• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Uashington është rikthyer Lufta e Ftohtë

by Java News
01/02/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dokument strategjik i Pentagonit ka risjellë në vëmendje të famshmin “Kurthin e Tukididit”, një koncept i lashtë, i cili shpreh rreziqet që lidhen me vështirësinë për të shmangur një luftë, mes një fuqie në zhvillim dhe një fuqie aktuale. Në atë kohë, në shekullin e pestë pes, ishin Athina dhe Sparta, por një autor amerikan, Graham Allison, profesor i Harvardit, e ka aplikuar konceptin në marrëdhëniet sinoamerikane të sotme në një libër të botuar në vitin 2017: “Të destinuar për luftë: a munden Amerika dhe Kina t’i shpëtojnë kurthit të Tukididit”? Historia nuk përsëritet gjithmonë, sidomos pas 2,500 vjetësh. Por klima në Uashington, që zbulohet nga këto komente strategjike, i ngjan skenarit të përshkruar nga Tukididi: frika e fuqisë aktuale, nga një fuqi që po zhvillohet

Nga Pierre Haski

Pasi është kthyer faqja e e 11 shtatorit dhe kërcënimeve terroriste, rikthehemi në përplasjet më klasike midis shteteve. Pa shumë zhurmë, Pentagoni, ministria e mbrojtjes amerikane, ka rishikuar vizionin strategjik të Shteteve të Bashkuara, duke formalizuar një luftë të re të ftohtë, në të cilën kundërshtarët kryesorë janë Kina dhe Rusia.

Në kronikën pothuajse të përditshme të teprimeve të Donald Trumpit, botimi nga Pentagoni i Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes për vitin 2018 (e mëparshmja është e dhjetë viteve më parë) ka kaluar pothuajse pa u vënë re jashtë vendit. Megjithatë, ajo shënon një pikë kthese. “Konkurrenca strategjike ndërmjet shteteve dhe jo terrorizmi, është tani shqetësimi kryesor për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, shpallet që në krye të përmbledhjes prej njëmbëdhjetë faqesh, të botuar më 19 janar.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, shqetësimi kryesor për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara ishte ai i terrorizmit, fillimisht me vënien pas rrjetit të Al Kaedës dhe udhëheqësit të saj Osama Bin Laden, i vrarë gjatë një sulmi në Pakistan në 2011, dhe më pas me ngritjen e grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, duke filluar nga viti 2014. Edhe pse gjatë administratës së Obamës Rusia u bë me shpejtësi rivale strategjike, me aneksimin e Krimesë dhe më pas ndërhyrjen në Siri.

Justifikimi i ekzistencës

“Rezulton gjithnjë e më e qartë”, sipas Pentagonit, “se Kina dhe Rusia duan të formësojnë një botë të pajtueshme me modelin e tyre autoritar, duke fituar të drejtën e vetos mbi vendimet e vendeve të tjera në fushat ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë”. Për Uashingtonin, këto dy vende janë shtete “revizioniste”, domethënë, kanë vendosur të ndryshojnë rendin ndërkombëtar.

Me presidencën e Donald Trumpit, lista është zgjeruar, me rikthimin e Koresë së Veriut dhe Iranit. “Blloku i së keqes” i epokës së Bushit ka zënë një rol të madh në listën e rreziqeve, dhe në veçanti Irani, me të cilin Barak Obama kishte tentuar të realizonte një hapje përmes marrëveshjes bërthamore në vitin 2016, të cilën pasardhësi i tij dëshiron ta ridiskutojë.

“Ky mjedis gjithnjë e më i ndërlikuar i sigurisë përcaktohet nga ndryshimet e shpejta teknologjike, nga sfidat që paraqesin kundërshtarët tanë në të gjitha fushat e veprimit dhe nga ndikimi mbi nivelin tonë të gatishmërisë, që buron nga periudha më e gjatë e një konflikti të armatosur të pandërprerë, në historinë e vendit tonë”, shton dokumenti, i cili paralajmëron se “ushtria amerikane nuk ka garanci paraprake, për fitore në fushën e betejës “.

Natyrisht, ky është një dokument i Pentagonit, i cili kërkon, ashtu si në kohën e luftës së ftohtë, të justifikojë buxhetin e vet dhe, në këtë rast, rritjen domethënëse të shpenzimeve të dëshiruara nga Donald Trumpi.

Por është gjithashtu në përputhje me qasjen globale që Shtetet e Bashkuara kanë pas fitores së kandidatit republikan. Në veçanti kundër Kinës, e cila u sulmua në fushatën zgjedhore nga Trump dhe u bë objekt i frazave të tij të shumëdiskutuara – ku nga një anë mburrej për marrëdhënien personale me presidentin kinez Xi Jinping, dhe nga ana tjetër denonconte dyfytyrësinë e Pekinit në lidhje me Korenë e Veriut – si dhe një luftë doganore, me vendosjen e tarifave mbi panelet diellore kineze.

