• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në Vjenë diskutohet mbi mundësitë e ndarjes së Kosovës

by A R
19/09/2018 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Express ka marrë vesh që në një takim në Vjenë të Austrisë, morën pjesë 12 figura të rëndësishme të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të tjerë nga Evropa. Aty u debatuan opsionet e marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, me theks të veçantë këmbimet territoriale.

Nga Albioneta Ademi

Idetë mesjatare për ndarje etnike, disa përfaqësues të rëndësishëm të shoqërisë civile nga Ballkani, por edhe nga vendet e Bashkimit Evropian, po bëjnë përpjekje që t’i paketojnë e të duken bashkëkohore.

Derisa presidentët e Kosovës dhe Serbisë po punojnë në mënyrë sekrete mbi ndarjen e Kosovës, në Vjenë disa personalitete të tjera, që nuk mbajnë përgjegjësi publike për idetë e tyre, të enjten e kaluar janë takuar për të diskutuar për idetë e politikanëve.

Takimi është organizuar nga Instituti për Shkenca Humane (IWM), temë e së cilit ka qenë pikërisht ndarja e ndryshimi i kufijve të Kosovës. Përfaqësuesit e këtij Instituti i kanë konfirmuar Gazetës Express takimin e mbajtur më 13 shtator. Ky institut financohet nga Qeveria e Austrisë, ajo e Çekisë dhe ajo e Polonisë. Mirëpo të lista e donatorëve dhe kontribuuesve të tij figuron edhe emri i Alex Soros, djali i filantropit George Soros, i cili muajt e fundit ka zhvilluar disa lëvizje nëpër Ballkan, duke takuar në mënyrë jo shumë transparente krerët kryesorë të politikës në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri.

Express ka mësuar se në takimin e Vjenës kanë qenë 12 pjesëmarrës, figura të shquara të shoqërisë civile, shumë prej tyre të afërt me Presidentin Vucic dhe Presidentin Thaçi.

Për këtë takim së pari kishte shkruar në Twitter, Petrit Selimi, drejtues i Sfidave te Mileniumit, i cili kishte lënë të kuptohet, pa dhënë shumë detaje së në Vjenë po udhëtonte për një takim interesant.

“Negociata të rëndësishme, prapaskenave, për këmbim të territoreve”, kishte shkruar Selimi. Bashkë me të aty ide për ndarje ose jo të Kosovës kanë dhënë edhe figura të tjera si:

Wolfgang Petritsch (Fondacionit austriak Marshall)

Gerald Knaus (Iniciativa për Stabilitetin Evropian)

Stefan Lehne (Ish-diplomat austriak)

Tim Judah (Gazetar)

Petrit Selimi (Drejtues i Sfidave të Mileniumit, ish-minister i Jashtëm)

Thomas Muhlmann (Udhëheqës i ekipit të Ballkanit në Ministrinë e Jashtme të Austrisë)

Valerie Hopkins (Korrespondente rajonale nga “The Financial Times”

Piotr Buras (Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme)

Zsuzsanna Szelenyi (Politikane hungareze)

Rosa Balfour (Fondacioni gjerman Marshall)

Kristof Bender (Iniciativa për Stabilitetin Evropian)

Ivan Vejvoda (Anëtar i përhershëm i IwM’së, drejtues i Projektit “E ardhmja e Evropës”)

Një burim i gazetës Express, i afërt me këto struktura, ka treguar se disa prej pjesëmarrësve preferojnë ndarjet etnike. Më i zëshmi në favor të ndarjeve etnike është ish-diplomati austriak, i konvertuar në biznesmen, Wolfgang Petritch. Petritsch, përveç tjerash, aktualisht është pjesë e një studio ligjore në Austri, e cila punon për Qeverinë e Serbisë, qeveri kjo që muajt e fundit mësohet t’i këtë ndarë 10 milionë euro për lobim për persona të ndryshëm me influencë në publik, ose OJQ të ndryshme.

