• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Washington, pa parime

by Veton Surroi
17/06/2020 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Veton Surroi

Kosova po hyn në hapësirë të papërjetuar deri tani, të antagonizmit të brendshëm amerikan dhe atij transatlantik

1.Po hyjmë në një territor krejtësisht të pashkelur deri tani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që për herë të parë pas rënies së Murit të Berlinit të zhvillojnë më 27 qershor të këtij viti një proces negociator për dy shtete evropiane, Kosovën e Serbinë, por pa bashkëpunim me Bashkimin Evropian. SHBA-ja këtë e bën për herë të parë pa parime negociatore të dakorduara me palët dhe katër muaj para zgjedhjeve presidenciale, gjë që bën të besosh se i vetmi parim negociator janë interesat e ciklit zgjedhor amerikan.

Kjo e vendos Kosovën në një pozitë ku nuk ka qenë deri tani në gati tridhjetë vjetët e fundit të negociatave mes Kosovës e Serbisë (në formën e sundimit të Milosheviqit, herë të quajtur Jugosllavi, herë Serbi). Kosova po vendoset në vijën ndarëse mes interesave zgjedhore të presidentit aktual dhe konkurrencës së tij demokrate dhe njëkohësisht mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Në tërë këto vite të shtetndërtimit kosovar, në të cilat kam qenë i përfshirë intensivisht, nuk ka ndodhur që Kosova të përfshihet në antagonizëm republikan e demokrat dhe në antagonizëm SHBA-BE. Ndonëse jo me shumë përvojë dhe jo me ndonjë peshë në botë, si Kosovë jemi përpjekur që të mbajmë si pika udhërrëfyese konsensusin e brendshëm politik amerikan dhe atë transatlantik. Këto janë shpaguar: në Rambouillet dhe Vjenë kemi qenë të suksesshëm me përkrahje të plotë republikane e demokrate në SHBA dhe në pajtim mes SHBA-së dhe Evropës.

Tash Kosova po hyn në negociata, në një ambient të skajshëm polarizues, si brenda SHBA-së ashtu edhe mes SHBA-së e Evropës. Nuk mbaj mend asnjë situatë as përafërsisht më të keqe se kjo.

2.Këtu nuk përfundon përshkrimi i situatës së mjerë.

Takimi pa parime në Washington zhvillohet pas gati një dhjetëvjetëshi negociatash pa parime të udhëhequra nga Bashkimi Evropian, së pari nga baronesha C.Ashton e mandej nga pasuesja e saj F.Mogherini. Gjatë këtij dhjetëvjetëshi ndërmjetësit e ndryshëm të BE-së testuan dhe panë se është e mundshme që të mbledhin përfaqësues të Kosovës e Serbisë në Bruksel nën ombrellën e “ambiguitetit konstruktiv” dhe të vendosin aty për aty se çfarë është parimi udhëheqës negociator, çfarë është korniza kohore dhe çfarë është caku i tyre. Ritualisht, pas shumë takimesh shpalleshin “marrëveshjet historike” që duhej të pasoheshin pastaj nga “marrëveshje të tjera historike”.

Pas dhjetë vjetësh improvizimi, BE-ja ka arritur dy rezultate të dukshme politike. Fillimisht, që t’i tejkalojë improvizimet dhjetëvjeçare dhe të emërtojë një të dërguar të veçantë, M.Lajçak, i cili duhet t’i trajtojë këto si negociata mes dy shtetesh me konflikt të papërfunduar. Dy (dhe jo në shumicë për faj të vetin) që të krijojë kushte që negociatat të barten në një aventurë të Washingtonit.

3.Dhe as me kaq nuk përfundojnë telashet.

Kosova shkon në Washington pa parime negociatore të vetat. Peshën më të madhe të negociatave gjatë dhjetëvjetëshit të fundit e ka pasur një i dyshuar ndërkombëtarisht për krime, pjesa me e butë e të cilave mund të jetë hajnia. Ky është presidenti i vendit, i cili ka një kanal komunikimi të tij të veçantë me të dërguarin Grenell dhe presidentin e Serbisë, Vuçiq. Fati i tij apo inklinacionet personale mund të jenë parime negociatore, por nuk janë parime negociatore të Kosovës. Për më tepër, Hashim Thaçi i ka prirë Kosovës në negociatat e Brukselit, të cilat nuk arritën suksesin për forcimin e shtetësisë së Kosovës, por, përkundrazi, arritën ta dekonstruktonin brenda dhe ta delegjitimonin atë jashtë. Falë edhe dështimit të tij personal, tash kemi garë amerikane e evropiane për një çështje që duhej të ishte mbyllur para dhjetë vjetësh.

