• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në zgjedhjet e Kosovës do garojnë edhe persona me të kaluar kriminale!

by Java News
14/05/2017 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Persona të dyshuar për korrupsion dhe krime, si dhe ata nën hetime dhe me akuza nëpër gjykata, mund të jenë sërish nëpër listat zgjedhore të partive politike kosovare.

Mungesa e një ligji apo kodi etike, përmes së cilit do të pranoheshin rregullat e reja për pjesëmarrje në zgjedhje, bën që partitë politike të vendosin vetë nëse në lista do t’i përfshijnë edhe personat nën hetime apo edhe ata me të kaluar kriminale.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha për Radion Evropa e Lirë se në listat zgjedhore nuk mund të përfshihen personat që janë shpallur fajtor me vendim përfundimtar të gjykatës këto tre vjetët e fundit.

Ndërkaq, për personat e tjerë, ajo tha se mbetet te partitë politike që të vendosin, pasi që ligji nuk parashikon ndalesa tjera.

“Ata që janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës këto tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidat në lista, ndërkaq të tjerët të cilët kanë aktakuza të ngritura mund të jenë kandidat, por është çështje tjetër sa partitë politike e konsiderojnë atë morale dhe sa e konsiderojnë të përshtatshme”, theksoi Valdete Daka.

Betim Musliu nga Instituti për Drejtësi tha për Radion Evropa e Lirë se mundësia që në zgjedhje të garojnë edhe njerëz nën hetime apo me procese të hapura gjyqësore, është tregues se Kosova ende nuk do të jetë në atë shkallë të zhvillimit që të ndërtojë institucione me njerëz me të kaluar të pastër.

“Është fatkeqësi e madhe që sërish individë, të cilët kanë probleme me ligjin, në këtë rast që janë në procedura hetimore, apo kanë aktakuza të ngritura ose janë të dënuar në disa shkallë, të kenë mundësinë që të jenë pjesë e listave dhe të bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme”.

“Ky është një tregues që shpresat për të pasur një qeverisje më të mirë janë të zbehta po qe se partitë politike do të vendosin që kandidatët me të kaluar kriminale t’i vendosin në lista zgjedhore dhe me ta të ndërtojnë qeverinë”, thotë Betim Musliu.

Zgjedhjet e parakohshme, pamundësuan hartimin dhe miratimin e një kodi, i cili ishte prezantuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilit, pretendohej se do t’u ndalohej pjesëmarrja në zgjedhje dhe puna në institucionet e shtetit të gjithë personave që kanë lëndë të hapura nëpër gjykata.

Institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë poste për njerëz nën hetime, kishte deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Unë do të propozoj një kod për dekriminalizimin e politikës, ku asnjë kandidat nuk do të jetë në listat zgjedhore për deputet, nëse ai ka çfarëdo lloj aktakuze. Kjo do ta rriste cilësinë dhe nivelin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Thaçi.

Por, nisma e Thaçit, sipas Betim Musliut, ishte e gabuar që nga fillimi. Sipas tij, kjo çështje nuk mund të rregullohet me Kodin Penal, por me një Kod të Mirësjelljes, i cili do të pranohej nga të gjitha subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje.

“Një çështje e tillë do të mund të rregullohej përmes një ligji të veçantë apo më së miri do të ishte që të rregullohej përmes një Kodi të Mirësjelljes që do të nënshkruhej nga vetë partitë politike dhe të cilat do të parandalonin në njëfarë forme që individë të tillë të jenë pjesë e listave dhe qeverisjes”, vlerëson Musliu.

Gjatë të gjitha mandateve paraprake, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra të Qeverisë dhe poste nën-ministrore e deri te përfaqësuesit e institucioneve në nivelin lokal, janë ballafaquar në vazhdimësi me aktakuza, gjykime dhe ndjekje penale.

Pavarësisht thirrjeve që u janë bërë nga diplomatë ndërkombëtar dhe përfaqësues të shoqërisë civile, partitë politike në zgjedhjet e kaluara patën garuar edhe me kandidat nën hetime, duke pretenduar se askush nuk është i fajshëm, përderisa nuk ka një vendim të prerë nga gjykata.

Ndaj, në mungesë të rregullimit me ligj, mbetet të shihet se si do të sillen partitë politike në zgjedhjet e 11 qershorit dhe nëse në listat e tyre, do t’i përfshijnë sërish personat me lëndë të hapura nëpër gjykata, përgatiti ”REL”. (b.an)

Next Post
Nadali mposht tani Gjokoviçin, kap finalen në Madrid Open

Nadali mposht tani Gjokoviçin, kap finalen në Madrid Open

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

August 6, 2026
Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

August 6, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

August 6, 2026
Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

August 6, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

August 6, 2026
77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

August 6, 2026
Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

August 6, 2026
6-7 infarkte në ditë, mjekët: Shmangni ekspozimin në diell, si të dalloni shenjat e arrestit kardiak

Provimi hyrës i Mjekësisë në datat 17-21 gusht, 50 pyetje do të zgjidhen në 60 minuta

August 6, 2026
Trafik i rënduar në aksin Laç-Lezhë, fluksi i mjeteve dhe bllokimi i urës së Milotit vështirësojnë qarkullimin

Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

August 6, 2026
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së Gjykatës së Apelit, KLP: Sulm ndaj shtetit ligjor dhe sigurisë publike

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit, Edmond Kaloshi shpallet fitues

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com