothuaj 1 milion e 400 mijë shqiptarë të rritur. Ndërsa dy vjet më parë, në zgjedhjet politike, votuan mbi 1 milion e 660 mijë shqiptarë të rritur. Firoja e numrit të pjesëmarrësve ishte mbi 260 mijë, por ajo ishte e përqendruar pothuaj e gjitha tek opozita. Vetëm diçka mbi 10 mijë vota më pak morën kandidatët për kryebashkiakë të PS-së, krahasuar me votat që morën parvjet kandidatët për deputetë të PS+PSD…

Më 2015 (zgjedhjet e fundit lokale që nuk u bojkotuan nga opozita), pjesëmarrësit ishin rreth 160 mijë më pak se sa në zgjedhjet politike të 2013-ës, por firoja ishte e përqendruar kryesisht majtas. Plot 150 mijë më pak votuan për kandidatët për kryebashkiakë të PS+LSI+etj., krahasuar me sa votuan dy vjet më parë për kandidatët për deputetë të koalicionit PS+LSI+etj.

Më 2011, numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale ishte rreth 100 mijë më pak se sa në zgjedhjet politike të 2009-ës, por firoja ishte e përqendruar kryesisht djathas. Vetëm 20 mijë vota më pak morën kandidatët socialistë për kryebashkiakë/kryekomunarë, krahasuar me kandidatët për deputetë të koalicionit socialist të 2009-ës.

Më 2007, numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale ishte rreth 120 mijë më pak se sa në zgjedhjet politike të 2005-ës, por firoja ishte e përqendruar kryesisht djathas. Plot 110 mijë vota më pak morën kandidatët e djathtë për kryebashkiakë/kryekomunarë, krahasuar me kandidatët për deputetë të koalicionit të djathtë të 2005-ës.

Më 2003, numri i pjesëmarrësve në zgjedhjet lokale ishte rreth 110 mijë më pak se sa në zgjedhjet politike të 2001-shit, por firoja ishte e përqendruar kryesisht majtas. Plot 100 mijë vota më pak morën kandidatët e majtë për kryebashkiakë/kryekomunarë, krahasuar me kandidatët për deputetë të koalicionit të majtë të 2001-shit.

Periudha 1996-2000 ishte e turbullt elektoralisht, prandaj nuk vlen të analizohet. Kurse 1992-shi përbën rastin më të veçantë elektoral nga pikpamja statistikore. Në zgjedhjet lokale të korrikut 1992, numri i pjesëmarrësve ra plot 200 mijë brenda katër muajve nga zgjedhjet historike politike të 22 marsit 1992. Dhe praktikisht e gjithë firoja e pjesëmarrësve ishte djathtas…

Shënim në lidhje me kryeqytetin: Më 14 maj 2023, numri i pjesëmarrësve në territorin e Bashkisë Tiranë ishte rreth 80 mijë më pak se sa në zgjedhjet politike të parvjetshme. Por firoja e pjesëmarrësve ishte 3/8 majtas dhe 5/8 djathtas, që solli si rrjedhojë një epërsi të Veliajt prej 60 mijë votash ndaj rivalit të dytë në garë…

Next Post
Basti i Dukës: Shkodra nuk thyhet, opozita shanse në Durrës e  Elbasan

A do të bashkëpunojë me PS? Duka: Me rëndësi që kauza jonë të mbijetojë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

October 28, 2026
Kim Jong Un i bën thirrje ushtrisë të jetë në gatishmëri luftarake pas tensioneve në Gadishullin Korean

Kim Jong Un i bën thirrje ushtrisë të jetë në gatishmëri luftarake pas tensioneve në Gadishullin Korean

October 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë Prezë, makina përplas për vdekje 58-vjeçarin

Aksident tragjik në Fushë Prezë, makina përplas për vdekje 58-vjeçarin

October 28, 2026
Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

October 28, 2026
Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë, detajet e para

Përplasen dy trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë, detajet e para

October 28, 2026
Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

October 28, 2026
Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

Eisenkot, apel Netanjahut: Mos guxo të hapësh luftë si kryeministër i përkohshëm

October 28, 2026
Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

October 28, 2026
Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

October 28, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Votuesit hispanikë kthehen kundër Trumpit: Na zhgënjeu, ishte gabim që e votuam

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In