Petritsch, muajt e fundit, disa herë ka dalë me analizat e tij pro shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai e ka përkrahur idenë e shkëmbimit të territoreve që nga fillimi, ndërsa edhe ka arsyetuar se sa shumë do ta ndihmonte ndryshimi i kufijve arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Njëri prej figurave më të shquara nga shoqëria civile serbe që mori pjesë në këtë takim ishte edhe Ivan Vejvoda, veteran i shoqërisë civile, i afërt me politikën serbe, si dhe me filantropin George Soros.

Vejvoda është drejtues i projektit “E ardhmja e Evropës”.

Menaxheri i projektit, Dino Pasaliq, e ka konfirmuar për Gazetën Express mbajtjen e takimit javën e kaluar.

“Një takim për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë është organizuar nga Instituti i Shkencave Humane në Vjenë, më 13 shtator. Një numër i pjesmarrësve kanë ndarë bindjet e tyre personale në kontekstin politik lokal, rajonal dhe ndërkombëtar”, thuhet në përgjigjën e IWM’së dhënë Gazetës Express.

Përfaqësuesi i IWM’së nuk është përgjigjur për mënyrën se si financohet projekti në kuadër të këtij instituti.

Gazetari i The Economist, Tim Judah, i cili është ekspert i çështjeve Kosovë-Serbi, po ashtu e ka konfirmuar për Gazetën Express pjesëmarrjen e tij në takim, por ka thënë se nuk ishte takim i ndonjë rëndesie të madhe.

Judah thotë se në Vjenë u mbodhën gazetarë e opinionistë, të cilët folën për Kosovën dhe Serbinë, por nuk dhanë idenë për ndarje.

“Dje kishim një diskutim të shkurtër për Kosovën dhe Serbinë dhe aranzhuam që të flasim për pjesë tjera të Ballkanit. Ishin anëtarët e organizatës dhe disa të tjerë të ftuar”, ka thënë Judah për Gazetën Express.

Autori i shumë librave për Kosovën dhe Serbinë, gazetari Judah, ka shprehur opinionet e tij rreth idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ai e shihte si të dëmshme një ide të tillë që po promovohej nga presidenti Hashim Thaçi dhe autoritetet në Serbi.

Nuk dihet nëse ai akoma e sheh si të rrezikshëm lëvizjen e kufijve në Ballkan, rajon ky që gazetari i The Economist e njeh mirë. Megjithatë, një ditë pas takimit në Vjenë, Judah ka dashur që mbledhjen ta paraqes si të parëndësishme. Gazetari i ka thënë Expressit se në Vjenë kanë diskutuar lajmet e fundit që vijnë nga Kosova dhe Serbia dhe asgjë më shumë.

Pjesmarrës të tjerë të këtij takimi Express mëson se kanë qenë Gerald Knaus dhe Kristof Bender nga Iniciativa për Stabilitet në Evropë (ESI).

Gazeta Express e ka kontaktuar z. Bender, i cili është zëvendësdrejtor i ESI. Ai thotë se në takim është folur për shkëmbimin e territoreve, por që nuk mund të jap më shumë detaje sepse takimi ka qenë jorformal.

“Diskutimi ka qenë i fokusuar në idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Shumica e pjesmarrësve argumentuar kundër kësaj ideje, duke dhënë arsye të ndryshme rreth për qëndrimet”, ka thënë Bender në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.

Ai ka treguar se ky takim është mbajtuir sipas rregullave të “Chatham House”.

“Chatham House” është një sistem sipas të cilit një takim i mbajtur për ndonjë cështje kontroverse nuk guxon që nga pjesmarrësit t’i publikojnë detajet ose të bëjnë komente mbi atë se çka kanë deklaruar të tjerët gjatë diskutimit.

“Takimi në IWM në Vjenë ka qenë diskutim joformal i njerëzve të interesuar për Kosovën dhe Serbinë. Meqë ka qenë i mbajtur sipas rregullave të Chatam House, nuk mund të ju jap detaje se kush cka ka thënë”, thuhet tutje në pergjigjen e zv.drejtorit të Iniciativës për Stabilitetin Evropian, që operon në disa kryeqendra evropiane.

Next Post
Skenarët për korrigjim kufijsh, Thaçi jep përgjigje nesër në Tiranë

Skenarët për korrigjim kufijsh, Thaçi jep përgjigje nesër në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In