• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në vjeshtë nisin arrestimet e para për Speciale

by Aalison Pearse Stevens
19/07/2016 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas dinamikës së përgatitjes, parashikimeve dhe pritjeve të ekspertëve të së drejtës, Gjykata Speciale për krimet e supozuara të luftës, pas një zvarritjeje të themelimit në vitin e kaluar dhe në këtë fillim viti, do të fillojë nga puna në shtator ose tetor të këtij viti.

Në bazë vlerësimeve të njohësve të rrethanave politike në vend, fillimi i punës së kësaj Gjykate Ndërkombëtare, pritet të përcillet edhe me një furtunë të madhe, tronditëse për politikën kosovare, me shumë arrestime për paditë e ngritura Prokuroria dhe nga Gjykata Speciale.

Në pritje të një furtune të tillë, analistët dyshojnë se edhe kjo lloj mjegulle e madhe dhe krize politike në vend që e kemi tashmë e një vit, që nga momenti i miratimit të Ligjit dhe ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Speciales, po bëhet nga politika për t’iu shmangur sa më shumë Gjykatës Speciale.

Sa i përket tronditjes së madhe politike, është shumë e pritshme që goditjen kryesore do ta marrë partia e parë në pushtet PDK-ja, por edhe subjektet e tjera politike të krahut të luftës, AAK-ja dhe Nisma.

Pavarësisht se proceset gjyqësore, që do të fillojnë nga Specialja mund të dështojnë, për shkak se paraprakisht është paralajmëruar mungesa e provave bindëse sa u takon krimeve të luftës, tërmeti politik është i pashmangshëm, shkruan gazeta Kosova Sot.

Peshqit e mëdhenj mund të shpëtojnë

Analisti Islam Krasniqi pret që pas muajit shtator të ndodhë një furtunë e madhe politike, ku pritet që edhe Gjykata Speciale do t’i ketë veprimet e para të arrestimit të krerëve të luftës, mbi të cilët rëndohen akuza për krime lufte.

“Nga Specialja nuk rrezikohet vetëm partia e parë, por rrezikohen të gjitha partitë e dala nga lufta, duke mos i anashkaluar edhe AAK-në, NISMA dhe disa nga lëvizja ‘VETËVENDOSJE’.

PDK-ja ndoshta do të dëmtohet pak më shumë, por një gjë dihet se edhe Gjykata Speciale ka qëllime politike dhe shumë lehtë mund të dështojë, ashtu siç ndodhi me misionet e tjera në Kosovë, siç janë UNMIK-u, EULEX-i, dhe Gjykata e Hagës, sepse pas kësaj Gjykatë mund të qëndrojë Serbia apo argat e saj”, tha politologu Islam Krasniqi për “Kosova Sot”.

Sido që të jetë ai nuk pret që nga Gjykata Speciale të goditasë edhe figurat qendrore të politikës kosovare, por kryesisht disa të tyre të afërt. “Nuk përjashtohet mundësia që të mos prekën peshqit e mëdhenj, ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë vazhdimisht, sepse edhe misioni i EULEX-it pati premtuar se do t’i arrestojë peshqit e mëdhenj për korrupsion, por jo që nuk i arrestoi, por u korruptua edhe vetë, andaj edhe Specialja mund të veprojë njësoj”, tha Krasniqi.

Këtij trajtimi selektiv të të dyshuarve nga Specialja, sipas tij, mund t’i kontribuojë edhe vetë situata e mjegullt politike dhe acarimet që po ndodhin tani në nivel vendi, përgatiti “Kosova sot”. (b.an)

Next Post

Ankaraja i dërgon Tiranës listën e gylenistëve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / ‘Marrin nga 20 mijë euro për koncert’, protestuesja sulmon artistët: Nozy këtu rri si plehrë sepse…

VIDEO / ‘Marrin nga 20 mijë euro për koncert’, protestuesja sulmon artistët: Nozy këtu rri si plehrë sepse…

July 6, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh kredi me zero përqind interes

July 6, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Kush ka fat në dashuri dhe kush në financa? Ja çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

July 6, 2026
‘Mister’ në ceremoninë mortore të Khamenei-t: Ku është pasardhësi i tij?

‘Mister’ në ceremoninë mortore të Khamenei-t: Ku është pasardhësi i tij?

July 6, 2026
Kurti në pozitë të pafavorshme përballë Trump? Joseph: Përgatituni për presione të forta, s’përjashtohet ikja nga KFOR

Joseph: Bashkëpunimi me SHBA për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja

July 6, 2026
Shpërthim i kontrolluar për Bypass-in e Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Shpërthim i kontrolluar për Bypass-in e Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

July 6, 2026
Rekord regjistrimesh në qershor! Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

Rekord regjistrimesh në qershor! Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

July 6, 2026
Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja

Pas 22 vitesh, Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, gazetari tregon detaje nga Ankaraja

July 6, 2026
FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

FIFA anulon kartonin e kuq ndaj golashënuesit të SHBA, reagon Donald Trump

July 6, 2026
“Balta ngrihet mbi mua e pasur…”, Rama iu përgjigjet kundërshtarëve me vargjet e Dritëro Agollit

“Balta ngrihet mbi mua e pasur…”, Rama iu përgjigjet kundërshtarëve me vargjet e Dritëro Agollit

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In