• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në vend të betejës kundër sistemit, partitë e reja janë në betejë midis tyre

by Ervis Iljazaj
06/02/2025 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Ndër të tjera, në panoramën politike shqiptare po shpërfaqet një konflikt i ri. Është konflikti midis partive të reja. Duke qenë se këto parti, nga “Shqipëria Bëhet”, “Nisma-Thurje” apo “Bashkë” e Arlind Qorrit, pa hequr këtu ndonjë parti tjetër si “Mundësia” për shembull, synojnë pak a shumë një tortë elektorati të ngjashme, do të ishte normale që herët apo vonë të kishte dhe konflikte midis tyre.

Përditë këto parti, në vend që të risin retorikën kundër sistemit politik, po e bëjnë atë kundër njëra-tjetrës. Sot ka patur akuza dhe kundër akuza midis Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt. Pa hyrë në detaje të akuzave, ajo që vihet re dhe duhet theksuar, është se këto parti nuk dolën dot mbi ineresat e ngushta të tyre për të krijuar një frymë të përbashkët kundër binomit Rama-Berisha. Përkundrazi, ata e kanë lënë betejën kundër sistemi dhe kanë filluar betejën me njëra-tjetrën. Dhe konflikti sot midis Shehajt dhe Lapajt nuk është i vetmi që ka ndodhur midis tyre.

Të gjitha pa përjashtim, kryefjalën e tyre kanë ndryshimin dhe rinovimin e klasës politike kundër dyshes dhe sistemit Rama-Berisha.
Duke qenë kështu, duket sikur secili drejtues prej tyre pretendon që ta përfaqësojë këtë elektorat. Në këtë mënyrë, lufta e tyre ka filluar që tani, në studiot televizive më së paku. Gara e tyre është se cila nga ato përfaqëson vërtetë të renë dhe se cila nga ato është kundër oligarkëve apo kundër sistemit politik. Me pak fjalë, cila nga ato është ‘’ndryshimi’’ i vërtetë.

Mirëpo kjo ‘’luftë’’ absurde që bëjnë midis njëra-tjetrës është njësoj si ‘’lufta midis të varfërve’’. Fiks kështu po ndodh edhe me partitë e reja, në Shqipëri. Diku për delirin e ndonjë drejtuesi, diku për paaftësinë politike, partitë e reja janë duke zhvilluar një betejë se kush do të përfaqësojë të renë. Në vend që të bashkojnë forcat kundër sistemit politik aktual, ato janë duke e ndarë edhe atë pak elektorat që mund ta përfaqësonin më së mirë së bashku. Në vend që të pretendojnë që të marrin elektorat nga dy partitë e mëdha, ato janë duke punuar për të marrë një pjesë të vogël të elektoratit duke krijuar përçarje dhe midis njëra-tjetrës.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025 do të kenë edhe një funksion të rëndësishëm për demokracinë shqiptare. Përveç faktit se kush do të jetë fituesi, ato do të përcaktojnë nëse sistemi politik 34 vjeçar Rama-Berisha do të depërtohet dhe do të çahet nga parti të reja, apo ky sistem do të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë edhe për shumë vite të tjera. Futja në skenën politike të partive të reja, kësaj here nuk ka rëndësi, të majta apo të djathta, do t’i shërbente sistemit politik shqiptar dhe demokracisë tonë. Kjo gjë do t’i jepte fund binomit Rama-Berisha dhe do të krijonte një hapësirë të re politike për perspektivën e Shqipërisë.

Mirëpo ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse partitë e reja bëhen bashkë kundër këtij sistemi. Në të kundërt, do të fragmentizonin elektoratin e tyre dhe në terma pragmatiste do të humbisnin qëllimin. Nuk ka dyshim se skena politike shqiptare ka nevojë për ripërtëritje. Ka nevojë për fytyra dhe forca të reja. Ata që thonë se fragmentizimi i opozitës apo dalja e partive të reja është në favor të Ramës, ende nuk e kanë kuptuar se sfida e vërtetë e zgjedhjeve të vitit 2025 nuk është nëse do të fitojë Rama apo Berisha, por nëse ky binom 34 vjeçar do të arrijë që të çahet dhe të fillojë rinovimi i sistemit politik shqiptar.

Dhe këtë qëllim partitë e reja duhet ta kuptojnë që vetëm bashkë, madje me një listë të përbashkët, mund ta arrijnë qëllimin. Në të kundërt, sistemi politik 34 vjeçar i Shqipërisë do të vazhdojë të qeveriset edhe për shumë vite të tjera nga binomi Rama-Berisha.

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Pse është rritur epërsia elektorale e PS-së ndaj PD-së?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In