• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në vend të kartolinës për SPAK

by Ermir Gjinishi
29/12/2022 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermir Gjinishi

Drejtësia është filli që lidh njerëzit dhe popujt e civilizuar. Në një farë mënyre qytetërimi është metamorfoza e të qenurit i drejtë në liri. Në ironinë e kohës, që nga antikiteti i hershëm, piskamat për drejtësi përcjellin çudinë e korifejve të mendimit ndaj atyre që kur pajtohen me një padrejtësi të madhe, e perceptojnë si privilegj më pak padrejtësi. Kryevepra e padrejtësisë, thonte Platoni, është kur ajo duket e drejtë pa qenë e tillë. Nën kërshërinë e drejtësisë së munguar, turpërimi në ashtë i shqiptarëve këtë fundvit, përpëlitet me ofshamën e të pamundurit që digjet i vrerosur, as i gjall as i varrosur, në vetngushëllimin elegjiak; kur nuk ka drejtësi, është turp të jesh i pasur dhe fisnik.

Koncepti i drejtësisë është po aq në modë sa bizhuteritë e grave, thonte Blaise Pascal. Marrja pjesë e ambasadores Kim në procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK këtë dhjetor, na përsëriti spektaklin e pa nevojshëm të dyshes Lu-Vlahutin në votimin e reformës së drejtësisë nga kuvendi, mesnatën e 21 korrikut 2016. Përtej spektaklit, zgjedhja në mënyrë transparente online e kreut të SPAK, tregon sesa i ulët është besimi tek institucionet shqiptare. Aforizmat me peshq të mëdhenj, që kur bien në rrjetë dalin cironka, e kthejnë në qesharak procesin dhe institucionet e drejtësisë. Teprimi në ligjërimin publik për një drejtësi të tipit “inkuizicion politik”, rrënon besueshmërinë për drejtësi të pa anëshme, të thelluar në prova e ligjshmëri. Ndëshkimi është akt drejtësie.

Është e pa dobishme, madje absurde, promovimi i kreut të SPAK me portretin e xhelatit në proverbin e Horacit “nuk është shpata (ligji) ajo që pret, por dora e atij që e mban”. Këto verdikte risjellin në memorien e gjithkujt drejtësinë primitive të hakmarrjes me prejardhje nga hyjnitë primitive të pavetëdijes. Drejtësia është e vërteta në veprim, thonte Benjamin Disraeli. Sigurisht, kredencialet morale dhe profesionalizmi i prokurorëve e hetuesve të institucioneve speciale janë pjesë e rëndësishme e procesit. Por më e rëndësishme është nevoja e funksionimit të këtyre institucioneve në mënyrë normale dhe ligjore, e jo të tipit revolucionar me aksione cudibërëse që eksitojnë vetëm opinionistët tallava nëpër ekranet shqiptare.

Reforma në drejtësi krijoi SPAK-un dhe Gjykatën Speciale me qëllim hetimin e veprave të rënda penale, organizatave kriminale dhe korrupsionin në nivelet e larta shtetërore. Pas kaq vitesh, shumë nga problemet e drejtësisë, veçanërisht ato të organit të akuzës, ngelen të pa zgjidhura. Është e pa falshme që publikut ti ofrohet spektakël telenovelash me pseudo të penduar që marrin përsipër të rrëfejnë krimet e 20 viteve të fundit, madje kur ata kanë qenë akoma fëmijë. Eufemizmat me komisarë Katanë e buzëzgjidhur që prodhojnë rrjedhje të qëllimshme informacioni për të ndihmuar aktorët e krimit të largohen nga vendi pa u arrestuar, apo gazetarë investikativ që duken si zëdhënës të prokurorisë dhe policisë me informacione të dala nga zyrat e shtetit, janë pasqyta e përcundnimit të organeve të drejtësisë sonë.

Pika më nevralgjike e forcës së krimit ngelet lidhja me politikën. Sasia e madhe e përsëritur e tonelatave me kokainë, kapur në portet dhe pikat kufitare shqiptare, mbeten problemi kryesor i krimit të organizuar në Shqipëri. Nga aty buron i gjithë aktiviteti kriminal i vrasjeve spektakolare dhe pastrimit të parave nëpërmjet bizneseve të ligjshme. Ndërsa kostot ekonomike që gjeneron jeta politike në vend gjatë fushatave zgjedhore, mund të përballohet vetëm nëpërmjet baskëjetesës së krimit me politikën.

Nëse nuk respektohet drejtësia, çfare janë qeveritë përvecse banda hajdutësh thonte Shën Agustini. Korrupsioni shtetëror i pa ndëshkuar është gangrena dhe zhgënjimi më i madh i shoqërisë shqiptare. Mungesa e një kundrapërgjigje reale nga Spak, për krimet politike me karakter ekonomik dhe jo vetem ne 30 vitet e findit, çimentojnë aleancën politikë-krim. Dhe, në këtë rast heshtja e drejtësisë është po aq kriminale sa vetë krimi.
Krimi ka një aleat që duhet ndëshkuar para tij. Kur në derën e tempullit shfaqet politika, mjerisht drejtësia ja mbath nga dritarja. Ky është dhe subjekti i mundimshëm, ndoshta dhe tragjikomik, i protagonizmit të zonjes Kim, e cila në mëngjes i duhet të marrë pjesë buzëqeshur në eventet e kësaj politike, ndërsa në mbrëmje të gulcojë arritjet e reformës në drejtësi.

Në këte realitet, vendi ka nevojë për dy përgjigje imediate. Forcë reale nga SPAK për dënimin e krimit të lidhur me politikën, dhe nevojën e reformimit ligjor të jetës politike në vend. Eksperiencat pozitive të marra nga vendet BE-së si Italia, Spanja, Franca etj, të cilat kanë patur këtë problem më parë, mund të aplikohen në realitetin e ngjashëm të vendit tonë. Një nga emblemat botërore të përballjes së ligjit me mafjen dhe aleatët e saj politikë Giovanni Falcone, në pak fjalë tregon çelësin e zgjidhjes në situata të tilla; Suksesi i mafiozëve vjen ngaqë ata shihen si shembuj suksesi. Drejtësia nuk do t’i mund dot, derisa edhe ajo të kthehet vetë në shembull suksesi.
Në rastin e drejtuesit të ri të SPAK, më shumë se inkuizitorin mediatik dhe diplomatik, presim drejtuesin e ftohtë, profesionist dhe racional. I aftë ti japë përgjigje nevojave të institucionit. Le të mos e paragjykojmë reformën në drejtësi, e të mbetemi shpresëpritur për rezultate pozitive një ditë. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Ndoshta proverbi Siçilian; ai që vetëm me shpresë jeton, i dëshpëruar vdes, nuk do përsëritet tek ne.

 

Next Post
“Bindja e mosbindjes”

“Bindja e mosbindjes”

Comments 1

  1. L.Xh. says:
    3 years ago

    Gjinish ke plotesisht të drejtë.
    I ke thënë e argumentuar në mënyrë bindëse dhe me nivel të lartë të gjitha mendimet e tua.
    Për pjesën e shpates se drejtësisë, mund të perifrazoja, (në mbështetje të idesë tuaj), edhe fjalën e Skenderbeut në Krujë : “ nuk është hekur i ndryshkur i dheut, por është dora e Skenderbeut”…..
    Duke u nisur nga formimi juaj si teolog e filozof fetar, më shtohet akoma edhe më shumë respekti për ju, kur ju lexoj në shkrime të tilla që i takojnë të gjithë shoqerisë, për problematikën akute të mungesës së drejtësisë në këtë vënd.
    Me konsiderate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In