• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Në Unazë disa makina luksoze kanë bllokuar rrugën dhe po…”/ Qytetarët denoncojnë shkeljet e shoferëve, policia i ndëshkon

by Java News
27/07/2021 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë dhe janë shoqëruar në komisariat pasi u konstatuan se ishin të dehur në timon, apo kryenin manovra të rrezikshme në rrugë.

Sipas policisë telefonatat e qytetarëve në numrin 112 kanë ndihmuar “blutë” në mbarëvajtjen e sigurisë publike. Mes telefonatave të qytetarëve është edhe një denoncim për disa automjete luksoze që kishin bllokuar rrugën për të bërë videoklip.

“Në Unazën e Madhe janë disa mjete luksoze që kanë bllokuar të gjithë rrugën dhe po bëjnë videoklip. Me marrjen e njoftimit, menjëherë u nis patrulla e Policisë Rrugore, e cila konstatoi se ishin 5 automjete të ndryshme që po xhironim videoklip dhe kishin penguar lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor gjatë xhirimeve në rruge“, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë 

“Telefonatat në numrin 112 që shpëtojnë jetë”!

Përditë e më shumë po vijojnë denoncimet e qytetarëve për problematika të ndryshme, ku ndërmjet tyre një numër i konsiderueshëm i dedikohen shkeljeve të qarkullimit rrugor. Qytetarët që duan rregull dhe siguri, nuk ngurojnë të japin kontributin e tyre, sa herë konstatojnë paligjshmëri dhe shkelje që cenojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, duke telefonuar menjëherë në numrin e emergjencave 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Nga informacionet e ardhura nga qytetarët, nga një numër jo i vogël i telefonatave në numrin 112, janë adresuar denoncime që kanë të bëjnë me sigurinë e jetës në rrugë. Nëse nuk do të reagohej në kohë nga strukturat e kontrollit të territorit, do të kishte pasoja të rënda për jetën.

1-Telefonatë e adresuar nga qytetarët në numrin 112: “Drejtuesi i një automjeti tip “Pegueot” po bën manovra të rrezikshme, mund të jete në gjendje të dehur. Drejtuesi u konstatua nga patrulla e Policisë Rrugore, në Unazë të Re, nuk pranoi të kryente testin e alkoolit dhe u shoqërua në komisariat. Pas shoqërimit në komisariat, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur. Pas disa minutash, një drejtues mjeti taksi njoftoi patrullën se i njëjti automjeti i kishte aksidentuar me dashje mjetin e tij dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”.

2-Telefonatë e adresuar te 112: “Drejtuesi i një automjeti është nën ndikimin e alkoolit, po lëviz nga Brryli në drejtim të Rrugës së Elbasanit. Shërbimet e Policisë konstatuan mjetin dhe ndaluan drejtuesin, i cili rezultoi ne gjendje të dehur në masën 0.87 mg/l testi i parë dhe 0.96 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, nga verifikimi, drejtuesi i mjetit rezultoi dhe me leje drejtimi të pezulluar deri më datë 20.02.2022”.

3-Telefonatë e adresuar te 112: “Automjeti tip “Ford” me targa të Zvicrës, që drejtohet nga një femër shkeli semaforin tek ura e Tajvanit. Pasi u lokalizua dhe u ndalua, u konstatua se drejtuesja e mjetit nuk kishte vendosur rripin e sigurisë dhe kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit. Drejtuesja e mjetit u shoqërua për verifikime të tjera, nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

4-Telefonatë e adresuar te 112: “Në Unazën e Madhe janë disa mjete luksoze që kanë bllokuar të gjithë rrugën dhe po bëjnë videoklip. Me marrjen e njoftimit, menjëherë u nis patrulla e Policisë Rrugore, e cila konstatoi se ishin 5 automjete të ndryshme që po xhironim videoklip dhe kishin penguar lëvizjen e mjeteve të transportit rrugor gjatë xhirimeve në rruge. Në këto kushte u bë kapja në flagrancë e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, si dhe shoqërimi i tyre, bashkë me automjetet, në ambientet e komisariatit, për veprime të tjera hetimore e procedurale”.

5-Telefonatë e adresuar te 112: “Në rrugën Velipojë-Shkodër, një autoveturë tip “Ford” po kryen parakalime të rrezikshme. Shërbimet e Policisë Rrugore bënë të mundur ndalimin e mjetit tek vendi i quajtur “Harku i Berdices”. Pas testimit për alkool, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. V., rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.56 mg/l testi i parë dhe 1.62 mg/l testi i dytë.

6-Telefonatë e adresuar te 112: “Drejtuesi i automjetit tip “Toyota” po bën manovra të çuditshme në rrugën “Mine Peza”, duket nën efektin e alkoolit. Automjeti u ndalua pranë sheshit “Karl Topia” dhe nga verifikimi me alkooltestues, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.07 testi i parë dhe 0.80 mg/l testi i dytë.

#telefono 112
#shpëto jetë!

Next Post
COVID në Brazil/ Mbi 500 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë

COVID në Brazil/ Mbi 500 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë

Comments 1

  1. afrimi says:
    5 years ago

    ktu ska nevoj fare per polici ne terren, me kaq shum spiuna sa ka verdall. shqiptaret kan lind me spiunu. hahaha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Bookmakers-at nxjerrin pretendentët për t’u shpallur kampionë

Zyrtare, FIFA: Pushimi i finales së madhe do të zgjasë “vetëm” 17 minuta!

July 17, 2026
Finalja e Botërorit, Laporta: Nëse arbitri s’do jetë i njëanshëm Spanja ka shanse të mëdha për ta fituar

Finalja e Botërorit, Laporta: Nëse arbitri s’do jetë i njëanshëm Spanja ka shanse të mëdha për ta fituar

July 17, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare Brenda Fricker, fituese e Oscar dhe ylli i “Home Alone 2”

Ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare Brenda Fricker, fituese e Oscar dhe ylli i “Home Alone 2”

July 17, 2026
VIDEO / “O Gono, e shite apo jo vilën?” Balla sfidon Shehajn, kreu i Mundësia: Publikuat shtëpinë e fëmijëve të mi

VIDEO / “O Gono, e shite apo jo vilën?” Balla sfidon Shehajn, kreu i Mundësia: Publikuat shtëpinë e fëmijëve të mi

July 17, 2026
Në Shangai mbahet Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026

Në Shangai mbahet Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026

July 17, 2026
DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

July 17, 2026
Fjalimi i parë si lider i ri i Laburistëve, Burnham premton ndryshim: Do t’u rikthejmë britanikëve besimin dhe shpresën

Fjalimi i parë si lider i ri i Laburistëve, Burnham premton ndryshim: Do t’u rikthejmë britanikëve besimin dhe shpresën

July 17, 2026
Programi i ri i financimit për bizneset, Salla: Fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore do të kalojnë në një standard të ri zhvillimi

Programi i ri i financimit për bizneset, Salla: Fermerët dhe sipërmarrjet agro-ushqimore do të kalojnë në një standard të ri zhvillimi

July 17, 2026
“Zvërneci”/ Rama nga Brukseli: Do bëjmë një projekt që është krenari për Shqipërinë dhe Europën

“Punimet drejt përfundimit, hapësirë e re për turistët”, Rama publikon pamjet e shëtitores së re në Ksamil

July 17, 2026
Sulmet amerikane godasin infrastrukturën energjetike të Iranit, Teherani u kërkon qytetarëve të ulin konsumin e energjisë

Sulmet amerikane godasin infrastrukturën energjetike të Iranit, Teherani u kërkon qytetarëve të ulin konsumin e energjisë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In