Krahas presidentit, i cili ka një përvojë të gjatë dhe të pasuksesshme negociatore, gjendet një kryeministër i cili nuk ka fare përvojë negociatore dhe i cili është zgjedhur në një kundërthënie të madhe të brendshme kosovare të paprecedentë në botë, gjatë pandemisë. Kryeministri ka shprehur botërisht se me çka nuk pajtohet në negociata (jo këmbim territoresh, dëmtim të tërësisë tokësore, etj.), por kjo nuk do të mjaftojë për parime udhëheqëse. Të tregosh se çka nuk dëshiron jo domosdo të çon tek pika e asaj që dëshiron, aq më shumë që kryeministri do të marrë pjesë në një kontekst negociator i cili është dakorduar (dhe ndoshta paranegociuar më herët) mes presidentit të Kosovës dhe partnerëve të tij, Grenell dhe Vuçiq.

4.Negociatat në Washington në fund të këtij muaji çfarëdo që të prodhojnë do të sjellin një dinamikë të re. Dhe çfarëdo që do të quhet rezultat pozitiv i këtij takimi do të kërkojë edhe më shumë punë. Nëse kuti matës për marrëveshje pozitive janë ato që i ka arritur deri tani ambasadori Grenell (intencën për fluturimin Beograd-Prishtinë, intencën për shpejtimin e transportit hekurudhor) atëherë çfarëdo që palët merren vesh në Washington, edhe ndonjë gjë pa relevancë, do të quhet rezultat.

Ndërkaq, nëse rezultati shkon përtej kutit të ulët matës dhe kemi lëvizje substanciale, atëherë do të ketë edhe më shumë punë në thellimin e negociatave. Aktorë implementues nuk janë vetëm Kosova e Serbia, por edhe BE-ja, që ka lidhur politikat e veta integruese me këto dy shtete në varësi nga negociatat, Rusia, e cila ka interesa gjeopolitike në Serbi e me Serbi në Evropë, dhe OKB-ja, Asambleja e Përgjithshme e së cilës ka autorizuar me Rezolutë të veten negociatat Kosovë-Serbi. Edhe në rastin më të mirë të suksesit do të ketë më shumë negociata.

Nëse palët nuk arrijnë të merren vesh për gjë, prapë do të mbetet një përkujtim për një punë të papërfunduar. Mbase përkujtim se nuk bën t’i hyhet e rihyhet një procesi pa parime.

Si gjithnjë, në këto negociata vetëm qytetarët e njërës prej palëve do të jetojnë drejtpërsëdrejti me pasojat e marrëveshjeve e mosmarrëveshjeve, ata të Kosovës.

Next Post
Rrihen dy dentistet në mes të ish-Bllokut/ E reja qëllon me shuplakë kolegen, puna shkon deri në Polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

“Epsteini” ynë

Meraku i Sali Berishës për vilën e Enver Hoxhës 20 vjet më parë

March 1, 2026
“Rezistenca nuk ndalet!”/ Gazment Bardhi: Ndryshimet në qeveri dhe polici erdhën nga protestat

Sulmi që ndryshoi lojën, si u planifikua për muaj me radhë eliminimi i liderit suprem të Iranit

Dy banesa në Memaliaj rrezikojnë të shemben nga moti i keq e shirat, dëmtohen edhe rrugët e linjat e ujërave të zeza

Del në librari “Kosova – lufta e heshtur”, diplomati Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Zyra e ish-presidentit iranian përgënjeshtron lajmet e mediave: Mahmoud Ahmadinejad nuk është vrarë

Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Protestat e dhunshme si terapi në grup

March 1, 2026
Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Von der Leyen: Përshkallëzimi i konfliktit është real! Duhet një tranzicion urgjent

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In