Bill Bishop, autor i “Sinocis”, një rubrikë e thelluar mbi Kinën, vë në dukje se në më shumë se një muaj, në Uashington janë botuar së paku tri dokumente të rëndësishme që e shpallin Kinën si rivale.

Kërcënimi në telefon

Përveç strategjisë së mbrojtjes kombëtare të Pentagonit, kanë bërë vlerësimet e tyre mbi “rrezikun” kinez edhe zyra e politikave tregtare, e ngarkuar me vlerësimin e pajtueshmërisë së Kinës dhe Rusisë me standardet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), si dhe departamenti i sigurisë kombëtare, që ka akuzuar Pekinin për “vjedhje të konsiderueshme” të të dhënave, se ka krijuar “ushtrinë më të aftë dhe më të pasur të fondeve pas tonës”, si dhe që ka përhapur disa aspekte të sistemit të saj autoritar “si mbikëqyrja” (një akuzë e habitshme pas zbulimeve të Eduard Snoudenit, mbi mbikëqyrjen masive të vënë në zbatim nga Shtetet e Bashkuara).

Dokumenti i përfaqësuesit të tregtisë shkon aq larg sa të thotë se Shtetet e Bashkuara u gabuan që e lejuan Kinën të hyjë në OBT në 2001: “Është e qartë se Shtetet e Bashkuara kanë bërë një gabim duke mbështetur hyrjen e Kinës në OBT, me kushte që rezultuan të paefektshëm për të siguruar që ajo të adoptonte një regjim tregtar të hapur dhe pro tregut të lirë”.

Më 28 janar, portali amerikan Axios zbuloi një propozim të habitshëm që po studiohet nga administrata Trump dhe që synon “shtetëzimin” e rrjetit të ardhshëm të telefonisë celulare 5g. Qëllimi do të ishte mbrojtja e tij nga kërcënimet e sigurisë të paraqitura nga Kina. Kështu, shteti federal mund të kujdeset për ndërtimin e rrjetit, pastaj t’ia marrë me qira operatorëve të telekomunikacioneve, në vend që t’i lërë secilit prej tyre detyrën e krijimit të rrjetit të vet.

Në të njëjtën frymë, në fillim të janarit operatori i telekomit amerikan “AT & T” ka anuluar në momentin e fundit negociimin e një kontrate me prodhuesin kinez “Huauei”, që do i shiste smartphone-t e tij, sidomos modelin e fundit, “Mate 10 Pro”, një pajisje me inteligjencë artificiale që do të konkuronte me iPhone dhe pajisje të tjera të Samsung. Ndoshta ishte presioni i administratës amerikane që e bëri “AT & T” të hiqte dorë, pasi Huauei shihet me sy të keq në Uashington, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me aparatin kinez të sigurisë.

Leksion i lashtë

Kjo klimë e konkurrencës strategjike në rritje parashikon tensione serioze mes dy vendeve në muajt e ardhshëm. Pekini nuk do t’i lërë pa përgjigje këto masa proteksioniste në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nëse janë panelet diellore apo smartphone-t.

Dokumenti i Pentagonit thotë se objektivi i këtij rishikimi strategjik është vetëm “të orientojë marrëdhëniet sinoptike në rrugën e transparencës dhe jo-agresionit”. Por ka bërë edhe të rishfaqet i famshmi “Kurthi i Tukididit”, një koncept i lashtë, i cili shpreh rreziqet që lidhen me vështirësinë për të shmangur një luftë, mes një fuqie në zhvillim dhe një fuqie aktuale.

Në atë kohë, në shekullin e pestë pes, ishin Athina dhe Sparta, por një autor amerikan, Graham Allison, profesor i Harvardit, e ka aplikuar konceptin në marrëdhëniet sinoamerikane të sotme në një libër të botuar në vitin 2017: “Të destinuar për luftë: a munden Amerika dhe Kina t’i shpëtojnë kurthit të Tukididit”?

Historia nuk përsëritet gjithmonë, sidomos pas 2,500 vjetësh. Por klima në Uashington, që zbulohet nga këto komente strategjike, i ngjan skenarit të përshkruar nga Tukididi: frika e fuqisë aktuale, nga një fuqi që po zhvillohet. / Burimi: “Ubs” – Në shqip nga bota.al

Next Post
Shifrat dramatike/ 23% e të burgosurve në burgjet greke janë shqiptarë

Pagesë për të burgosurit, kush përfiton, skema e shpërblimit për punët e kryera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

January 31, 2026
Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

January 31, 2026
Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën

January 31, 2026
Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

January 31, 2026
KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

January 31, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Forumi i Dialogut Politik ofron unitet pa transformim

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In