• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në vend të një letre Spartak Brahos, se si duhet t’ia kishit “prerë dorën deri në shpatull Sali Berishës

by Java News
20/02/2019 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ju kam ndjek dhe pres me dëshirë fjalën tuaj si dëshmitar me sy e veshë, si jurist e si qytetar, për ngjarjet mjerisht në dosje (tuajën dhe të drejtësisë) të viteve ’96, ’97 e ’98.

E pres jo si kërshëri të serisë “përrallë nga e kaluara”, si mbushje faqe gazetash, por si hapje dosjesh e “byzylykë” mbi duar të shtrira, përndryshe germat shuhen e fjalët i merr murrlani.

Prisja (dhe pres) që nga “Çanta e Takut”, dosje e parë të dalë ajo e parazgjedhjeve dhe zgjedhjeve të 26 majit 1996.

E prekët pak në dëshminë e të premtes 15 shkurt 2019. Pak, fluturimthi, me dëshminë e 28 majit 1996, përgjakjen publike, si në asnjë diktaturë, në sheshin “Skënderbeg”.

Unë atë “kohë zgjedhje-vjedhjesh” e kam jetuar në periferi, në Dibër, ku punoja si gazetar i ”Zërit të popullit”. Fizikisht më dhunuan tre vite më parë, qershor 1993.

Isha i pari gazetar që përgjakesha. Nuk e theva lapsin, nuk e mbylla gojën… Ani se vetë strukturat e PS, nga baza në qendër, e mbyllën me shirit ngjitës. Ani se kolegët gazetarë fshehën lapsa e pena e morën në dorë goma fshirëse.

Ani se asnjë nga këshilltarët e PS në rrethin e Dibrës nuk u ngrit të thoshte një fjalë të vetme në këshill në denoncim të dhunës, pa le të bojkotonte mbledhjen siç bëhet sot rëndom për “mustaqet e çelos”.

Ani se në parlament nuk u dëgjua asnjë zë “socialist” në mbrojtje të fjalës së lirë të një gazetari, asaj të lirë në Shqipëri, fjalë e trumbetuar kaq shumë, ngjitur deri në nene kushtetues. Vetëm një njeri do ta kuptonte brengën dhe vetminë time, kur do të dhunohej fizikisht nga “një anonim”, i panjohur atëherë edhe sot.

Fjala është për Teodor Kekon, gazetarin, shkrimtarin, njeriun me zemër e shpirt të dhembshëm. Kur unë i shpreha solidaritetin tim dhe i tregova dhunën ndaj meje, madje edhe adresën e dhunuesve, ai në një shkrim të gjatë në gazetën “Aleanca” më foli me fjalë zemre për “vetminë time si gazetar në skaj të gjeografisë së vendit” dhe për veten e tij mes miqsh e shokësh…

Për prag zgjedhjet e 26 majit 1996 nuk është shkruar dhe as hetuar, madje ngjarje të tilla të kobshme si ajo e 9 marsit ku humbën mes dallgëve të Otrantos 32 djem dibranë u fshinë brutalisht. I përcolla lotët e nënave, baballarëve, nuseve të reja në një shkrim në “Zërin e Popullit” me thirrjen që të kërkohen njerëzit dhe grushtet e mbushur me lot të tereshin.

Një nga pushtetarët më të lartë të presidencës Berisha, dibran në rrënjë e degë, do të deklaronte se “ngjarja është e vërtetë, por ne nuk na intereson ta publikojmë”. Ngjarja e kobshme u kalua në heshtje.

Partia Socialiste si të ishte pjesëmarrëse në krim, nuk e përsëriti faqeve të gazetës së saj, nuk e ngriti në forume nga baza në qendër, nuk tha një fjalë të vetme në parlament.

Deputeti i PD-së Qoku shkoi në Itali, njohu kushëririn e tij të mbytur, e mori dhe e varrosi në fshatin e tij të lindjes në Kllobçisht të Maqellarës heshti.

Tridhjetë e dy djem të Dibrës u bënë kurban të fushatës zgjedhore të 26 majit 1996. Çfarë nuk iu tha prindërve të viktimave që luteshin e derdhnin lotët në parketin e zyrës së ministrit të mbrojtjes Zhulali… “Janë gjallë!”… “Mbahen në një burg të sigurisë së lartë në Korfuz”… “Shpejt do të vijnë”… E gjitha kjo në shurdhinë, pa asnjë zë mediatik…

Për ta shurdhuar më tej ngjarjen goditja u përqendrua ndaj meje. Në ditarin tim, ditë për ditë, kam përshkruar terrorin psikologjik hapur në rrugë, në telefon, faqeve gazetës së partisë në pushtet… ndaj familjarëve deri në paralajmërimin ekstrem se po nuk mbylla gojën do të më rrëmbenin fëmijët.

E egër ishte dita e 26 majit 1996… Qendrat e votimit u pushtuan nga militantë të armatosur e të karocuar të PD-së. Fotot që po përcjell flasin se si u pushtua qendra e votimit e lagjes “Gjokë Doçi” e “Nazmi Rushiti”, si ishin parkuar makinat ushtarake mbushur me grurë rifuzio në hyrje të qytetit për tu shpërndarë “një thes për shtëpi”…

Ngjarja në Ostren ku arradha kriminale e Azem Hajdarit rrahën barbarisht kryetarin e Partisë Socialiste Muharrem Kola, e hodhën në përrua duke menduar se vdiq, ndihma që i dha një nënë ostrenase duke e sjellë në vete e duke e përcjellë në shtëpinë e tij në Shupenzë prej ku në mesnatë policia do të thyente derën për ta përplasur pa asnjë lloj ndihme mjekësore në çimenton e ftohtë të burgut të Bulqizës, plotësonte pamjen e egër të një votimi tipik të regjimeve të egra fashiste.

