• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE në udhëkryq për Ballkanin Perëndimor, Samiti i Sofjes drejt dështimit?

by Java News
05/04/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet më 17 maj në Sofje, rrezikon të shndërrohet në një dështim të madh për bllokun, derisa shtetet anëtare diskutojnë rreth asaj nëse takimi duhet të rezultojë me një deklaratë të përbashkët apo diçka më të vogël.

Drafti i parë i të ashtuquajturës “Deklarata e Samitit të Sofjes”, i krijuar nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe që është parë nga Radio Evropa e Lirë, ka qenë temë e diskutimit për ambasadorët evropianë fillimisht në fund të muajit mars.

Ndonëse deri më tash në draftin prej 13 paragrafëve ka shumë pak përmbajtje politike, është e qartë se pritjet nuk do të jenë të mëdha kur udhëheqësit evropianë të takohen me homologët e tyre nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, në takimin e tyre në kryeqytetin bullgar, pasi kanë kaluar më shumë se 15 vjet prej herës së fundit kur është mbajtur një samit i tillë.

Njëra prej pikave kryesore është prezenca e Kosovës në tavolinë, e cila përbën temë të diskutimit për pesë shtete të BE-së, siç janë, Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Dokumenti iu referohet vendeve të BE-së si shtete, ndërsa gjashtë të tjera si “partnere të Ballkanit Perëndimor”.

Bazuar në një diplomat të familjarizuar me bisedimet por që nuk ka pasur mundësi të flasë, është thënë se Spanja ashtu sikurse Qiproja, Greqia dhe Rumania nuk dëshirojnë që dokumentin ta cilësojnë si deklaratë dhe do të preferonin që të njëjten ta quajnë “Përfundimet e presidencës bullgare”, apo që vetëm të konsiderohet si deklaratë e nënshkruar nga shtetet e BE-së.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka dhënë shenja se mund të anashkalojë samitin me të gjitha palët në mënyrë të mos jetë pjesë e tavolinës së njëjtë ku do të jenë edhe përfaqësuesit e Kosovës.

Qasja e ashpër e Spanjës vjen si pasojë e referendumit në rajonin e Spanjës, Katalonjës në tetor të vitit 2017, të cilin Madridi e ka deklaruar joligjor.

Disa nga mosnjohësit janë po ashtu të pakënaqur me gjuhën e BE-së për zgjerim në këtë draft, në të cilin ceket se “BE-ja konfirmon mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Rruga evropiane mbetet e bazuar në kritere dhe merita individuale”, duke pretenduar se takimi i muajit maj nuk do të jetë për zgjerimin e BE-së.

Shtetet e tjera që kanë më shumë prirje për atë që shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së, sikurse Austria, Kroacia dhe Italia, janë duke shtyrë përpara gjuhën ambicioze për të ruajtur deklaratat e samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Thessaloniki më 2013, ku është thënë se të gjitha shtetet në rajon një ditë do të bëhen anëtare të BE-së.

Në paragrafë të tjerë të draftit përfshihen pjesë ashtu që “vendet partnere të Ballkanit Perëndimor njohin rëndësinë primare të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe të atyre që u përkasin minoriteteve. Zbatimi efektiv i këtyre reformave e ka bazën në këto parime”.

Duke përmendur disa çështje bilaterale në rajon, në dokument theksohet se të gjashtë shtetet “zotohen për përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, stablitet rajonal dhe bashkëpunim.

Pavarësisht asaj se asnjë nga shtet nuk përmendet në tekst, duket se krijohet një referencë për Rusinë dhe Turqinë duke thënë se, “ne kemi vendosur për të luftuar së bashku tentimet e jashtme për dezinfomata, përmes një komunimimi strategjik e kibernetik”.

Një aneks i deklaratës është i bazuar në propozimin konkret për të rritur lidhjet në mes të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Në mesin e sugjerimeve përmendet edhe kompletimi i rrjetit rajonal të energjisë elektrike në tërë Ballkanin Perëndimor, krijimi i strategjisë për hekurudha, lansimi i një agjende digjitale për Ballkanin Perëndimor që përfshin uljen e shpenzimeve të romingut dhe dyfishimin e financimit të programit Erasmus+, për shkëmbimin e studentëve.

Në këtë draft është përmendur mbështetja për projektin që lidh zonat bregdetare të Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe projektin Autostrada e Paqes që lidh Nishin me Prishtinën.

REL

ma.me

Next Post
Ja shenjat e Horoskopit që kanë çelësin e suksesit

Horoskopi ditor, e premte 6 prill 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Kush është personi që plagosi rëndë administratorin e pallatit në Tiranë, sherri nisi për…

August 27, 2026

Më mirë Besa me AI apo Kushtetuta me referendum?

August 27, 2026
Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

August 27, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

Rama mbledh qeverinë, nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

August 27, 2026
Sherr mes të rinjve në Korçë, 14-vjeçari mbërrin me fraktura të rënda në kokë, pritet dërgimi në Tiranë

Sherr për linjën e ujit të pijshëm, plagoset rëndë administratori i pallatit në Kombinat

August 27, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

August 27, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping drejt Uashingtonit, Kina kërkon forcimin e kontakteve me SHBA-të

August 27, 2026
Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

August 27, 2026
Adresa në Tiranë

Adresa në Tiranë

August 27, 2026
Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com