Brenda 10 ditëve sipas një hetimi nga “Essex News dhe Investigations’, mbi 200 shqiptarë janë paraqitur në gjykatat e Britanisë së Madhe.
Sipas hetimit, 204 shqiptarë janë vënë në ndjekje penale si të dyshuar për shpërndarje të drogës së klasit A, prodhimin e kanabisit, pastrimin e parave, trafikimi i qenieve njerëzore, posedim të armëve të zjarrit, dhunë dhe shkelje, të cilat kanë ndodhur gjatë dy javëve në muajin prill.
Një shtetas shqiptar, i cili është një ekspert i krimit në Shqipëri, i ka kaluar emri në çdo listë të gjykatës së kurorës në Angli dhe Uells nga 17-21 prill dhe nga 24-28 prill për të identifikuar bashkatdhetarët që prisnin jashtë për seancat, raporton agjencia e lajmeve britanike Essexnewsinvestigations.
Gjatë asaj periudhe janë paraqitur çdo ditë 22 shqiptarë në gjykatat britanike. Më 18 prill, 31 shqiptarë duhet të paraqiteshin në gjykatat e kurorës në lidhje me një sërë shkeljesh të supozuara. Numri më i ulët u shënua më 19 prill ku “vetëm” 14 shqiptarë prisnin të paraqiteshin në gjykatë. Ata thane se eksperti i tyre kishin deklaruar se shqiptarët kishin emra dhe mbiemra unikë të cilat nuk përdoreshin nga asnjë kombësi tjetër, duke i bërë ata për t’u identifikuar edhe më lehtë.
“Është e lehtë të kuptosh se dikush është nga Shqipëria, për shkak të emrave dhe mbiemrave të tyre që ekzistojnë vetëm në Shqipëri dhe jo në vendet e tjera të Europës Lindore. Prisja të shihja disa raste, por kjo është çmenduri dhe nuk e kisha menduar kurrë që të shihja një numër kaq të lartë shqiptarësh që shfaqen çdo ditë në gjykatat britanike. Duhet të mbani mend gjithashtu se shumë nga njerëzit që paraqiten në gjykatë kanë qenë viktima të trafikimit dhe kanë qenë të detyruar ta bëjnë këtë.”, tha eksperti.
Ish DCI i Policisë së Met, Dave McKelvey, tha se shifra e 200 shqiptarëve të cilët janë në ndjekje penale të dyshuar për shpërndarje droge nuk ishte për tu habitur, pasi Agjencia Kombetare e Krimit kishte deklaruar se gjatë viteve të fundi tata kishin marrë përsipër tregtinë e prodhimit të kokainës dhe kanabisit.
“Uau, më shumë se 200? Por, nuk duhet të habitemi pasi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka thënë gjatë viteve të fundit se ata kanë marrë përsipër tregtinë e prodhimit të kokainës dhe kanabisit”, tha McKelvey.
Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të burgosurve të huaj në Angli dhe Uells, me 1336 të burgosur në fund të vitit 2022. Ata thanë se ky hetim ka vazhduar për shkak se shumica e kërkesave për azil të pranuara në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022, ishin nga shqiptarët pas mbërritjes së tyre me varka të vogla përgjatë Kanalit.
Statistikat e azilit të “Home Office” tregojnë se ka pasur më shumë se 14 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët në vitin 2022, me 49% të miratuara, 10 mijë nga afganët dhe pak më pak se 8 mijë nga iranianët. Në vitin 2021 kishte më pak se 5 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët.
“Njësoj siç bëjmë me shkelësit nga e gjithë bota, nëse dikush nga Shqipëria shpallet fajtor për kryerjen e një krimi të rëndë në MB, ne do t’i dërgojmë në shtëpi. Që nga nënshkrimi i Komunikatës së Përbashkët në dhjetor, mbi 1 mijë shtetas shqiptarë janë kthyer në vendin e tyre. Megjithatë, ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe dhe mirëpresim shumë shqiptarë që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht dhe kontribuojnë ndjeshëm në shoqërinë britanike”, tha një zëdhënës i Home Office.
Në vitin 2022, Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman tha se rritja e kalimeve me varka të vogla, çoi në një rritje të aktivitetit kriminal. Komentet e saj erdhën pasi një raport i zbuluar i shërbimeve të sigurisë verën e kaluar, tha se vendkalimet e Kanalit po përdoreshin nga grupet shqiptare të krimit të organizuar për të trafikuar njerëz, drogë dhe ndërmarrje të tjera kriminale.
“Ndoshta ata që e sulmuan Sekretaren e Brendshme për deklarimin e qartë, tani do të kërkojnë falje për traditimin e saj. Fakti është se ne shpesh nuk i’a kemi idenë se cilët janë ata që vijnë ilegalisht për shkak se ata nuk kanë asnjë mjet identifikimi, prandat ata duhet të ndalohen, të trajtohen shpejt dhe të largohen përpara se të kenë mundësi të kryejnë krime”, tha Alp Mehmet, Kryetar i Emigracionit.
Një burim i Këshillit të Shefave të Policisë Kombëtare tha: “Në përgjithësi ka shtetas të huaj të cilët kanë hyrë në Britani ilegalisht, e cila është në rritje e sipër, por policia po vazhdon të bëjë të pamundurën për t’i mbajtur ata nën kontroll që të mos kryejnë ktime”.
Disa shqiptarë të tjerë u burgosën për vepra të krimit të organizuar gjatë periudhës së hulumtimit.
Alban Koçi, 32 vjeç, i diplomuar nga Enfield, u paraqit më 28 prill në Gjykatën e Kurorës së Southampton, për të marrë dënimin.
Ai u ndalua në mars, nga policia në qytet teksa ngiste një makinë Peugeot të zezë, ku u gjetën 1.1 kg kokainë, me vlerë deri në 40,000 £, e mbështjellë në një qese Tesco dhe fletë metalike. Gjykata dëgjoi se Koçi kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me vizë amerikane, por nuk ishte në gjendje të gjente punë. Avokati mbrojtës Chris Gager, tha se klienti i tij u largua nga Shqipëria pas tërmetit dhe pandemisë në përpjekje për të gjetur punë. Ai u dënua me katër vjet burg.
Në të njëjtën ditë në Gjykatën e Sheffield Croën u dënua Edison Meshi, 22 vjeç, pa vendbanim të caktuar. Ai u akuzua për veprën penale të prodhimit të një droge të kontrolluar të klasit B, kanabis, pas një hetimi të policisë në një fabrikë kanabisi në Yorkshire të Jugut, më 23 mars. Gjykatësi e dënoi me dy vjet burg.
Nazeraj Shygyri, 26 vjeç, nga Tëickenham, u burgos për 13 muaj në Gjykatën e Kurorës së Leeds më 17 prill, për veprën penale të furnizimit me kanabis, ndërkohë në Shqipëri u raportua se ai kishte qenë në arrati për një vit para arrestimit./m.j