Të pasnesërmen, 28 maj do të ndodhte përgjakja në Sheshin Skënderbeg, greva e deputetëve të mbetur në Partisë Socialiste, mërgimi natën e personaliteteve të lartë të së majtës shqiptare, nga qendra në bazë.

Personalisht mbeta vetëm në qytetin e vogël të Peshkopisë teksa dëgjoja nga ballkoni i shtëpisë sime “fitoren 8 me zero” që shpallte një “deputete” e PD-së në sheshin “Nazmi Rushiti”, deputete që disa muaj më vonë, në “kohë lufte” do të shpallte Berishën president II.

E vetmja gjë që bëra ishte grumbullimi dhe denoncimi në shtyp i rasteve të vjedhjes së votës përcjellë nga njerëz me emër e me adresa nga të katër anët e Dibrës. Më ngrohnin ata njerëz, me jepnin kurajë teksa shkruanin me emër e mbiemër të plotë.

Në vijim do të përballoja dhunën psikologjike, vetjake e familjare deri atëherë kur përballë kërcënimit për të vënë dorë mbi familjen dhe fëmijët e mi, midis dilemës të “lë fëmijët në gjak apo të iki” zgjodha ikjen, ikjen natën me një fëmijë 14 vjeç përdore duke lënë pas në rrezik gruan dhe vajzën.

Një rrugë që kurrë nuk e mendoja se do të ishte pa kthim në vendlindje. Do të takohesha në Athinë me ikanakë si unë, veçanërisht ditëve të zeza të dimrit ’97, Gramoz Ruçin dhe të tjerë.

Do të takohesha edhe me ju tek na jepje këshillën se si do ta quajmë gazetën që ne, një grup gazetarësh pa shpresë nxorëm ato ditë kur në Shqipëri ishte shuar në germë të shkruar dhe në zë në efir fjala e një populli të tërë. Ato ditë doli në Athinë gazeta “Vëllazrimi”…

U zgjata? Kjo është vetëm një “fjali” faqes së parë të një dosje që thërret për drejtësi… Kjo është vetëm një ndër mijëra dëshmi të asaj kohe që po të ishin vlerësuar nuk do të çonin… as në lulëzimin e piramidave, as në gjelbërimin e tokave me bimë narkotike, as në rrëmbimin e armëve, as në ato urdhrat dhe dokumentet e “dosjes” suaj.

Po t’i ishte prerë dora në shpatull “26 majit”, vjedhjes së votës dhe dhunës së paparë ndonjëherë, nuk do të flitej për “vjedhje”, “blerje”, për “manipulim votash”.

Nuk do të kishte ndodhë as Gërdeci, as 21 janari, as bojkotet nga të dy krahët, as “djegia” e mandateve.

Nuk do të kishte ndodhë që sot të ishim kaq larg me Evropën … Po nuk u shkul “rrënja” e mbjellë më 26 maj 1996, në Shqipëri nuk ka termale. Vetëm teposhte ka…

Abdurahim Ashiku, Athinë

Next Post
Foto/ Alban Dudushi ndryshon look, “çuditet” bashkëshortja: Ke ndërruar modelin e flokëve dhe gruaja në shtëpi nuk di gjë

Foto/ Alban Dudushi ndryshon look, "çuditet" bashkëshortja: Ke ndërruar modelin e flokëve dhe gruaja në shtëpi nuk di gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

July 12, 2026
Përplasje e fortë në Peqin–Rrogozhinë/ Automjeti bëhet copë, një person përfundon në spital

Përplasje e fortë në Peqin–Rrogozhinë/ Automjeti bëhet copë, një person përfundon në spital

July 12, 2026
Alarm për të rinjtë shqiptarë! Mjeku zbulon pse po shtohen rastet me hipertension në moshë të re, ja kush janë shkaktarët kryesorë

Alarm për të rinjtë shqiptarë! Mjeku zbulon pse po shtohen rastet me hipertension në moshë të re, ja kush janë shkaktarët kryesorë

July 12, 2026
Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

July 12, 2026
Kur opozita lufton edhe suksesin e vendit

Kur opozita lufton edhe suksesin e vendit

July 12, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Korrik 2026

July 12, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

“Partitë e vogla të krijonin polin e tretë”, Petraj: Protesta duhej të kishte nxjerrë një grup organizator…

July 12, 2026
Konflikti në Fier, flet nëna e 15-vjeçares: Vajza u bullizua, nuk mori ndihmë nga shkolla

Konflikti në Fier, flet nëna e 15-vjeçares: Vajza u bullizua, nuk mori ndihmë nga shkolla

July 12, 2026
Pse vdiq futbollisti i Afrikës së Jugut? Dyshime nga vetëvrasja tek helmimi

Pse vdiq futbollisti i Afrikës së Jugut? Dyshime nga vetëvrasja tek helmimi

July 12, 2026
Aksion antidrogë në Vlorë, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 italianë, sekuestrohen 700 doza lëndë narkotike

Aksion antidrogë në Vlorë, arrestohen 3 shqiptarë dhe 2 italianë, sekuestrohen 700 doza lëndë narkotike

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In