• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Në vitin më kritik për shqiptarët që humbën gjithçka, Basha shtoi vilat e bizneset”

by Java News
14/09/2020 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin më të vështirë ekonomik, për shkak të pandemisë, por edhe më tragjik për shqiptarët, si pasojë e tërmetit, bizneset e Lulzim Bashës kanë lulëzuar dhe vilat janë shtuar. Përmes këtij krahasimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Story”, ka dëshmuar se shembulli i opozitës në prag të zgjedhjeve të ardhshme është shumë larg realitetit të hidhur të shqiptarëve.
“Po me shembuj do drejtojnë ndonjëherë këta, që, në fakt, vetëm e kanë shtuar pasurinë?! Në vitin më të vështirë financiar për Shqipërinë, por dhe për të gjithë botën, këta shtuan të ardhurat, kompanitë e kunetërve e kështu e radhë; këta shtuan vilat në vitin që shqiptarët humbën shëpitë. Prej pandemisë ekonomia është shtrënguar dhe prej tërmetit janë dëmtuar shtëpitë.

Alternativa përballë Edi Ramës është dikush që shtoi 4 vila gjatë kohës së tërmetit dhe që në të gjitha bizneset e veta lulëzoi gjatë kohës së pandemisë.

Nëse kjo është oferta që flet në emër të të varfërve, – kam dëgjuar ofertën: “do ta bëjmë taksën 9%”, – praktikisht ti po i thua infermieres që sot e ka taksën 3%, do t’i bëhet 9%. Pra, të vetmit të gëzuar janë oligarkët. Këta që flasin cdo ditë kundër oligarkëve do ta zbresin taksën nga 10% në 9%,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
Nga ana tjetër Veliaj tha se kreu i opozitës në vend të ballafaqimit me qytetarët e Tiranës ka zgjedhur të bëjë plazh.
“Ai që kemi përballë është ose në plazh, ose po shton vilat, ose po rrit financat e veta, ndërkohë që shqiptarët bënë më pak plazh, ose i humbën, ose iu dëmtuan shtëpitë dhe financiarisht nuk janë më mirë se e gjithë bota nuk është më mirë prej pandemisë.

Një opozitë dhe një drejtues opozite në Tiranë nuk do të ballafaqohet, propozime konkrete nuk ka, në cdo gjë po del bllof me shpifje dhe mashtrime, që është shumë e ulët të abuzosh me shëndetin e fëmijëve, me dhimbjen e një nëne, por, ama, unë di të them këtë, njerëzit i kanë sytë në ballë, e kuptojnë që ne jemi larg të qenit perfekt, por kur shikon një qeveri që të paktën përpiqet me mish e me shpirt me kushtet që ka Shqipëria dhe kur shikojnë një lider opozite në plazh, duke shtuar vilat dhe financat, ka dicka që nuk shkon, pra njerëz që janë jashtë realiteti dhe nuk jetojnë me pulsin e kësaj shoqërie,” deklaroi Veliaj.

Next Post
Debati për Teatrin/ Gjoni: Jeni parlament lëpirësesh; Spiropali: Basha e Monika nuk dinë të lidhin gomarin, jo më vijat e dezhurnin

Ministrja Spiropali: Rama e meriton një mandat të tretë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In